Mbeten vetėm 6 ditė nga pėrfundimi i afatit tė vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit pėr shndėrrimin e klubeve nė shoqėri aksionere, por duke parė shenjat, nisja e kampionatit duket nė rrezik serioz. Gjatė kėtyre ditėve, vetėm Teuta ka qenė ajo qė ka lėvizur pėr shndėrrimin e klubit nė sh.a., sipas kėrkesave tė UEFA-s, ndėrsa pjesa tjetėr ka qėndruar nė vendnumėro.
Njė gjė e tillė konfirmohet nga burime zyrtare nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, e cila u detyrua tė shtynte kampionatin pėr plotėsimin e kėtij kushti. Afati i fundit pėr shndėrrimin nė sh.a. ėshtė 31 gushti, por njė afat i tillė duket se nuk do tė respektohet sėrish.
"Dėgjojmė shumė zėra, se janė marrė vendimet, se nuk po mblidhet Kėshilli Bashkiak, se do bėhet regjistrimi nė QKR kėto ditė, por neve nuk na kanė ardhur dokumente zyrtare", bėn tė ditur shefi i Zyrės sė Licencimit tė klubeve, Elton Gjipali. Nė Federatė ndėrkohė pėrsėrisin se ata e kanė shumė seriozisht ultimatumin e vendosur dhe nė rast se shndėrrimi nė shoqėri aksionere nuk do tė bėhet, atėherė ai klub nuk do tė pranohet nė kampionat.
"Mė mirė njė fund i tmerrshėm, se njė tmerr pafund", deklaroi pak ditė mė parė sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė Eduard Prodani. Sipas tij, kjo ėshtė njė kėrkesė e UEFA-s dhe askush nuk do tė tolerohet, pasi ekzistenca e klubeve nuk mund tė vazhdojė nė formėn "as i shtetit dhe as i privatit".
SITUATA
Duke parė se afati po pėrfundon, situata nė futbollin shqiptar nuk duket aspak premtuese. Deri mė tani, nė Superligė kanė nisur shndėrrimin nė shoqėri aksionere vetėm 6 klube, ndėrsa pjesa tjetėr duket shumė e ngadaltė nė zhvillimin e procedurave. Duke parė se ėshtė edhe kohė pushimesh, nuk duket ēudi qė njė pjesė e madhe e tyre tė mos arrijė nė kohė ndryshimin e statusit juridik.
Burime jo zyrtare bėjnė tė ditur se edhe Luftėtari apo Vllaznia janė shumė pranė procesit tė kthimit nė shoqėri aksionere, por asgjė nuk ka pėrfunduar. Pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė do tė ndodhė nė njė situatė tė tillė aspak premtuese dhe a do ta mbajė FSHF premtimin pėr tė mos regjistruar klubet nė kampionat? "Ne jemi seriozė, askush nuk do tė regjistrohet", thonė zyrtarėt e Federatės. Gjithsesi, nė fund FSHF mund tė jetė e detyruar tė vendosė njė afat tjetėr, pasi mosregjistrimi i klubeve do tė ēonte nė dėshtimin e aktivitetit.
Komiteti Ekzekutiv pritet tė ketė njė tjetėr mbledhje mė 29 gusht, ku do tė diskutohet edhe ēėshtja e shndėrrimit tė klubeve nė sh.a. E ndėrkohė, nė FSHF presin qė nė ditėt e mbetura, tė merret tė paktėn vendimi nga kėshillat bashkiakė, ndėrsa procedurat e tjera juridike tė bėhen me kalimin e kohės.




Pėrgjigju me citim