Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Kabllogramet: Pazaret e Berishės pėr aplikimin nė BE

  1. #1

    Kabllogramet: Pazaret e Berishės pėr aplikimin nė BE

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	berisha-dorezon-aplikimin.jpg
Heret qė ėshtė pare:	5
Madhesia:	17.6 KB
ID:	2586

    TVSH transmetonte live. Rrugėt e Tiranės ishin mbushur me ngjyra e parulla. Kryeministri Sali Berisha dorėzonte nė Ēeki aplikimin pėr nė Bashkimin Europian, duke e prezantuar pak ditė pėrpara zgjedhjeve si nj triumf tė qeverisė sė tij. Po keqpėrdorte njė akt tė rėndėsishėm pėr shqiptarėt, tė cilin e kishte blerė shtrenjtė nė kurriz po tė shqiptarėve. Ishte fundit i muajit prill. Pak ditė pėrpara, ambasada amerikane nė Ēeki kishte raportuar nė Uashington se Shqipėria po ndėrmerrte njė hap vetėm sa pėr shfaqje, sepse nuk kishte asnjė shans qė aplikimi tė ecte pėrpara. Sot, mė shumė se dy vjet pas asaj dite, ne kemi shėnuar rekord, duke mos marrė pėr dy vite rresht statusin e vendit kandidat, diēka qė Serbia e rrėmbeu brenda pak muajsh.


    Shitja e detit
    Por mė e dhimbshmja nė kėtė histori ėshtė se kėtė shfaqje e kemi blerė shtrenjtė.
    Dy ditė pasi Berisha dorėzoi aplikimin pėr nė BE, njė kabllogram i zymtė i ambasadės amerikane shpallte qė nė titull lajmin e hidhur: “Greqia merr bregdetin shqiptar”. Shqipėria ishte shitur nė ato ditė kur Berisha krenar do dorėzonte atė zarf nė Pragė.
    “Mė 27-28 prill, kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipėrinė, nė tė parėn vizitė tė njė kryeministri grek qė nga viti 1992. Pėr shkak tė protestave, presidenti grek Karolos Papulas kishte ndėrprerė njė vizitė nė Shqipėri nė vitin 2005. Por tani ka lindur njė ditė e re. Ambasada greke dhe Ministria e Jashtme thonė se kėto janė marrėdhėniet me tė mira qė nga viti 1973. Pala greke thotė se nėnshkrimi i marrėveshjes pėr shelfin detar mes dy vendeve ishte arritja mė e madhe. Media e ka sulmuar qeverinė se ka dhuruar mė shumė pėr grekėt. Zona nė fjalė ėshtė strategjike dhe ka potencial pėr turizėm dhe naftė. Disa vėzhgues thonė se ky koncesion ėshtė bėrė nga qeveria nė shkėmbim tė ratifikimit nga ana e Greqisė tė Marrėveshjes sė Stabilizim- Asociimit,” thuhet nė kabllogram.
    Nė tė thuhet se Berisha e Karamanlis zhvilluan njė takim kokė mė kokė dhe asnjė detaj nuk doli nė dritė.
    “E kombinuar me marrėveshjen pėr detet, marrėveshjen pėr varrezat e ushtarėve grekė, ratifikimin e MSA dhe anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, duket se ēėshtjet kryesore bilaterale janė zgjidhur. Megjithatė, ndėrsa qeveria dhe grekėt janė tė kėnaqur, shumė shqiptarė nuk janė, gjykuar kjo nga reagimi i medias dhe disa liderėve politikė. Marrėveshja pėr kufijtė detarė ka provokuar njė valė dyshimesh nė lidhje me motivet e vendimit dhe se si Shqipėria ia dha gjithēka Greqisė sipas kėrkesave tė saj. Grekėt dolėn pa lagur edhe nga ēėshtja e ndjeshme ēame. Qeveria duket se nuk ka ndėrmend ta ndjekė kėtė ēėshtje pasi rreth 600 mijė shqiptarė punojnė atje dhe Greqia ėshtė partneri i dytė tregtar pėr Shqipėri. Mbi tė gjitha, kjo duket njė vizitė e mirė pėr Greqinė,” thuhet nė komentin e kabllogramit.

    Rrezikon aleancėn me SHBA
    Por pėr tė marrė njė mbėshtetje tė vogėl pėr kėtė veprim elektoral, kryeministri Sali Berisha rrezikoi dhe aleancėn me SHBA. Janė disa kabllograme qė rrėfejnė se si kėto marrėdhėnie u rrezikuan vetėm e vetėm qė Berisha tė merrte mbėshtetje nga presidenti francez Sarkozi. Ky i fundit vetėm sa i dha dorėn nė shkallė njė Berishe tė kthyer me urgjencė nga Kina drejt Parisit. Njė njoftim i shkurtėr i presidencės franceze shpallte se Franca mbėshtet integrimin. Kurse njoftimi i qeverisė shqiptare ishte njė ēarēaf qė fliste pėr mbėshtetjen e pakufi tė Sarkozi. Nė tė vėrtetė Berisha sa kishte firmosur njė marrėveshje prej 70 milion dollarė pėr tė blerė helikopterė nga njė kompani franko- gjermane. Lajmin e zbuluan mediat franceze. Amerikanėt nė Tiranė u tėrbuan. Mė shumė se kaq, ata i tėrboi fakti se tenderi ishte anuluar nė mėnyrė tė papritur. Dy ditė mė pas, pėrfaqėsuesit e kompanisė amerikane, Sikorsky, tė cilėt ishin futur nė garė, takuan Berishėn dhe Imamin, tė cilėt u premtuan me buzėqeshje se tenderi do shkonte shumė mirė. Pa u treguar atyre se dy ditė mė parė e kishin anuluar. Ky veprim i turpshėm skandalizoi amerikanėt. Ambasadori amerikan nė atė kohė, Uidhers, shkruante:
    “Pavarėsisht pohimeve tė Berishės, vendimi pėr prokurimet pėr helikopterėt , i marrė nga kryeministri Sali Berisha, do jetė politik. Imami theksoi se ka marrė udhėzime qė tė mbyllė kontratėn brenda vitit fiskal. Meqė objektivi kryesor i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė tani ėshtė anėtarėsimi nė Bashkimin Europian, qeveria duket se ndjen mė shumė detyrime politike ndaj shteteve anėtare tė BE. Imami ka pranuar megjithatė se SHBA ėshtė aleati mė i fortė i Shqipėrisė. Shqetėsimi ynė mė i madh ėshtė qė ēdo kontratė e prokurim tė kryhet nė mėnyė transparente e tė ndershme.”
    Sot kur asnjė njeri nė BE nuk e qas, (kujtoni Stefan Fylen qė tha se nuk e dija qė Berisha ishte nė Bruksel, kur thirri nė tryezė ēdo kryeministėr tė rajonit), kur SHBA po e injoron, Berisha do marrė njė shuplakė, qė atij duket se nuk i dhemb mė. Por na dhemb ne tė gjithėve./tema/

  2. #2

    Replikė: Kabllogramet: Pazaret e Berishės pėr aplikimin nė BE

    Shqiptaret nese duan te futen ne Europe ,deshirojne te futen me dinjitet dhe mes te barabarteve pa i falur dikujt territore dhe favore te pamerituara.Askush ka te drejte te dhuroje hapsira detare apo tokesore shtetit grek qofte ky edhe kryeminister i shqiperise.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5