Ish-ambasadori amerikan John Withers pėrmes Top Channel u ėshtė drejtuar shqiptarėve duke komentuar cėshtjen e Wikileaks, kabllogramet dhe raportimet e tij pėr Shqipėrinė, ato pėr kryeministrin Sali Berisha, Gėrdecin, rrugėn Durrės Kukės, Lulzim Bashėn dhe Ilir Metėn, problematikėn e demokracisė shqiptare, Edi Ramėn dhe zgjedhjet.
Zoti Withers, nė njė letėr tė hapur, njė vit pas largimit nga Shqipėria rikthen nė vemendje sėrish cėshtjet qė bėnė bujė nė Shqipėri, jo vetėm nė periudhėn kur ato ndodhėn, por edhe pak javė mė parė, kur publiku u njoh gjerėsisht me atė qė mendonte Ambasada Amerikane pėr ngjarjet dhe personazhet kryesore.
Ndonėse nė pension dhe duke i qėndruar besnik qėndrimit tė Departamentit tė Shtetit pėr fenomenin Wikileaks, Withers pranon vertetesine e brendise se asaj cfare eshte zbuluar permes kabllogrameve dhe shpjegon deri menyren e hartimit te tyre.
Le ta ndjekim tė plotė letrėn e zotit Withers:
Tė dashur miq, ka kaluar tashmė 1 vit qė kur u largova nga shqipėria. Jeni ende nė mendjen dhe kujtimet e mia pėr dashamirėsinė e madhe qė mė keni dhėnė dhe pėr pėrvojat e pasura qė kemi bashkėndarė. Njė pjesė e imja do qėndrojė gjithmonė nė Shqipėri.
Gjatė javėve tė fundit nė mediat tuaja janė shfaqur kabllograme tė pretenduara tė Departamentit tė Shtetit, tė zbuluara nėpėrmjet Wikileaks.
Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me kėto kabllograme; dhe, pėr fat tė keq, njė pjesė e madhe e kėtyre spekulimeve ka qenė corientuese dhe e pasaktė.
Tani, ju shkruaj me shpresėn pėr tė sqaruar njė numėr keqperceptimesh qė janė duke qarkulluar. Njė gjė tė tillė nuk e bėj mė si ambasadori amerikan nė Shqipėri, por si njė nėnshtetas i vendit tim. Por kėtė e bėj edhe si njė mik i Shqipėrisė dhe si dikush qė, sic e dini, beson tek e vėrteta.
Edhe pėrpara se tė largohesha ka pasur sugjerime se unė paskam pasur njė axhendė personale gjatė qėndrimit tim nė Shqipėri.
Eprorėt e mi i kanė quajtur kėto pohime si tė gėnjeshtėrta dhe i kanė refuzuar ato kategorikisht nė njė komunikim zyrtar, i cili mė pas u bė publik, me nivelet mė tė larta tė qeverisė tuaj. I njėjti pretendim ka lindur sėrish. Dhe prapė mbetet i pavėrtetė.
Ironikisht, asgjė nuk e provon kėtė mė qartė se sa vetė zbulimet e Wikileaks. Nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme, ato tregojnė drejtpeshimin, paanshmėrinė dhe objektivitetin e raportimit tė ambasadės pėr Shqipėrinė gjatė punės time atje.
Tė gjitha partitė, personazhet dhe veprimet politike i nėnshtroheshin tė njėjtit shqyrtim dhe ciltėrsi. As edhe njė vėzhgues i paanshėm nuk do tė mund tė arrinte nė njė pėrfundim tė ndryshėm.
Nė fakt, raportimi nga ambasada jonė nė Tiranė jo vetėm ka pėrmbushur standartet mė tė larta tė Departamentit tė Shtetit kabllogramet tona merrnin vazhdimisht lėvdata nė Uashington por edhe ka qenė tėrėsisht nė pėrputhje me tė gjitha ambasadat anembanė botės.
Edhe ambasadat e tjera, ashtu si ne, ofronin vlerėsime tė sinqerta tė njerėzve dhe rrethanave nė fushat e tyre tė pėrgjegjėsive.
