Mėsuesit e arsimit parauniversitar kanė pėrzgjedhur pėr vitin e ri shkollor tekstet, tė cilat do tė tė shpėrndahen mė 29 gusht nė tė gjitha shkollat. Kėshilltari i ministrit tė Arsimit, Jovan Kristiqi, tha se pėr vitin e ardhshėm shkollor janė 175 tituj tė rinj tekstesh, njė proces ku kanė marrė pjesė 30 shtėpi botuese. Kristiqi tha se "pėr kėtė vit botimet pėr klasat e XII-tė do tė jenė tė gjitha tė reja. Alternativa tė reja ka edhe pėr klasat e arsimit tė detyrueshėm 9-vjeēar, pėr klasat I-rė deri nė tė V-ėn".

Ai sqaroi se shpėrndarja e teksteve pėr nxėnėsit do tė nisė dy javė para nga data e fillmit tė shkollės, mė 12 shtator.
Lidhur me rimbursimin e ēmimit tė librave ai pohoi se do tė ndiqet e njėjta procedurė si dhe vitin e shkuar. Pėrjashtim nė kėtė rast do tė pėrbėjnė fėmijėt romė, pėr tė cilėt ėshtė deklaruar se tekstet do tė sigurohen tėrėsisht falas. Ndėrsa pėr kategori tė tjera, pra pėr familje ku kryefamiljari ka pagė deri nė 300 mijė lekė tė vjetra, fėmijėt me aftėsi tė kufizuara si dhe ata qė janė pjesė e skemės sė ndihmės ekonomike, do tė ketė njė skemė subvencioni qė do dorėzohet pranė qendrave ku ata punojnė.

Kristiqi konfirmoi se pėrfituesit e teksteve tė reja janė nxėnėsit e shkollave profesionale, fėmijėt e emigrantėve shqiptarė, fėmijėt e verbėr dhe romė.
Kristiqi tha se “libra falas do tė jepen pėr tė gjithė fėmijėt romė dhe fėmijėt e verbėr tė klasave nga I-IX kudo qė janė, nė shtėpi apo nė institucionin shkollor tė veēantė pėr kėtė kategori nxėnėsish”.

Edhe kėtė vit shkollor MASH ka dėrguar mbi 7000 libra nė Greqi, Itali, Angli, por librat e dėrguara kanė qenė kryesisht pėr fėmijė shqiptarė pa ndonjė trajtim specifik, metodikė tė veēantė dhe qė pėrbėnin njė vėshtirėsi pėr fėmijė qė nuk dinin gjuhėn shqipe. Kėto tekste do tė jenė njė ndihmė edhe pėr pėrmirėsimin e edukimit tė fėmijėve romė.

Ndėrsa pėr fėmijėt e verbėr do tė ketė libra tė alfabetit Brail. Kėta fėmijė, qė janė inkuadruar nė institucionin pėrkatės, i kanė pasur kėto libra, por vendimi i fundit i qeverisė shqiptare pėrfshin edhe fėmijėt qė nuk pėrfshihen nė kėtė institucion. Ashtu si njė vit mė parė shitja e teksteve shkollore do tė kryhet nė gjitha shkollat e qyteteve, ndėrsa pėr pajisjen e nxėnėsve tė fshatrave me libra do tė caktohen shpėrndarės.
(BalkanWeb)