VLORE- Rreth 70 mijė persona vizituan stendat e Panairit tė Librit, qė u zhvillua gjatė 10 ditėve nė qytetin e Vlorės.

Drejtori i Bibliotekės Publike "Shevqet Musaraj", Ēlirim Hoxha, tha pėr ATSH-nė se, "interesimi pėr librin shqip ishte i madh nė qytetin e Vlorės gjatė ditėve tė panairit, ēka u reflektua edhe nė nivelin e blerjeve krahasuar me njė vit mė parė".

Sipas tij, "nė pėrfundim tė edicionit tė 13-te tė Panairit tė Librit nė Vlorė, u krye edhe njė sondazh mes shtėpive botuese tė pranishme, ku pati edhe njė renditje pėr librat dhe autorėt mė tė shitur, ku pėrfshihen Fatos Kongoli, Mark Levi, Ben Blushi, Nadir Mura, Erick Fromm, Karl Gustav Jung, Daniel Stell, Rexhep Qosja, vepra e Konicės, Katherin Stone, Suzan Hinton, Oskar Uajld, Xhon Line, Arben Kondi, Steig Larsen, Dan Broėn, Brunilda Zllami, Adrian Klosi, Timo Flloko, etj".

Panairi i 13-tė i Librit nė Vlorė organizohet pas atij qė u zhvillua nė qytetin e Ulqinit, Mali i Zi dhe i paraprin Panairit tė Librit qė zhvillohet nė muajin nėntor nė Tiranė.

Edicioni i 13-tė i Panairit tė Librit nė Vlorė u organizua nga Bashkia e Vlorės dhe Shoqėria e Librit Shqip, me mbėshtetjen e Bibliotekės Publike "Shevqet Musaraj", Klubit tė shkrimtarėve "Petro Marko", Shoqatės Kulturore "Ismail Qemali" dhe asaj "Labėria". Nė kėtė panair morėn pjesė shumė shtėpi botuese nga Shqipėria, Kosova etj, ku u prezantuar rreth 5.000 tituj librash, njė pjesė e tė cilėve ekspozoheshin pėr herė tė parė. Shtėpitė botuese si "Toena", "Bota Shqiptare", "Konica", "Fan Noli", "Ēamėria", "Dritan", "Dudaj" etj, ngjallėn interesin e lexuesve vlonjatė dhe tė pushuesve.