Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Superkupa e spanjės: Messi shkatėroi realin!

  1. #1

    Superkupa e spanjės: Messi shkatėroi realin!


    Tė mėrkurėn nė “Kamp Nou” u zhvillua ndeshja e kthimit tė Super kupės sė Spanjės. Barcelona shėnoi fitore me 3:2 dhe fiti trofeun e parė. Dy gola shėnoi Lionel Messi.

    Barcelona - Real Madrid 3:2 (2:1)
    Iniesta 15', Mesi 45', 88' - Ronaldo 20', Benzema 82'

    Pas barazimit 2:2 nė takimin e parė shumica mendonin se Real Madridi nė ndeshjen e kthimit nuk do tė ketė kurrfarė gjasa, por megjithatė “mbretėrit” dėshmuan se mund tė luajnė me Barcelonėn.
    Tek po zhvillohej minuta e 14-tė, Lionel Messi merr topin nė mesfushė duke kaluar kėshtu dy lojtarė tė Realit, dhe duke dhuruar njė asist tė mrekullueshėm pėr Andres Iniesta, i cili i vetėm me Iker Casillasin, parakaloi atė dhe shėnoi pėr rezultatin 1-0. Por kjo epėrsi nuk zgjati mė shumė se 5 minuta, pasi qė njė goditje nė drejtim tė portės nga Karim Benzema, topi devijohet nga Cristiano Ronaldo dhe rezultati barazohet nė 1-1. Gjithēka bėhet me e lehtė kur ke nė skuadėr lojtarin mė tė mirė nė botė, i cili kreu pothuajse gjithēka vetė duke shėnuar kėshtu pėr rezultatin 2-1 nė minutėn e 45'. Pjesa e dytė ishte dramatike, Reali arriti rikthim nė lojė me anė tė golit tė shėnuar nga sulmuesi Karim Benzema, i cili shėnoi nė minutėn e 82'. Duhet tė pėrsėritet edhe njė herė, kur tė kesh nė skuadėr “Super-Yllin”, Lionel Messi, atėherė ska se si kupa tė largohet nga Camp Nou. Nga njė kundėr sulm i Barēės, Adriano harkoi nė zonė, ndėrsa Messi me njė gjysme-volej tundi rrjetėn e portierit Casillas dhe shėnoi pėr rezultatin pėrfundimtar 3-2. Deri nė fund tė ndeshje kishim mundėsi tė shohim njė zėnkė tė pėrgjithshme edhe atė pas ndėrhyrjes sė ashpėr tė Marselo ndaj Fabregasit i cili sonte debutoi nė fanellėn e Barcelonės. Kėshtu krahas brazilianit me karton tė kuq u ndėshkuan edhe Vilja e Ozil.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Superkupa e spanjės: Messi shkatėroi realin!

    Messsi ♥

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5