Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Ndihesh gjithmone e lodhur ? Gjashte shkaqet e mundshme

  1. #1

    Ndihesh gjithmone e lodhur ? Gjashte shkaqet e mundshme





    Keni fjetur me shume se zakonisht. Megjithate ju vazhdoni te jeni gjithmone e pergjumur, gje e merzitshme sikur ju ktheheni nga nje dalje ne darke vone. Si eshte e mundur? Jane disa arsye te mundshme qe justifikojne gjendjen ne te cilen ju ndiheni gjithmone i lodhur. Ne kemi identifikuar gjashte.

    1.Nje infeksion i lehte ne rruget urinare

    Ne disa raste lodhja mund te jete shenje e ndonje infeksioni. Duhet te jeni te vemendshem per te konfirmuar diagnozen, dhimbje dhe djegje gjate urinimit. Ne kete rast nje test i thjeshte i urines mjafton te qartesoje situaten.

    2. Nje diete shume e forte

    Nese nuk hani aq sa duhet, organizmi nuk mund te jete rezistent. Trupi eshte gjithmone i lodhur. Me pak fjale, nese jeni duke ndjekur nje diete, me mire bisedoni me mjekun tuaj, ndoshta eshte trajtuar keq dhe keni mungese te kalorive.

    3.Nje intolerance ushqimore

    Ne disa raste kur nuk tolerohen ushqime te caktuara, nje nga sinjalet kryesore eshte vetem nje lodhje e vazhdueshme. Duke folur me mjekun tuaj, mund t’ju keshilloje per te korrigjuar dieten tuaj te perditshme ose ti nenshtorheni analizave.

    4. Shume kafe

    Kur ju ndiheni te lodhur, reagimi i pare eshte, per te vene ne filxhan me shume kafe se zakonisht. Kjo eshte e gabuar, nje overdoze e kafeines, rrit ndjenjen e dobesise dhe debuleses.

    5. Tiroida eshte e “ngadalte”

    Dobesia e vazhdueshme dhe e pajustifikueshme, eshte nje nga shenjat paralajmeruese te hipitioridizmit, gjendja ne te cilen tiroidja eshte e “ngadalte”, punon pak.

    Asgje, vecanerisht per t’u shqetesuar, mjafton vetem te diagnostikoheni me saktesi, per t’u trajtuar me mjekime specifike. Keshille: ne menyre te vecante, femrat duhet ti nenshtrohen testimit te rregullt cdo 2-3 vjet, per te kontrolluar shendetin e tiroides dhe identifikimin e hershem te problemit.

    6. Gerrhitje gjate nates

    Kur nuk eshte nje fenomen sporadik ose e lidhur me situate te vecanta (si ftohje, apo teprim me ushqimin ne darke), gerrhitja gjate nates mund te paraqese nje burim shqetesimesh ne gjumin e atij qe gerrhet shume. Rezultati: Mengjesin tjeter, ndiheni te veshur me lodhje qe duket e papershtashme.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Ndihesh gjithmone e lodhur ? Gjashte shkaqet e mundshme

    mungon me kryesorja , dembelizmi
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5