Albtelekom zgjeron hartėn e mbulimit me shėrbimin e internetit dhe shumė shpejt do tė mbulojė tė gjithė territorin shqiptar. Albtelekom dhe Motorola, pėrmes kompanisė Verso, kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr furnizimin edhe instalimin e teknologjisė sė telefonisė fikse dhe Wireless nėpėrmjet Motorola Canopy Solutions, pėr zgjerimin e zonės sė mbulimit me internet edhe nė zonat mė tė thella tė vendit, ku ky shėrbim nuk ka qenė i mundur deri tani. Me anė tė kėtij projekti, ēdo familje apo biznes do tė ketė mundėsinė tė shijojė benefitet e shėrbimit tė internetit nė cilėsi tė lartė, pavarėsisht se nė cilin cep tė Shqipėrisė ndodhet. Ky projekt do tė shėrbejė gjithashtu edhe nė sistemin e arsimit nė Shqipėri, pasi do tė rrisė cilėsinė e shėrbimit tė internetit nė shkollat e sistemit parauniversitar edhe nė zonat mė tė thella tė vendit.