Ėshtė e vėrtetė se nxehtėsia ėshtė njė armik pėr tė gjithė prodhuesit e PCve, por pluhuri ėshtė pjesė e kėsaj fushe dhe as ai nuk ėshtė i mirėseardhur nė kėtė mes.
Parandaloni pluhurin dhe nuk do tė keni shumė probleme me nxehtėsi, sė paku pėrderisa skema e ftohjes ėshtė nė gjendje tė rregullt. Por pėr tė ndihmuar nė parandalimin e paraqitjes sė pluhurit nė sistemin tuaj, MSI sė fundi ka shpalosur njė teknologji tė quajtur Dust Removing Technology.
MSI ėshtė duke implementuar kėtė teknologji nė kartelat e saja grafike dhe thėnė shkurt ėshtė njė trik i fluturave tė ftohjes qė punojnė nė lėvizje tė kundėrt me akrepat e orės nė shpejtėsi tė plotė pėr 30 sekonda ēdo herė qė ndizni sistemin tuaj. Ideja qėndron nė atė se pluhuri i padėshiruar qė lidhet me kartelėn grafike dhe sistemin metalik tė ftohjes bllokon qarkullimin e ajrit dhe shkakton nivele kritike tė temperaturės por duke lėvizur ajrin nė drejtim tė kundėrt mundėsohet largimi i pluhurit qysh nė start.
Ana negative kėtu ėshtė se pluhuri do tė fluturoj sėrish nė shtėpizėn e kompjuterit tuaj, por megjithatė e keni njė pikė tė vetme ku duhet tė punoni pėr tė larguar pluhurin e jo edhe kartelėn grafike. Ideja e MSI qėndron me zgjatjen e jetėgjatėsisė sė GPUs dhe teknologjia e kėtillė do tė debutojė me kartelėn grafike MSI N580GTX Lightning Xtreme Edition.
Specifikat e MSI N580GTX
Xtreme Edition veēohet me njė shpejtėsi tė bėrthamės prej 832Mhz dhe me 3GB GDDR5 qė kanė shpejtėsi prej 4200 MHz nė 384-bit bus. Kartela ka dy dalje DVI, njė port HDMI dhe njė DisplayPort. Por ėshtė teknologjia Dust Removal Technology qė do ta veēoj dhe siē u theksua edhe ngjyra e fluturave ftohėse ndryshon nė bazė tė temperaturės. Duke pėrdorur Smart Temp Sensor Technology, ndryshohet temperatura nga e kaltėrta nė tė bardh pėr tė sinjalizuar ngritjen e temperaturės. /pcworldalbanian