Sado trazuese apo tė sikletshme mund tė jenė ato vlerėsime pėr ndokėnd, e vėrteta ėshtė se asnjė ambasadė amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarė axhendė private.
Ne jemi pėrfaqėsuesit personalė tė presidentit tė Shteteve tė Bashkuara dhe i pėrkushtohemi vetėm shėrbimit pėr interesat e popullit amerikan.
Shqip dhe shkoqur, axhenda jonė ėshtė axhenda e tyre. Cilido qė sugjeron ndryshe nuk dėmton dhe aq njė individ si unė, por pikėrisht postin e shquar qė aq shumė amerikanė tė zotė kanė pasur privilegjin tė mbajnė, si dhe dėmton edhe mė tej ata qė na e kanė besuar neve atė post.
Si njė ish-diplomat po aq sa qytetar i vendit tim, jam thellėsisht i keqardhur pėr fenomenin Wikileaks. Aftėsia e diplomatėve pėr tė folur haptas dhe nė mirėbesim me njėri-tjetrin ėshtė dhe ka qenė njė element thelbėsor i profesionit tonė qė nga fillimet e tij.
Informacioni ynė, pėrfshirė atė mbi Shqipėrinė, mblidhet nga njė gamė e gjerė burimesh, pėrfshirė edhe nivelet mė tė larta tė qeverisjes.
Cfarėdo veprimi qė cėnon aftėsinė e njė diplomati pėr tė bashkėndarė informacion nė kėtė mėnyrė apo pėr tė punuar me diplomatė tė tjerė pėr tė mirėn e pėrbashkėt, ėshtė njė veprim i dėnueshėm.
Prandaj, teksa i lexoni materiale tė tilla, sado tė njollosura, ju nxis tė mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por nė vend tė kėsaj tė ngulni sytė nė njė fakt thelbėsor dhe tė pakundėrshtueshėm qė gjendet aty:
AMBASADAT AMERIKANE thonė tė vėrtetėn. Ky ėshtė dhe do tė jetė parimi mė i parė dhe mė i lartė i diplomacisė amerikane.
Sado i keq tė jetė lajmi apo sado e sikletshme tė jetė njė rrethanė, njė ambasadė amerikane raporton tė vėrtetėn, edhe pėr njė aleat tė ngushtė si Shqipėria.
Nėse zgjedhjet janė tė dyshimta, ne e themi kėtė. Nėse autoritetet qeveritare kėrcėnojnė pavarėsinė e institucioneve demokratike tė vendit dhe mediat, ne e themi kėtė. Nėse besnikėria partiake pengon qeverisjen e vendit; nėse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirėfilltė ekonomik; nėse pėrparėsia e udhėheqėsve ėshtė tė rendin me kėmbėngulje drejt pushtetit, nė vend qė tė rendin pėr ti shėrbyer popullit, ne e themi kėtė. Dhe nėse parimet universale tė demokracisė lihen mėnjanė dhe vetė demokracia bėn prapa, ne e themi kėtė dhe do vazhdojmė ta themi derisa tė fillojė pėrparimi i vėrtetė.
Kjo ėshtė detyra parėsore e njė diplomati amerikan dhe njė detyrė e tillė do tė pėrmbushet patjetėr. Unė nuk jam mė nė shėrbim tė qeverisė, por njė gjė e di: mund ti besoni ambasadės amerikane.
Mund tė mos ju pėlqejė cdo gjė qė ajo thotė, por mund tė keni besim qė diplomatėt tanė bėjnė cdo pėrpjekje pėr tė arritur standartet mė tė larta tė ndershmėrisė dhe objektivitetit.
Nuk ka material qė rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado tė cjerra, qė mund ta ndryshojė kėtė.
Nė mbyllje, mė lejoni tju uroj, miqtė e mi shqiptarė, gjithė sukseset dhe lumturinė e mundshme. Jeni njė popull i vecantė dhe vendi juaj ėshtė njė vend i vecantė.
Ruaj admirim tė madh pėr talentin tuaj tė jashtėzakonshėm dhe kam shpresat mė tė larta tė mundshme pėr tė ardhmen tuaj. Ju dėrgoj pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta.
Miku juaj, John L. Withers II.



Pėrgjigju me citim