28 kombėtare numėron pėr momentin sekretari i pėrgjithshėm i mundjes shqiptare, Ndriēim Spahiu, nė Botėrororin e Veteranėve. Madje sipas tij, Rusia dhe Turqia kanė njė delegacion prej 40 vetėsh, kurse Irani arrin maksimalen me 49 vetė, qė do tė thotė se janė pjesėmarrės nė tė gjitha peshat.
Mund tė konfirmohet edhe ndonjė tjetėr rrugės, por, pėrgjithėsisht, bėhen 28 skuadra, sqaron ai. Chateau-Linza dhe Hotel Mondial, atje ku gjenden amerikanėt, janė dy vendet kryesore tė akomodimit tė skuadrave pjesėmarrėse. Kurse njė pjesė do tė qėndrojnė dhe te Hotel The White Dream nė Sauk.
Janė marrė tė gjitha masat, ndėrsa Agjencia Kombėtare e Shėrbimit tė sportit, nėpėrmjet punonjėsve tė saj do tė kujdeset pėr pritjen dhe pėrcjelljen e kėtyre delegacioneve nga Aeroporti Nėnė Tereza tė Rinasit nė Hotel e nga Hoteli nė Pallatin e Sportit Asllan Rusi dhe anasjelltas.
Ndaj dhe e kam theksuar me tė madhe qė tė gjithė janė tė angazhuar pėr kėtė Kampionat Botėror pėr ta nxjerrė me sukses, - bėn tė ditur Spahiu. Sakaq Hotel Tirana-Internacional do tė jetė vetėm pėr tė dėrguarit e Federatės Botėrore tė Mundjes, qė sipas Spahiut bėhen gjithsej 8 anėtarė.
Nė kėto kushte, kur Botėrori i veteranėve zhvillohet nga data 14, deri mė 16 tetor, tashmė duket se gjithēka ėshtė vetėm pėr tapet. Ndėrkaq, Kombėtarja e Shqipėrisė nė mundjen e lirė pėr veteranė ende nuk ėshtė zyrtare, ndonėse tė gjithė kanė bėrė pėrgatitje nėpėr klubet e tyre.
Megjithatė, gjithnjė sipas informacionit qė jep sekretari i pėrgjithshėm i mundjes shqiptare, Ndriēim Spahiu, kuqezinjtė e mundjes marrin formė zyrtare vetėm sot pasdite.(albaniansport)



Pėrgjigju me citim