Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 4 prej totalit 4

Tema: Shqiptarėt, tė zhytur nė borxhe, 1 nė 3 familje ka kredi nė bankė

  1. #1

    Shqiptarėt, tė zhytur nė borxhe, 1 nė 3 familje ka kredi nė bankė

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	banka.jpg
Heret qė ėshtė pare:	17
Madhesia:	17.1 KB
ID:	2398

    Nevoja pėr tė blerė shtėpi, pėr tė hapur njė aktivitet privat, pėr tė investuar apo pėr likuiditet, ose pėr konsum materialesh dhe shėrbimesh i ka zhytur shqiptarėt gjithnjė e mė tepėr nė detyrime ndaj bankave. Nė tre vitet e fundit ka rritje tė kreditorėve me rreth 30 mijė, tė marra sė bashku si pėr individin ashtu dhe pėr biznesin. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, e cila i referohet regjistrit tė kredive, nė total numri i kreditorėve ka arritur nė rreth 321 mijė nė vitin 2010. Duke iu referuar numrit tė popullsisė, sipas INSTAT-it, kemi tė paktėn njė nė tre familje tė zhytur nė borxh, pėr shkak tė kredisė qė ka marrė nga bankat. Banka e Shqipėrisė e vlerėson regjistrin e kredive si mjet tė domosdoshėm pėr procesin e huamarrjes dhe transparencėn qė paraqet lidhur me situatėn nė tėrėsi tė bankave. Nė kėtė regjistėr janė hedhur tė gjitha tė dhėnat e njė kredimarrėsi, sa i takon shumės, ecurisė sė pagesave, etj., pra brenda kėtij regjistri qėndron skeda e ēdo individi qė ka marrė kredi nė bankė.
    “2010-a mund tė cilėsohet si njė vit i suksesshėm dhe i larmishėm pėr ecurinė e funksionimit tė Regjistrit tė Kredive nė Bankėn e Shqipėrisė. Nė fund tė vitit, nė njė kohė kur shėnohen tre vite tė operimit tė tij, janė raportuar tė dhėnat e pothuajse tė gjithė kredimarrėsve nė Republikėn e Shqipėrisė”, thotė nė raportin e fundit tė ‘mbikėqyrjes’ Banka e Shqipėrisė. Nė tė theksohet se, bilanci mė i fundit numėron rreth 540.000 kredi tė raportuara nė total, nga tė cilat rreth 260.000 janė kredi aktive dhe pjesa tjetėr tė mbyllura gjatė kėtyre tre viteve.
    Sipas BSH-sė, tė pasurit e njė informacioni shtesė dhe tė besueshėm qoftė pozitiv apo negativ pėr klientėt, ėshtė njė element i rėndėsishėm nė procesin e vendimmarrjes pėr njė kredi tė caktuar apo tė vlerėsimit tė performancės sė tij gjatė kohėzgjatjes sė kredisė. Pikėrisht nga ky informacion mėsohet se individėt kanė marrė mė tepėr kredi pėr blerje prone tė paluajtshme, nė masėn 70 pėr qind, kurse biznesi, nga totali i kredive, rreth 50 pėr qind i ka pėrdorur pėr qėllime likuiditeti.
    Duke pasur parasysh faktin se njė nė tre familje ka kredi nė bankė e bėn akoma e mė shqetėsues rrezikun qė vjen nga ecuria e ekonomisė. Po tė kihet parasysh e dhėna se 70 pėr qind e kredive janė nė valutė, kjo do tė thotė se tė paktėn gjysma e familjeve qė kanė hua nė banka janė tė kėrcėnuar nga valuta, sikurse njė shtim i papunėsisė do tė vendoste njė pjesė tė shqiptarėve nė situata tė vėshtira ekonomike. Kujtojmė se gati 65 miliardė lekė kredi tė marra nė banka nuk po munden tė kthehen nga individėt dhe bizneset, ose rreth 17 pėr qind ndaj totalit. Shifra i referohet muajit qershor tė kėtij viti dhe konsiderohet tepėr e lartė, nė krahasim me fundin e vitit 2010, kur ‘kredia me probleme’ ishte rreth 14 pėr qind./Shqip/

  2. #2

    Replikė: Shqiptarėt, tė zhytur nė borxhe, 1 nė 3 familje ka kredi nė bankė

    Ne pamje te pate te marresh kredi do te thote zhvillim dhe mireqenie.Mirepo e verteta ne shqiperi qendron ndryshe.Shumica e bizneseve marrin kredi per te paguar likuiditetet me shprese se nje dite do te arrijne te dalin nga kuota zero ku ndodhen tani per tani.Pra keto lloj kredish hyjne ne rangun e kredive te keqia.Perpara se gjithash ato tregojne probleme te renies se nivelit ekonomik te individit por edhe te shoqerise shqiptare ne pergjithesi.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  3. #3

    Replikė: Shqiptarėt, tė zhytur nė borxhe, 1 nė 3 familje ka kredi nė bankė

    SKane faj te shkretet

  4. #4

    Replikė: Shqiptarėt, tė zhytur nė borxhe, 1 nė 3 familje ka kredi nė bankė

    Shqiperia eshte nje parajse per bizneset, ankohen pa te drejte.
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5