Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 5 prej totalit 5

Tema: Aleanca Kuqezi, paradė nė New York

  1. #1

    Aleanca Kuqezi, paradė nė New York

    Njė paradė kuqezi ėshtė organizuar nė qytetin e New York-ut nė Shtetet e Bashkuara, e organizuar nga Aleanca Kuqezi dhe disa te rinj shqiptaro-amerikane, anėtarė tė organizatės Rrėnjet Shqiptare.

    Dita e Kolombit, ėshtė njė tė nga tė paktat raste publike kur shqiptarėt e Amerikės, ashtu si kombet qė e themeluan atė, mund tė mblidhen sė bashku pėr tė festuar dhe pėr tė treguar rrėnjėt shqiptare.

    Protagonisti i paradės shqiptare ishte Kreshnik Spahiu, drejtuesi i Aleancės Kuqezi, i cili bashkė me tre tė rinj shqiptaro-amerikanė, tė organizatės Rrėnjėt Shqiptare, bėnė tė mundur bashkimin e qindra e shqiptarėve nė qendėr tė New York-ut.

    Simbolet shqiptare mbizotėruan gjithcka nė evenimentin qė iu kushtua Camėrisė. Disa kėngėtarė tė njohur shqiptarė ndezėn atmosferėn nė qendėr tė Manhattan-it Frederik Ndoci, Ciljeta dhe vecanėrisht Genta Ismail, e cila zbuloi para shqiptarėve tė Amerikės edhe himnin e Aleancės Kuqezi.

    "Mesazhin, tė cilin duan ta injektojnė nė mendjen e shqiptarėve, nė mendjen e popullit se Shqipėria nuk bėhet, ne duhet ta kthejmė se Shqipėria bėhet, Shqipėria duhet tė bėhet, por duhet tė bėhet me ata qė mendojnė kuqezi. Njė pjesė, Atdheun tonė e skuqi, pjesa tjetėr e politikės e nxiu. Ka ardhur koha qė Shqipėria, as tė mos skuqet, as tė mos nxihet, por tė jetė kuqezi", tha Spahiu.

    Pjesa kulmore e Paradės u shėnua me parakalimin e qindra shqiptaro-amerikanėve nė 'Bulevardin 5', njė nga mė tė vizituarit prej turistėve nė New York.

    Pėr mė shumė se tre orė, nė qendėr tė New York-ut, gjithcka shqiptare u prezantua me dinjitet, duke i dėshmuar botės qytetėrimin perėndimor tė njė kombi tė vogėl, por jo tė harruar. Sic thotė Faik Konica: 'Shqiptarėt lindin shqiptarė nė Shqipėri dhe bėhen patriotė nė Amerikė'.

    Kjo ishtė njė paradė tipike amerikane, paradė e kombeve qė ndėrtuan njė vend tė lirė. Kėshtu janė edhe shqiptarėt sot, tė lirė, por edhe krenarė, pėr gjithcka kanė dhėnė dhe kanė marrė nė Tokėn e Premtuar me zgjuarsinė, me talentin dhe me krenarinė e tyre.

    Edituar pėr herė tė fundit nga Romina : 11-10-11 nė orėn 03:36 PM

  2. #2

    Replikė: Aleanca Kuqezi, paradė nė New York

    Haha ,paska marre pjese edhe Ciljeta ne aktivitetet e Aleances Kuq e Zi.Me siguri ka shkuar pa lejen e Sales.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  3. #3

    Replikė: Aleanca Kuqezi, paradė nė New York

    Shume mire se ceshtja Ēame nuk duhet harruar sikurse edhe ceshtjet e tjera qe jane ne interes te kombit shqipetar, po une kam rrezervat e mia per AK, a nuk mendoni dhe ju qe noshta keta abuzojne me ndjenjat e shqipetareve?!
    Dhe kete dyshim e bazoj ne faktin se mendja e shqipetarit eshte programuar dhe e specializuar vetem per shejtonlliqe.

    Mos ndoshta ndjenja nacionalise e shqipetareve eshte katapulta perfekte e Kreshnikut per tu hedhur ne politike? Normal dhe justifikimn do ta kete gati nga Erion Veliaj.........''vetem ne politike te degjohet zeri'' Brroēulla.

    Sepse sesht aspak e vertete kjo, zeri me shume Erionkes i eshte degjuar tek Mjafti, se ne politike nuk e njohu njeri se kush ishte. Po sic duket politika qeka e omel si puna e asaj hallves, po me shum sheqer amo, se ktyne nuk i interesoka qe ti degjohet zoni po i intereso xhepi dhe pushteti.

    E vetmja shprese qe kemi eshte qe Kreshniku te mos bi posht, nga Kreshnik ne politikan.
    Atdhetar i perjetshem

  4. #4

    Replikė: Aleanca Kuqezi, paradė nė New York

    S'kam dyshim qe AK do kthehet parti politike, kjo eshte thjesht ēeshtje kohe. Por une shpresoj qe mos te humbasin ndjenjat kombetare. Ne kemi shume nevoje per nje parti nacionaliste qe te na mbroje nga ujqerit qe kemi perqark dhe ideja se AK mund te shnderrohet ne nje parti te tille, mua me teper me gezon se sa me shqeteson. Nuk pres absolutisht qe keta te bejne namin dhe te jene 100% te ndershem, se te flasim realitetin kushdo qe te jete ne ato pozita do mundohet per te pasuruar familjen e vet, por te pakten nuk do te na shesin vendin.

  5. #5

    Replikė: Aleanca Kuqezi, paradė nė New York

    Ndergjegja kombetare e shqiptareve u zgjua tashme.Eshte per tu pershendetur dhe falenderuar nisma e Aleances Kuq e Zi per rivendosjen e krenarise se neperkembur te kombit shqiptar.Me se fundi u duk nje drite ne tunelin e erret te politikes shqiptare,se shqiperia mund te behet nga ata qe ndjehen shqiptare.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5