Gara e 12-tė sezonale nė MotoGP e zhvilluar nė Indianapolis fitohet nga Kejsi Stoner, qė kishte dominuar edhe nė provat zyrtare nė cirkuitin amerikan. Kjo ėshtė fitorja e 7 sezonale pėr australianin, qė duket se po ecėn i sigurt drejt fitimit tė titullit kampion. Piloti i Hondas triumfoi me lehtėsi, duke lėnė pas shokun e skuadrės, Dani Pedroza dhe Ben Spajs me Jamaha. Vetėm vendi i katėrt pėr Horge Lorencon qė shkėputet nė luftėn pėr titull. Paraqitje mjaft e dobėt e Valentino Rosit me Dukati: “Doktori” e mbylli garėn nė vendin e dhjetė, me probleme tė theksuara me gomat.