Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Rruga pa krye e censusit

  1. #1

    Rruga pa krye e censusit

    Nga BESNIK MUSTAFAJ
    Para pak ditėsh, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene tė ligjit “Pėr Gjendjen Civile”, tė cilat lidheshin me deklarimin e pėrkatėsisė kombėtare nė Regjistrin e Gjendjes Civile. Ky vendim shkaktoi njė eufori te kundėrshtarėt e shumtė qė ka nė Shqipėri regjistrimi i popullsisė, i cili ėshtė parashikuar tė zhvillohet nga data 1 deri mė 21 tetor. U besua pėr njė ēast se u rrėzua kėshtu edhe deklarimi i pėrkatėsisė etnike dhe asaj fetare nė regjistrimin e afėrm. Por, Armand Teliti, drejtor i Pėrgjithshėm i Gjendjes Civile, i vuri pa vonesė gjėrat nė vend. Ai sqaroi, me tė drejtė, se “vendimi i Gjykatės Kushtetuese nuk ka asnjė lidhje me censusin”. Ky vendim i Gjykatės Kushtetuese meriton njė vėmendje mė vete pėr tė kuptuar sidomos rėndėsinė e tij, por edhe pėr tė shtruar pyetjen: pėrse ndodh qė qeveria jonė harton kaq shpesh dhe Parlamenti miraton symbyllazi ligje qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn?
    Mė imediat, siē shihet, ėshtė regjistrimi i popullsisė, ose “censusi”, siē kėrkon ta quajmė ministri Genc Pollo, pėr t’i dhėnė njė tingėllimė latine, domethėnė tė kėndshme pėr veshin, por tė pakuptueshme pėr mendjen e shumicės dėrrmuese tė atyre qė do tė censorohen. Census vjen nga folja censore, qė nė latinisht do tė thotė vlerėsoj. Census u quajt nė Romėn e Lashtė regjistrimi qė i bėhej ēdo pesė vjet pasurisė sė qytetarėve pėr t’i ndarė ata nė kategori, sipas tė cilave do tė paguheshin taksat. Shekuj mė vonė, nė fillimet e erės moderne, censusi u mor si term pėr tė shprehur detyrimet qė duhej tė paguanin borgjezėt e rinj tė qyteteve pėr tė gėzuar tė drejtat politike. Unė besoj se ministri Pollo e njeh mjaftueshėm origjinėn dhe pėrmbajtjen e kėtij termi tė hershėm, si dhe evoluimin e tij nė kohė. Nė pėrdorimin qė zoti Pollo i bėn sot kėtij termi pėrfshihet vetėm njė nga kuptimet e tij fillestare e qė ėshtė regjistrimi i pasurisė sė qytetarėve shqiptarė. Ministri Pollo i ka dhėnė vetes tė drejtė ta pėrshtatė kėtė term nė shqip pa marrė parasysh pėrmbajtjen e tij tė ngulitur, por duke ndjekur vetėm qėllimet e qeverisė, qė do tė thotė se ne jemi tashmė tė detyruar tė kuptojmė me “census” jo vetėm regjistrimin e pasurisė sė secilit prej nesh (gjė shumė e nevojshme), por edhe regjistrimin e popullsisė, madje njė regjistrim i kategorizuar imtėsisht edhe sipas pėrkatėsisė etnike, edhe sipas pėrkatėsisė fetare tė secilit qytetar tė kėtij vendi. Njė detyrim i tillė ne na vjen nga ligji i nxjerrė posaēėrisht pėr kėtė punė dhe i miratuar nė Parlament pa ndonjė debat tė madh. Zbatimi i kėtij ligji ka filluar tashmė prej javėsh me ngritjen e grupeve tė punės dhe pajisjen e tyre me logjistikėn e nevojshme nėpėr tė gjitha rrethet e vendit. Ėshtė e qartė, pra, se qeveria ėshtė e vendosur t’i pėrmbahet deri nė fund pikėsynimit tė vet. Rrjedhimisht, ēdo pėrpjekje pėr ta shtyrė Berishėn tė ndėrrojė mendje, ėshtė e kotė.
    Pyetja qė mė vjen mua tė shtroj tani ėshtė: si do tė pėrmbyllet ky census? Nė vijim tė kėsaj pyetjeje, po pėrpiqem tė ngre me kėtė rast vetėm dy shqetėsime.
    1.
