Kliko pėr version me te madh

Emri:	45426_2.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	27.6 KB
ID:	2557


Nga: AHMET SHQARRI


Ato qė kam thėnė pėr problemet e shumta dhe serioze tė futbollit tonė, tashmė dihen, se i kam shprehur herė pas here nėpėr komentet e kėsaj gazete, por edhe nėpėr ekrane tė ndryshėm televizivė. Por, a ka tė tjera, tė “pathėna” deri tani? Sa tė duash. Tė marrim vetėm kėto javė tė fillimit tė kėtij sezoni pėr tė parė se si elementėt primitivė tė dhunės ende nuk po i ndahen futbollit tonė, pėr tė mos pėrmendur tė tjera probleme qė vazhdojnė tė qėndrojnė pezull dhe pa asnjė shpresė zgjidhjeje. Ajo qė kėrkoj tė trajtoj kėtė herė ka tė bėjė me tjetėr gjė, gjithsesi, e lidhur ngushtė me futbollin, gjė pėr tė cilėn gjithkush do tė donte tė merrte njė pėrgjigje bindėse. Fjala ėshtė pėr prishjen ose jo tė stadiumit mė tė mirė e mė tė madh tė vendit tonė. Ndryshe nga zhurma e madhe qė po bėhet pėr tė ashtuquajturėn “piramidė”, e kundėrta po ndodh me njė “simotėr” tė saj, me risk tė njėjtė shembjeje apo shfarosjeje, siē ėshtė stadiumi kombėtar i futbollit, njė ngrehinė gjithashtu pranė selisė sė qeverisė, pėr tė cilin indiferenca dhe mos angazhimi ndaj sė ardhmes sė tij ka rrokur kufijtė e absurdit!
Me njė stil krejtėsisht klasik, i ndėrtuar qė nė “kohėn e Italisė”, siē themi shpesh ne shqiptarėt pėr ato ndėrtime tė bukura qė na kanė mbetur si relike nga vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar, stadiumi ynė kombėtar mbetet ende si mė i miri, mė i nevojshmi dhe mbi tė gjitha, i vetmi i licencuar nga FIFA dhe UEFA, pėr zhvillimin nė parametra bashkėkohore tė njė ndeshjeje ndėrkombėtare futbolli, siē ndodhi edhe disa ditė mė parė kur nė te luajti Franca e yjeve tė futbollit botėror. Por, ky fakt kaq madhor pėr futbollin tonė me infrastrukturė krejtėsisht tė varfėr, nuk i ka ndaluar aspak disa njerėz, qė tė pėrpiqen ta mėnjanojnė atė, deri nė asgjėsim, pėr tė ngritur pastaj mbi rrėnojat e tij njė stadium tjetėr!? Nuk arrij ta kuptoj pėrse duhet prishur stadiumi ekzistues dhe pėrse stadiumi i ri nuk projektohet pėr t’u ndėrtuar nė njė vend tjetėr mė tė pėrshtatshėm, me hapėsira urbanistike mė tė mėdha dhe perspektivė shfrytėzimi gjithashtu mė tė qartė pėr tė ardhmen? Nė kėtė rast, argumentet qė paraqiten pėrpara kujtdo janė tė thjeshta dhe tepėr tė qarta. Ruajtja e stadiumit ekzistues dhe ngritja e tė riut nė njė vend tjetėr me kushte shumė mė tė pėrshtatshme, jo vetėm qė do tė shtonte objektet tona sportive nė hartėn e varfėr tė infrastrukturės shqiptare tė futbollit, por ndėrkohė do tė bėnte tė mundur mėnjanimin e njė tjetėr kaosi “shkatėrrim-ndėrtimi”, siē po ngjet nė fakt prej muajsh e vitesh me sheshin “Skėnderbej”, po nė mes tė Tiranės. Por, me sa duket, rrėnimi i stadiumit, qė mė kot ka pritur tė merrte emrin e njėrit prej figurave mė tė shquara tė futbollit tė kėtij vendi, Panajot Panos, gjė e cila u premtua me bujė nė ditėn e asaj zie kombėtare nė nderim tė lamtumirės tė tij nga jeta, tashmė po duket si njė punė e mbaruar. Maketi i stadiumit tė ri, tė pa tenderuar, valėvitet si flamur fitoreje orė e ēast prej disa njerėzve me interesa tepėr tė sofistikuara, ndėrkohė qė ai nuk ėshtė veēse njė mjet shfarosės pėr stadiumin ekzistues, mjaft i domosdoshėm dhe gjithnjė me vlerė pėr futbollin tonė. Qyteti italian i Torinos na dha kėto ditė njė shembull tė shkėlqyer se si edhe njė klub futbolli mund tė bėhet me stadiumin e tij tė ri. “Juventusi” tani nuk ka pse tė paguajė pėr tė luajtur, siē kishte bėrė gjithė kėto vite, sepse ka njė stadium tė vetin, tė fjalės sė fundit, i ndėrtuar mbi themele tė reja dhe nė njė sipėrfaqe qė ja shtoi edhe mė shumė frymėmarrjen qytetit. Ndėrsa Tirana jonė, ēuditėrisht, kėrkon tė zhytet nė njė kaos tjetėr urban m’u nė zemėr tė saj, duke prishur mė tė mirin stadium tė Shqipėrisė, pėr tė ndėrtuar mbi tė njė ngrehinė tjetėr!? Kjo katrahurė prishjeje do t’ia bėnte edhe mė tė vėshtirė jetėn klubeve tė kryeqytetit, qė tė shumtė siē janė, edhe kėshtu nuk dinė se ku t’i zhvillojnė ndeshjet e tyre, pėr shkak tė infrastrukturės sportive tejet tė varfėr.
Ndryshe nga “piramida”, stadiumi ynė kombėtar nuk ka asnjė lidhje me politikėn absurde dhe tė mbrapsht tė sė kaluarės, pėrveēse krenarisė qė i ka dhėnė herė pas here kėtij populli nėpėrmjet ndeshjeve tė zhvilluara nė te. Pėrvjetori shekullor i pavarėsisė sė vendit, qė do tė festohet vitin e ardhshėm, nuk duhet tė na nxitojė pėr tė prishur njė simbol tė vėrtetė tė sportit tonė, kur ende ka zgjidhje shumė mė praktike dhe aspak konfliktuale, pėr ndėrtimin e njė stadiumi tė ri nė njė vend tjetėr, qė mund tė merrte pastaj edhe emrin “Kuq e Zi’, sipas asaj qė do t’i pėlqente edhe kryeministrit tonė, gjė pėr tė cilėn ai vetė ėshtė shprehur. Pra, a ja vlen tė prishet stadiumi ynė mė i madh dhe mė i mirė aktualisht? Kjo ėshtė pyetja qė ende ka mbetur pa njė pėrgjigje tė menēur!