SEO apo Search Engine Optimisation, ėshtė njė teknikė marketingu pėr tė bėrė njė ueb faqe qė tė paraqitet mė shpesh para tė tjerave nė njė listė tė rezultateve tė shfaqura nga njė motor kėrkues. Nė Kosovė ky term tanimė nuk ėshtė i panjohur dhe nė raste tė caktuara disa kompani po punėsojnė ekspert tė SEO nga kėtu pėr tė kryer shėrbime pėr kompani tjera ndėrkombėtare tė interesuara nė SEO.SEO ėshtė term qė ndėrlidhet me Pėrshtatjen pėr Motor Kėrkues, njė proces qė tėrheq mė shumė lexues nė njė ueb faqe nga motorėt kėrkues. Ueb faqet mund tė editohen nė mėnyrė qė tė pėrmirėsojnė dukshmėrinė e tyre nė motor kėrkues, me synimin qė tė paraqiten nė maje tė listės sė rezultateve kur bėhet fjalė pėr njė term tė popullarizuar kėrkues. Sa mė lartė qė tė jenė nė rezultatet e shfaqura pėr njė term, aq mė shumė njerėz do tė klikojnė nė tė.Motorėt kėrkues si Google apo Bing shėrbejnė si indeks tė fuqishėm tė ueb faqeve. Pėrdoruesit shfrytėzojnė motor kėrkues pėr tė gjetur ueb faqe me informacione rreth njė teme apo subjekti tė caktuar, dhe motorė kėrkues kthejnė rezultatet me njė listė qė renditet nė bazė tė ngjashmėrisė dhe autoritetit tė secilės ueb faqe qė ndėrlidhet me atė temė apo subjekt qė po kėrkon pėrdoruesi. Sa mė specifik tė jetė njė ueb faqe nė lidhje me termin e kėrkuar, aq mė tė mėdha janė gjasat qė tė paraqitet nė maje tė rezultateve tė kėrkimit. Ueb faqja duhet qė gjithashtu tė ketė njė autoritet tė mirė pėr tu paraqitur nė pjesėn mė tė lartė tė listės, dhe zakonisht ndodh qė shumė ueb faqe tė jenė tė lidhur me tė nė raport me subjektin apo temėn e kėrkuar. Google ofron udhėrrėfyesin e saj pėr tė demonstruar sesi ueb faqet mund tė punojnė me motor kėrkues dhe tė sigurojnė se pėrmbajtja indeksohet ashtu si duhet. Procesi SEO bėhet mė konkurrues kur shumė ueb faqe tentojnė tė paraqiten nė maje tė listės sė rezultateve pėr njė term tė popullarizuar. SEO mund tė jetė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr menaxhim tė reputacionit pėrreth njė termi specifik, siē ėshtė njė emėr. Nėse brendi dėshiron tė kontrollojė se ēfarė informacioni paraqitet kur njerėzit kėrkojnė pėr atė emėr, ata duhet tė sigurojnė qė faqja e tyre tė paraqitet mbi ato tė tjerat qė janė nė rezultatet e motorit kėrkues. Ato duhet tė shtyjnė para gjėrat pozitive dhe tė largojnė ato negative. Njė faktor i madh i gjėrave mund tė ndikojnė nė renditjen e njė ueb faqeje nė listat e rezultateve tė kėrkimit, duke pėrfshirė lidhjen dhe autoritetin. Motorė kėrkues si Google pėrdorin algoritėm sekret pėr tė renditur listėn e tyre tė rezultateve, dhe profesionistėt e SEO shpenzojnė kohė tė gjatė duke tentuar tė kuptojnė se cilėt janė kėta faktorė dhe si mund ti shfrytėzojnė mė sė miri pėr sistemin e tyre.Nėse uebi ėshtė i mbushur me kritika ndaj njė brendi, ato ueb faqe do tė paraqiten kur njerėzit kėrkojnė pėr atė brend. Njė strategji pėr menaxhim tė reputacionit me bazė nė SEO do tė pėrfshinte pėrshtatjen e ueb faqeve me gjėra pozitive dhe tentimet pėr tė renditur kėto ueb faqe mbi ato negativet nė rezultatet e kėrkimit, duke i fshehur kėto tė fundit para shfletuesve tė zakonshėm. Pėr shembull kur kėrkohet lajme pėr teknologji nė Google, PCWorld Albanian nuk ėshtė e renditur nė maje tė listės edhe pse jemi shumė relevant me kėtė term dhe kemi njė autoritet mjaft tė mirė nė internet. Kjo nėnkupton se ne duhet tė punojmė mė shumė me SEO pėr tė pėrshtatur ueb faqen tonė qė tė shfaqet nė maje tė listės dhe tė konkurrojė me faqet tjera. Apo nė rastin kur kėrkoni pėr termin harduer sėrish jemi mirė nė listė por jo aty ku duhet tė jemi.NextSEO ėshtė njė kompani me bazė nė Prishtinė qė merret me SEO, por qė shėrbimet e saja i ka kryesisht tė shtrira pėr klientė nė Gjermani. Ajo sė fundi pati postuar edhe njė vend pune pėr ndėrtues linqesh (Link Builder) ku u ofrua njė pagė mjaftė e mirė pėr kandidatin potencial. Kjo natyrisht ishte nė mes tjerash njė shenjė e qartė e rėndėsisė sė kėtij profesioni dhe e pėrfitimeve tė mundshme materiale. Pavarėsisht se nė anėn tjetėr disa e cilėsojnė si punė mė shumė monotone, kėshilla pėr kandidatėt qė dėshirojnė tė veprojnė nė kėtė karrierė janė tė ndėrlidhura me avancimin e aftėsive tė tyre nė marketing nė internet, shkakėsi tė larta pėr rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Linkedin, Pėrshtatje tė Landing Page, Search Engine Optimization, Search Engine Marketing, etj.Natyrisht nė internet mund tė gjeni artikuj tė panumėrt nė lidhje me atė se ēka ėshtė SEO dhe si tė avanconi nė tė, por kjo le tė shėrbejė mė shumė si bazė e saj se ēka ėshtė dhe pėr ēka shėrben.
Edituar pėr herė tė fundit nga admin : 13-03-12 nė orėn 10:31 AM