    Shqetėsimi i parė buron nga njė kėrkesė e ardhur pothuaj nė mėnyrė ultimative nga OMONIA, e shprehur publikisht nga dega e kėsaj organizate nė Korēė, por qė mjafton pėr ta marrė me mend se ky nuk ėshtė njė zė periferik, por del drejtpėrdrejt nga truri i OMONIA-s. OMONIA kėrkon qartė dhe prerė tė ketė pėrfaqėsuesit e vet nė grupet e punės qė do tė kryejnė regjistrimin e popullsisė nė terren. Pak ditė mė pas, pikėrisht ditėn e Bajramit tė Madh, drejtuesit e Komunitetit Mysliman nė Elbasan ndėrmorėn nėnshkrimin e njė peticioni drejtuar Kryeministrit Berisha si dhe, pėr dijeni, Kryesisė sė Komunitetit Mysliman Shqiptar, nėpėrmjet tė cilit kėrkojnė garanci tė plota pėr transparencė gjatė procesit tė regjistrimit tė popullsisė mbi bazėn e pėrkatėsisė etnike dhe asaj fetare. Edhe nė kėtė rast nuk mė duket gabim tė besohet se ky zė shpreh shumė mė tepėr se merakun e besimtarėve myslimanė tė Elbasanit. Njė garanci tė tillė pėr transparencė tė plotė besimtarėt myslimanė do ta merrnin vetėm duke pasur po ashtu drejtpėrdrejt pėrfaqėsuesit e vet nė monitorimin e procesit. Mė tej, me njė gjuhė po aq ultimative sa edhe drejtuesit e minoritetit grek, edhe drejtuesit e bashkėsisė myslimane tė Elbasanit paralajmėrojnė se nė rast parregullsish, besimtarėt myslimanė tė Elbasanit dhe tė mbarė Shqipėrisė do ta bojkotojnė procesin. Mund tė ketė edhe zėra tė tjerė nga minoritetet etnike apo komunitetet fetare qė janė shprehur nė tė njėjtėn mėnyrė, por qė mua nuk mė kanė rėnė nė sy nėpėr paraqitjet e ndryshme mediatike. Gjithsesi, edhe kaq mjafton pėr tė kuptuar se procesi i regjistrimit tė popullsisė shqiptare mbi bazėn e pėrkatėsisė etnike dhe fetare, ende pa filluar, ėshtė i brejtur nga njė dyshim i rrezikshėm ndaj njerėzve tė qeverisė qė do tė paguhen me paratė e taksapaguesve pėr ta kryer kėtė punė. Bėn pėrshtypje qė qeveria nuk e ka ndjerė fare tė nevojshme t’u japė njė pėrgjigje sadopak qetėsuese kėtyre alarmeve. Nė shqipen burimore do tė thuhej se qeveria s’e ka vėnė fare ujin nė zjarr, pavarėsisht se grekėt pėrbėjnė numerikisht minoritetin etnik mė tė madh qė jeton nė Shqipėri dhe myslimanėt po ashtu pėrbėjnė komunitetin fetar mė tė madh. Vijon...
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Rruga pa krye e censusit

    A kanė ndonjė lidhje kėto dy qėndrime njėra me tjetrėn? Asgjė nuk ėshtė thėnė publikisht nga OMONIA e as nga Komuniteti Mysliman. Hamendėsimet apo ndalja te nėnkuptimet nuk mė duken njė rrugė e pėrshtatshme pėr ta kėrkuar pėrgjigjen nė kėtė rast. E gjej me vend vetėm tė pėrmend kujtesėn qė i drejton imami Bledar Haxhiu nė tė njėjtėn ditė me peticionin po nė Elbasan “qeverisė dhe qeveritarėve, tė cilėt kanė mbi supe pėrgjegjėsi tė madhe, tė jenė tė vėmendshėm gjatė procesit tė regjistrimit tė popullsisė. Sa mė e madhe ėshtė pėrgjegjėsia, aq mė e madhe ėshtė edhe llogaridhėnia para popullit. I bėj apel qeverisė tė mos bėhet pre e dashakeqėsve qė nuk duan qė populli ynė tė jetė ballėlartė. Nuk pranojmė qė pėr interesat e vogla dhe mjerane tė qeveritarėve, populli tė bjerė nė kurthe, pėr tė cilat historia do t’i dėnonte mjeranėt dhe dashakeqėt”. Gjuha e imamit duket e ashpėr sa nuk ka ku shkon mė tej. Nė thelb, e njėjta ashpėrsi shprehet edhe nė mesazhin e ardhur nga minoriteti grek. Vetėm se gjuha aty ėshtė mė e stėrholluar. Por, ambalazhi nuk ka ndonjė rėndėsi nė kėto rrethana. Gjithkush nė Shqipėri e di se minoriteti grek dhe komuniteti mysliman, kur ėshtė fjala pėr regjistrimin e pėrkatėsisė fetare dhe etnike tė qytetarėve tė kėtij vendi, nuk bashkohen tek e njėjta frikė. Ajo qė ka rėndėsi tė veēantė tė vihet nė dukje, ėshtė mosbesimi i thellė qė kanė nė paanėsinė e qeverisė gjatė kėtij procesi si minoriteti grek, ashtu edhe Komuniteti Mysliman. Nė qoftė se qeveria nuk gjen forcėn ta qetėsojė kėtė dyshim qysh tani, ai, me siguri, gjatė zhvillimit tė regjistrimit, vetėm do tė rritet e tė intensifikohet dhe do tė ketė njė ndikim tė fortė dėmtues si mbi procesin, ashtu edhe mbi rezultatin. Me tė drejtė a pa tė drejtė, ky proces paraqitet i paragjykuar. Jam i sigurt se ministri Pollo, ashtu si edhe Kryeministri Berisha, e dinė fare mirė se njė proces i paragjykuar, – i ēfarėdo natyre qoftė ky proces, – kurrė nuk ėshtė pėrmbyllur me suksesin e dėshiruar.
