Nė Gjirokastėr filloi Panairi i Trashėgimisė Kulturore dhe Artizanatit Gjirokastra 2011. Ky ėshtė viti i pestė qė panairi zhvillohet nė qytetit tė gurtė nė fund tė shtatorit, nė ditėt e Trashėgimisė Kulturore dhe ėshtė tashmė ngjarja mė e rėndėsishme nė Shqipėri kushtuar artizanatit.
Panairi zhvillohet drejtpėrdrejt nė rrugėt e kalldrėmta tė Pazarit, duke i rikthyer atij pamjen qė ka pasur nė origjinėn e tij. Pėr tre ditė rresht rrugėt e kalldrėmta mbushen me zejtarė dhe organizata qė paraqesin prodhime tė ndryshme tė punuara nė gur, bakėr, argjend, hekur tė rrahur, dru, tekstil, kashtė, kostume popullore me prodhime ushqimore dhe bujqėsore etj, tė cilat tregtohen pėr qindra vizitorė e turistė.
Stenda tė veēanta kushtohen aspekteve tė ndryshme tė trashėgimisė kulturore dhe pėrpjekjeve nga organizata tė ndryshme pėr pėrdorimin e saj si burim pėr zhvillimin e turizmit kulturor. Njė pavijon i veēantė pasqyron projektin pėr krijimin e njė muzeu nė kalanė e Gjirokastrės, kushtuar traditave tė qytetit dhe rrethinave tė tij, projekt ky qė ėshtė nė fazėn e finalizimit tė tij nė prag tė viti tė 100 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare.
Ne Panairin e sivjetshėm pėrfaqėsohen afro 120 zejtarė dhe pėrfaqėsues nga organizata qė punojnė pėr zhvillimin e artizanatit dhe trashėgimisė nga Shkodra, Lezha, Tirana, Kruja, Berati, Korēa, Pėrmeti, Kuēova, Saranda etj. Marrin pjesė edhe grupe artizanėsh nga Kosova dhe Maqedonia.(t.ch)
Kroniken mund ta ndiqni edhe ne video



Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 