Franca ka mundur Shqiperine me rezultatin e ngushte 2-1 ne "Qemal Stafa" .Loja ka nisur e barabarte,por miqte kane pritur vetem 11 minuta per te mposhtur kuqezinjte,ku Karim Benzema perfiton duke zhbllokuar rezultatin.Kjo nuk i tremb aspak djemte e Kuzhes,qe godasin traversen disa here me raste qe mund te barazonin golavarazhin.Fati nuk eshte ne krahun tone,duke bere serish Francen te vulos me gol ne porten e Ujkanit.Kete here Mvila dyfishon shifrat ne minuten e 18,duke tronditur mbrojtjen tone.
Futbollisti Debatik Curri ka dale ne pjesen e pare ,pasi eshte demtuar ne fushe duke i lene vendin kapitenit Altin Lala.Ky i fundit ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire duke i dhene shpirt lojes dhe vertetuar pozicionin e tij.
Ne pjesen e dyte ka pasur nje tjeter nderrim futet Hyka ne vend te Skeles .Vetem ne minuten e 46 vjen goli per ekipin Shqipetar nga bomberi Erion Bogdani i cili kthen shpresen se gjithcka mund te ndryshoj ne shkallet e stadiumit kombetar.Mbetet goditja e fundit per Francen por Kuqezinjte e dominojne lojen deri ne minuten 3' te kohes se rregullt,duke treguar nje France jo ne parametrat e menduara.
Nderkohe ekipi yne do te udhetoje per ne Luksemburg diten e hene pa Currin e demtuar e pa Canen qe mori nje tjeter karton te verdhe ne kete ndeshje, per te shpresuar ne nje rezultat pozitiv qė thjesht mund te permiresoje statistikat tona per sa i perket pikeve te grumbulluara ne fazen e grupeve.
Shqiperia mbetet ne vendin e parafundit e renditjes se grupit D me 8 pike



Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 