    2.
    Ėshtė edhe shqetėsimi tjetėr. Nė bazė tė angazhimeve ndėrkombėtare tė Republikės sė Shqipėrisė, do tė duhej qė ky regjistrim i popullsisė tė kryhej nė pėrputhje tė plotė me “Konventėn kuadėr pėr mbrojtjen e minoriteteve kombėtare tė Kėshillit tė Europės”, e cila sanksionon si parim bazė dhe tė vetėm vetėdeklarimin e individit lidhur me pėrkatėsinė e tij kombėtare. Ndėrkohė, nė fillim tė korrikut, pak para mbylljes sė vitit tė kaluar parlamentar, u kryen ndryshimet e fundit nė ligjin e posaēėm pėr censusin tonė. Aty parashikohen penalitete (me gjoba) pėr ata qė “gėnjejnė” mbi pėrkatėsinė e tyre etnike. Ky lėshim u bė nga maxhoranca qeverisėse – siē thuhet nėn zė – vetėm pėr tė qetėsuar dy deputetėt ēamė tė PDIU, – argument aspak parimor ky, por kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Pėr t’u vėnė nė dukje ėshtė fakti se kėto penalitete “tė ligjshme” i bien ndesh pikėrisht parimit tė vetėdeklarimit. Ky demarsh pragmatist nga ana e qeverisė nuk ka kaluar pa tėrhequr vėmendjen e atyre shteteve, tė cilat, me tė drejtė ose pa tė drejtė, pretendojnė pėr ekzistencė tė minoriteteve tė tyre etnike brenda territorit tė Republikės tonė. Kėshtu dimė se ka reaguar Serbia, Maqedonia, Greqia, Bullgaria e Rumania. Tė gjitha kėto shtete janė anėtare tė Kėshillit tė Europės. Tri prej tyre janė edhe anėtare tė Bashkimit Europian. Njė rrudhje tė qartė buzėsh pamė nė televizion edhe nga anėtarėt e Delegacionit tė Kėshillit tė Europės para pak ditėsh, ardhur nė Shqipėri pėr vizitėn e zakonshme vjetore faktmbledhėse mbi gjendjen e tė drejtave tė minoriteteve.
    Nėse besojmė qeverinė tonė, – dhe ka arsye ta besojmė, – ky regjistrim (census) i popullsisė mbi bazėn e pėrkatėsisė etnike dhe fetare ėshtė ndėrmarrė me qėllimin e mirė pėr t’iu dhėnė fund njė herė e mirė me fakte hamendjeve apo edhe spekulimeve qė nuk mungojnė mbi kompozimin etnik dhe fetar tė popullsisė nė Republikėn e Shqipėrisė. Rrjedhimisht, do tė duhej qė rezultati pėrfundimtar i kėtij regjistrimi (censusi) t’u jepte fund sidomos spekulimeve qė shpėrndahen rregullisht nėpėrmjet kanaleve zyrtare apo gjysmėzyrtare nga Athina, Beogradi, Shkupi apo Bukureshti jo vetėm pėr opinionin e tyre tė brendshėm, por edhe nė institucionet mė prestigjioze ndėrkombėtare mbi numrin e grekėve, serbėve, maqedonasve apo arumunėve me shtetėsi shqiptare. Kėto spekulime, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk kanė qenė pa pasoja tė dėmshme apo edhe shumė tė dėmshme nė imazhin e Shqipėrisė sė dy dekadave tė fundit. Prandaj edhe ēdo pėrpjekje e qeverisė apo e shtetit shqiptar pėr ta sqaruar tė vėrtetėn, – tė paktėn pėr ata qė duan ta dinė, – ėshtė e lavdėrueshme.
    3.
