I ftuar nė emisionin e mėngjesit “Wake Up” nė Top Channel ambasadori i Mbretėrisė sė Danimarkės Karsten Ankjaer Jensen ka shpalosur pikėpamjet e tij, pėr procesin e integrimit duke deklaruar se dera e BE-sė pėr Shqipėrinė ėshtė e mbyllur nga mosrealizimi reformave integruese
Fillimisht ai i ėshtė pėrgjigjur pyetjes se cili ėshtė perceptimi komunitetit ndėrkombėtar nė Shqipėri pėr hapat e ndėrmarrė nė drejtim tė integrimit.
“Mendimi im pasi kam ndjekur Shqipėrinė pėr tre vjet tashmė, mund tė them se Shqipėria nuk ėshtė duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund tė them se shikoj njė hap pėrpara dy hapa mbrapa. Ndonjėherė edhe hapa anash, qė shpesh merren si njė hap prapa. Kėrkoj ndjesė qė jam kaq i hapur dhe i drejtėpėrdrejtė pasi mendoj se shqiptarėt duhet ta dinė dhe ta kuptojnė gjėndjen e punėve. Kjo ėshtė trishtuese tė thuhet pasi duke parė edhe rajonin pėrshembull Kosova duket se ėshtė mė e pėrqėndruar drejt ecjes pėrpara nė integrimin europian. Fatkeqėsisht kjo nuk po ndodh nė Shqipėri”, u shpreh Jensen.
I pyetur se cfarė nduhet tė ndryshojė nė politikėbėrjen qė do tė cojnė nė realizimin e reformave integruese ambasadori Jensen dha kėtė pėrgjigje: “Do tė preferoja mos t’i hyja diskutimit se kush duhet fajėsuar. Mesazhi kryesor duhet tė jetė se cfarė nevojitet tė ndryshojė ėshtė politika dhe gjithcka qė e rrethon apo mėnyra sesi poltika ndėrtohet nė Shqipėri. Kjo mėnyrė nuk ėshtė nė pėrputhje me atė qė BE-ja i kėrkon Shqipėrisė nė lidhje me integrimin. Nga ana tjetėr mendoj se populli shqiptar punon shumė pėr tė pėrmirėsuar jetėn e tyre dhe tė familjeve. Kėta janė ata qė po punojnė pėr ecjen pėrpara tė Shqipėrisė drejt BE-sė. Kjo nuk mjafton. Politikanėt duhet tė bėjnė punėn e tyre. Por fatkeqėsisht kjo gjė nuk ėshtė duke ndodhur dhe vėrej se nuk ka ndodhur gjatė afro tre vjetėve qė unė jam nė Shqipėri.Dhe pėr sa kohė kjo nuk do tė ndodhė, pasojat do tė jenė evidente me mbyllje tė derės pėr nė BE. Por populli shqiptar nuk e meriton kėtė pasi ata janė europianė nė zemrat e tyre”.
Nė vijim tė bisedės nė “Wake Up” ambasadori danez ėshtė munduar tė shpjegojė pėrse mungon reagimi politikanėve shqiptarė, pėrballė problemeve tė evidentuara nga diplomatėt e huaj nė Tiranė dhe vetė BE.
“E gjitha ėshtė shumė trishtuese. E vetmja gjė qė ne ndėrkombėtarėt mund tė bėjmė dhe ne e bėjmė nė mėnyra tė ndryshme publike ose jo publike apo sesi ne flasim. Ne thjesht mund t’i tregojmė populit ato qė tregohen pėr t’u bėrė anėtarė tė BE-sė. Por ne nuk mund t’i detyrojmė politikanėt e Shqipėrisė. Nėse ato qė kėrkohen tė bėhen nuk realizohen, ateherė dera do tė qėndrojė e mbyllur . Kaq e thjeshtė ėshtė. Cfarė kėrkohet tė realizohet nuk ėshtė e vėshtirė sic ėshtė sjellja e politikanėve, zbatimi ligjit apo lufta kundra korrupsionit.Pėr aq kohė sa kėto gjėra nuk ndryshojnė atėherė mirėseardhja pranė derės sė BE-sė do tė duhet tė presė”, tha Jensen.
Ambasadori i Danimarkės ėshtė shprehur pesimist pėr marrjen e njė pėrgjigje pozitive mė 12 tetor kur tė paraqitet progres-raporti, pasi sipas tij nuk ka progres nė reforma dhe mė kryesorja, Shqipėrisė i mungon fryma e demokracisė pėrfshi mėnyrėn si drejtohet politika. “Vėrej, – tha ambasadori, – se nė politikėn shqiptare ekziston njė gen shkatėrrues qė duket se lulėzon dhe se Shqipėria duhet ta kurojė vetėn ndaj saj”.



Pėrgjigju me citim