Me 17-18 shtator, Hacktivity qė ėshtė konferenca mė e madhe e hakerėve nė Evropėn Qendrore dhe Lindore do tė mbahet sėrish, por kėsaj radhe nė Millenaris. Konferenca dy ditore do tė ketė njė inspirim festiv, prezantime, workshop, lojėra, finale tė Evropės Qendrore dhe Lindore tė Global CyberLympics, hacking tė harduerit, ndejė nė mbrėmje dhe 1000 e mė shumė hakerė nga e gjithė bota.
Hacktivity, qė ėshtė edhe konferenca mė e vjetėr hungareze pėr IT siguri dhe qė ėshtė ndėrkombėtarizuar mjaft shumė deri tani, do tė mbahet pėr herė tė tetė kėtė vit. Si zakonisht, folėsit do tė pėrfshijnė emra tė njohur tė IT sigurisė. Pėr pjesėmarrėsit llogaritet si arritje profesionale qė tė arrijnė dhe tė prezantojnė nė konferencė, prandaj edhe IT ekspertėt ėshtė dashur tė aplikojnė pėr tu pėrzgjedhur si folės. Kėtė vit mbi 60 aplikacione janė dėrguar nga 15 shtete dhe komiteti mė pas ka zgjedhur 28 mė tė mirėt.

Ngjashėm me vitin e kaluar, edhe kėtė vit janė dy folės kryesor qė janė yje tė vėrtetė nė fushėn e ekspertizės. Tė shtunėn Peter Szor qė jeton nė SHBA dhe quhet Babai i Mbrojtjes ndaj Virusėve, ėshtė njė ekspertė i sigurisė dhe ka shkruar libra tė ndryshėm dhe ka qenė i ndėrlidhur me kompani tė sigurisė sė F-Secure, MCafee, Symantec, etj. Ai ėshtė autor i mbi 40 zbulimeve dhe patentave pėr gjetje tė viruseve dhe mbrojtje ndaj hyrjeve tė dhunshme. Tė dielėn ligjėrues ėshtė Raoul “Nobody” Chiesa nga Italia, qė ėshtė i njohur si njė ekspert evropian i cyber-krimit. Nė vitet e 80-ta dhe 90-ta ai ishte njė prej hakerėve tė parė italian dhe mė pas nė vitin 1997 ai themeloi mediaservice.net, njė kompani pėr kėshillime nė siguri neutrale. Nė vitin 2003 ka bashkėpunuar me UNICRi dhe nė vitin 2010 ėshtė pėrzgjedhur nė mesin e 30 ekspertėve tė sigurisė nė Evropė pėr tė asistuar nė njė projekt deri nė vitin 2012

Por lista e folėsve nuk pėrfundon me kaq. Vivek Ramachandran, themelues i securitytube.net, do tė vij nga India, pastaj Joseph McCray veteran i Forcave Ajrore dhe fitues i shpėrblimeve tė shumta nga EC-Council do tė arrij nga SHBA, Ertunga Arsal, ekspert i SAP, Alexander Kornbrust ekspert i Oracle, Pavol Luptak e Michele Orru nga Italia, e shumė tė tjerė.

Pėrveē prezantimeve do tė ketė edhe shumė programe tjera ku tė pranishmi do tė kenė rastin tė marrin pjesė nė workshop, hacking tė harduerit, lojėra, etj. Nė konferencė specialistėt e certifikuar nė CISA, CISM, CISSP do tė mund tė mbledhin pikė CPE, qė janė tė nevojshme pėr licencat e tyre; Sipas organizatorėve pritet diku rreth 1,000 – 1,200 pjesėmarrės. /pcworldalbanian