Edhe gara e SPA-sė dominohet nga Red Bulli. Me dopietėn nė Ēmimin e Madh tė Belgjikės, ku triumfoi Sebastian Fetel, i ndjekur nga shoku i skuadrės Mark Veber, ka bėrė qė skuadra austriake tė hipotekojė dy titujt botėrorė nė Formula 1. Tashmė Fetel ka 259 pikė nė klasifikim, 92 mė shumė se Veber, kur mungojnė edhe 7 gara nga mbyllja e sezonit. Me kėtė rezultat shuhen edhe shpresat e MekLarenit dhe Ferrarit, qė konfirmohen si forca e dytė dhe e tretė e kampionatit. Xhenson Baton, qė u nis nga vendi i 13, u klasifikua nė mėnyrė surprizė nė vendin e tretė. Ndėrkohė, Fernando Alonso zhgėnjehet edhe nė kėtė garė: edhe pse ka qėndruar gjatė nė krye me makinėn e tij Ferrari, nė fund spanjolli u rendit vetėm i katėrti. Ai humbi mjaft terren nė momentet e fundit tė garės, kur montoi gomat e mesme, me tė cilat “kokėkuqja” tregoi se nuk arrin tė pėrshtatet. Vend i pestė pėr Mikael Shumaker, me njė garė spektakolare dhe tė mbushur me parakalime. Gjermani 7 herė kampion i botės u nis nga vendi i fundit, por kjo nuk e ndaloi qė ta rendiste Mercedesin mes mė tė mirėve, nė garėn ku festoi 20-vjetorin nė F1. Pas Shumit, u rendit shoku i tij i skuadrės, Niko Rosberg, protagonist i njė paraqitjeje tė kėnaqshme. Nė vendin e shtatė u rendit Adrian Sutil me Fors India, ndėrsa “Top 10” plotėsohet nga Ferrari tjetėr i Felipe Masės, qė u penalizua nga njė problem nė xhirot e fundit, Vitali Petrov me Reno dhe Pastor Maldonado me Uilliams.

Gara ka qenė mjaft zbavitėse me SPA-nė qė konfirmohet si njė cirkuit qė favorizon spektaklin nė pistė. Mjaft parakalime, mbi tė gjitha nė vijėn e drejtė pas kthesės “Eau Rouge”. Prej startit tė garės, Fetel u ngacmua nga Niko Rosberg, por kampioni i botės nė fuqi arriti tė rikthehej nė krye. Gjithsesi, nė xhiron e katėrt, u konfirmua ajo qė dyshohej pėrpara garės: makinat Red Bull kishin njė problem nė balancimin e amortizatorėve, gjė qė ndikonte nė konsumimin mė tė shpejtė tė gomave nė krahun e majtė. Alonso pėrfitoi nga kjo situatė, duke marrė kryesimin, por vetėm pas nėntė xhirove ai u detyrua tė dorėzonte stafetėn pėr shkak tė “pit-stop”-eve. Ndoshta gara nė Belgjikė do tė kishte qenė edhe mė e bukur, nėse Luis Hemilton nuk do tė ishte i pafat. Nė xhiron e 13, piloti i MekLarenit ėshtė bėrė “viktimė” e Kobajashit, qė e ka nxjerrė nga pista. Britaniku ishte mjaft i shpejtė dhe natyrisht qė synonte podiumin. Nga futja e “safety car”, pas aksidentit tė Hemilton ka pėrfituar Fetel, qė ndryshoi gomat dhe nė xhiron e 18 parakaloi pa vėshtirėsi Veber dhe Alonson. Prej atij momenti, piloti gjerman u arratis dhe e mbylli garėn i pashqetėsuar. Me diferencat e krijuara nė pistė, dy makinat Red Bull arritėn tė administronin avantazhin me setin e fundit tė gomave (tė mesme), ndėrsa Alonso nuk arriti t’u rezistonte sulmeve tė Xhenson Baton. Ky i fundit u tregua mjaft i zoti, sė bashku me inxhinierėt e MekLarenit, qė tė hartonte njė strategji mjaft inteligjente: e nisi garėn me goma tė mesme dhe e mbylli me goma tė buta, duke qenė mė i shpejtė se rivalėt.