    Po ēfarė ka rrezik tė ndodhė kėsaj here?
    Zyrtarisht nė Republikėn e Shqipėrisė pranohet sot se 2.8 pėr qind e popullsisė ėshtė me pėrkatėsinė etnike joshqiptare, qė do tė thotė grekė, maqedonas etj. Edhe sikur ndryshimet e bėra sė fundi nė ligj pėr ta ndėshkuar me gjobė deklarimin e rremė tė pėrkatėsisė etnike tė mbahen nė fuqi deri nė fund, pavarėsisht se i bien ndesh parimit tė vetėdeklarimit garantuar nga “Konventa kuadėr e Kėshillit tė Europės pėr mbrojtjen e minoriteteve kombėtare”, ku vendi ynė ėshtė palė, pėrsėri kjo pėrqindje do tė shumėfishohet. Nuk dua tė bėj asnjė prognozė se sa mund tė shkojė kjo pėrqindje dhe as pėrse do tė ndodhė kėshtu thjesht pėr tė mos u bashkuar publikisht me ata qė i tremben manipulimit gjatė regjistrimit. Po shpreh vetėm bindjen se kjo pėrqindje do tė shumėfishohet dhe po ndalem me kaq, duke uruar me gjithė shpirt tė jem i gabuar. E keqja qė dua tė nėnvizoj unė ėshtė tjetėr kund. Sido qė tė dalė rezultati zyrtarisht, protestat e ardhura diplomatikisht apo edhe publikisht tashmė nga kryeqytetet e lartpėrmendura paralajmėrojnė se ky rezultat do tė vihet nė dyshim, do tė pėrflitet e do tė pėrbaltet pikėrisht pėr shkak tė shkeljes me ligj nga ana e qeverisė tonė tė parimit tė vetėdeklarimit. E para, siē ma merr mendja mua, qė do e ngrejė zėrin dhe madje fort, do tė jetė Greqia, e cila as qė do e kafshojė sadopak buzėn pse nga ana e vet nuk e ka ratifikuar nė Parlament “Konventėn e Kėshillit tė Europės pėr mbrojtjen e minoriteteve”. Dhe ky kontestim i rezultatit nga kėto vende do tė bėhet pa u kryer asnjė verifikim i ndershėm nė terren mbi efektet reale tė kėtyre klauzolave me tė cilat u arnua ligji e pėr tė cilat specialistėt thonė se janė praktikisht tė pazbatueshme. Kėshilli i Europės, nga ana e vet, do tė jetė i detyruar tė shkruajė nė raportet e tij se gjatė kėtij regjistrimi (censusi) u shkel haptas parimi i vetėdeklarimit. Kėto raporte do tė shėrbejnė nė vazhdim si mbėshtetje e konfirmuar ndėrkombėtarisht pėr pesė vendet qė janė shprehur tashmė si tė cenuara nga ligji ynė. Shtohet kėtu dhe mundėsia qė do tė kenė e qė sigurisht do ta shfrytėzojnė deri nė fund edhe tri nga kėto vende, Greqia, Bullgaria dhe Rumania, pėr ta shtruar problemin edhe nė tė gjitha nivelet e Bashkimit Europian. Nė fjalė tė fundit, Shqipėria do tė gjendet me njė imazh ndėrkombėtar tė pėrkeqėsuar dukshėm. Pra, do tė ndodhė krejt e kundėrta e asaj qė shpall qeveria se do tė arrihet nė marrėdhėniet e saj ndėrkombėtare pėrmes kėtij regjistrimi. Tė gjithė punėn e madhe, kryer nga Diplomacia shqiptare gjatė kėtyre njėzet vjetėve pėr ta vėnė nė shėrbim tė imazhit tė vendit realitetin e standardeve pėrgjithėsisht tė pėrmbushura lidhur me tė drejtat e minoriteteve, do e marrė lumi, punė e mbėshtetur me ndershmėri edhe nga raportet e Van der Linden mė shumė se pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara. Kjo ėshtė njė analizė e thjeshtė, tė cilėn qeveria me siguri e ka bėrė. Ama unė nuk e marr vesh fare-fare se nga i buron optimizmi qeverisė tonė se ky regjistrim (census), kėshtu siē do tė bėhet, do tė dalė nė tė mirė tė vendit tonė qoftė nė planin e brendshėm, pėr ta forcuar kohezionin e shoqėrisė tonė duke rritur mirėkuptimin midis komuniteteve etnike dhe fetare e qoftė ne planin e jashtėm duke pėrmirėsuar imazhin e Shqipėrisė si njė vend i lulėzimit tė tė drejtave tė gjithė qytetarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike apo fetare tė secilit shtetas.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5