Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Skuadra e futbollit mė e dobėt nė botė

  1. #1

    Skuadra e futbollit mė e dobėt nė botė

    Ėshtė njė skuadėr qė nuk fiton qė prej 110 ndeshjesh zyrtare, qė pėson mė shumė se pesė gola pėr ndeshje dhe qė nuk shėnon pothuajse kurrė. Kjo skuadėr quhet San Marino.

    Vendi i vogėl europian, asnjėherė nuk ka patur njė kombėtare tė fortė, por kėtė herė, me dobėsinė e saj, shteti i ndodhur si njė ishull brenda Italisė ėshtė duke u futur nė Librin e Rekordeve.

    Ditėn e martė, nė humbjen 4-0 nė Moldavi, njė futbollist i San Marinos shėnoi pėr herė tė parė qė prej vitit 2008… por kėtė e bėri nė portėn e tij. Goli i fundit i vėrtetė ėshtė shėnuar nė humbjen 3-1 ndaj Sllovakisė, nė kualifikueset e Botėrorit tė Afrikės sė Jugut.

    Qė prej atij goli, skuadra amatore ėshtė “zhdėpur” 11-0 nga Holanda, 10-0 nga Polonia, 8-0 nga Finlanda e Hungaria dhe ka pėsuar goleada tė gjithė kombėtaret e tjera, qė kanė patur fatin tė kryqėzohen me tė.

    Ajo qė befason mė shumė, edhe mė shumė se bilanci i 18 humbjeve radhazi nė kualifiuese, ėshtė golavarazhi historik me asnjė gol tė shėnuar dhe 95 tė pėsuar, nė dy fazat e fundit kualifikuese.

    Njė fitore, edhe ajo e vetmja nė histori, ka ndodhur pėrballė Lihtenshteinit nė vitin 2004, rezultat historik dhe i ardhur nė mėnyrė aksidentale, me njė gol tė ēuditshėm tė shėnuar nė fund me njė goditje dėnimi. Ndėrsa gjėja e dytė qė mbajnė mend nė San Marino si njė arritje historike, ėshtė shėnimi i njė goli ndaj Anglisė, nė humbjen 7-1 tė ndodhur nė vitin 1993.

    Nė San Marino, me shaka thonė se e vetmja mėnyrė qė skuadra tė fitojė ndonjė ndeshje, ėshtė ta ballafaqojnė atė me shtetin tjetėr tė pavarur brenda Italisė, Vatikanin. Megjithatė, pėrsa kohė Papa dhe kardinalėt e tij nuk do tė duan tė luajnė futboll, San Marino do tė vazhdojė tė mbetet i pozicionuar i fundit nė renditjen e FIFA-s pėr skuadrat kombėtare./tch/

  2. #2

    Replikė: Skuadra e futbollit mė e dobėt nė botė

    o sa kam qesh me keto rrekorde. si sna ka ra iher me san marinon ne ta bojm mut
    Atdhetar i perjetshem

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5