Tifozėt e Arsenalit mė nė fund patėn arsye pėr gėzim, pasi futbollistėt e tyre shėnuan fitore kundėr Boltonit (3:0), rezultat i cili ka mundur tė jetė shumė mė i lartė sikur portieri Jusi Jaskelainen tė mos e kishte ditėn e tij. Me tė njėjtin rezultat fitoi edhe Ēelsi, ndonėse luajti me njė lojtar mė pak, pasi Fernando Torres mori kartonin e kuq.
Bolton nisi mirė takimin nė Londėr dhe kushedi se ēka do tė kishte ndodhur sikur portieri i Arsenalit nė minutėn e tretė tė mos dėbonte topin nė korner, pas goditjes sė rrezikshme tė futbollistėve kundėrshtarė.
Qė nga ai moment, Arsenali u angazhua mė tepėr, por Van Persi, Zhervinjo dhe Teo Volkot nuk arritėn qė nė pjesėn e parė tė thyejnė rezistencėn e mysafirėve.
Kjo atyre iu shkoi pėr dore vetėm nė fillim tė pjesės sė dytė, kur Van Persi solli nė epėrsi vendėsit pėr 1:0. Pasoi pėrjashtimi i Viter, pasi qė si futbollist i fundit rrėzoi Volkot, gjė e cila lehtėsoi punėn e Arsenalit nė vazhdim.
Tė pėrzgjedhurit e Arsen Venger dėnuan rivalėt edhe me dy gola tė tjerė. Sė pari, Van Persi mposhti Jaskelainen, duke shėnuar golin e 100-tė nė fanellėn e Arsenalit, dhe pastaj Aleks Song tregoi se posedon edhe kualitetin e tij nė sulm, duke shėnuar edhe golin e tretė pėr vendėsit.
Ēelsi pas humbjes nga Manēester Junajted ishte i vendosur qė tė dėrrmojė Savnsin dhe ia dolėn duke fituar me rezultat 4:1. Fernando Torres shėnoi golin e tij tė dytė nė kėtė sezon, pas asistimit tė Mate, ndėrsa pak minuta mė vonė rrjetėn e portierit Mihael Vorm e tundi edhe Ramires.
Vendėsit nė minutėn 40 mbetėn me njė lojtar mė pak, pėr shkak tė ndėrhyrjes sė panevojshme tė Torres nė mesin e fushės, por kjo nuk i pengoi blutė qė nė vazhdim tė takimit serish tė demonstrojnė forcėn.
Ramires shėnoi edhe golin e tij tė dytė, pas depėrtimit tė Bosingva, ndėrsa njė gol shėnoi edhe Didie Drogba nė minutėn 94. Paraprakisht, nė minutėn 86 golin e nderit pėr mysafirėt e shėnoi Uilliams.
Nė njė ndeshje tė fortė nė Istlends, futbollistėt e Manēester Sitit vetėm nė pjesėn e dytė tė lojės arritėn tė gjejnė rrugėn deri te porta e Evertonit.
Mysafirėt shpesh gjatė kėtij takimi janė mbrojtur edhe me 11 lojtarė nė fushė, por kjo nuk iu mjaftoi atyre tė nxjerrin rezultat tė mirė, pasi Siti shėnoi dy gola, duke arkėtuar tri pikė tė vlefshme pėr kreun tabelės.
Nė minutėn 68, rezervisti Mario Balotelli solli vendėsit nė epėrsi prej 1:0, pasi mė herėt ai zėvendėsoi Edin Xhekon e pa disponuar, kurse njė minutė para pėrfundimit tė takimit Xhejms Milner shėnoi edhe golin e dytė, pas asistimit tė David Silva.(shqipmedia.com)




Pėrgjigju me citim