Sot bota eshte ne zhvillimin me te arritur te historise se saj,por kjo nuk do te thote se ky eshte fundi i saj apo maja e piramides ku teknologjia ndodhet. Fundin e saj nuk e di askush pervec zotit. Ne po jetojme ne nje kohe e cila quhet koha e informacionit dhe kjo per arsye se informacioni sot po qarkullon me shpejtesine me te madhe te mundeshme. Teknologjia eshte bere pjese e pandashme e jetes dhe jeteses ne kohet e sotme, sepse po jetojme ne ate qe thame me lart koha e teknologjise se fundit dhe koha ku informacioni qarkullon me shpejtesine e drites ne te gjithe boten. Ja pra ate qe une po shkruaj ketu, ne momentin qe e aplikoj ate mbi faqe web-i mund te lexohet nga cdo skaj i botes. E mjafton vetem nje kompjuter apo nje telefon dhe nje linje interneti. Interneti solli ate qe njerezit mund te flasin me njeri tjetrin ne kohe reale, pra ne te njejtin moment ndryshimi eshte se ne skajin tjeter mund te jete nate apo dite. Here pas here kete ne e perserisim kur flasim me njerezit tane ne vendet e tjera te rruzullit. Cdo te thote kjo: bota aq e madhe erdhi ne permasa te vogla,pra ti flet me nje njeri aq larg sikur e ke prapa murit te shtepise ku jeton.Pra ky eshte Globalizimi per te cilin flitet cdo cast apo cdo dite. Si eshte e mundur kjo: nevoja e njeriut per te perfituar kohe dhe ulur koston e udhetimit, lodhjen dhe trafikun e aksidenteve arriti te ndertoje sisteme te tilla. Keto sisteme sot perdoren nga klasa te ndryshme njerezish si nje qe ka nje kompjuter dhe intenet ne shtepi apo dhe ne telefonin e tij celular apo sherbime te tjera ekstra si edhe nje njeri tjeter i nje klase me te ulet , ka mundesi te njihet me internetin duke u ulur ne nje internet kafe dhe ku mund te gjeje nje game te gjere informacionesh nga me te ndryshmet. Pastaj pjesa me e rendesishme eshte se si njerezit e perdorin ate, ne dobi apo ne zararin e tyre. Cfare duhet te behet ne kete kontekst?Njerezit duhet te informohen drejt dhe duhet te jene te ndergjegjshem per ate qe bejne. Te respektojne njeri tjetrin dhe te mendojne edhe veten kundrejt te tjereve. Te arsyetojne me normalen per nje brez qe me te vertet te kete nje te ardhme te ndritshme dhe te sigurte. Paqe dhe dashamiresi per te gjithe, lidhje te pastra shoqerore dhe te shendosha familjare. Cdo gje fillon nga vetja jone pastaj tek te tjeret qe na rrethojne, duhet menduar me e mira qe te arrish te besh ate. Me pak fjale duhet nje vizion dhe nje misjon per te arritur te ai.Ne kete misjon duhen strategji dhe plane qe jane te realizushme dhe pas kesaj shume pune. Kjo eshte ajo qe une mendoj personalisht. Kjo edhe shume te tjera ndodhen ne kohen qe ne po jetojme sot.