GJIROKASTĖR- Tė shpalluar monument kulture pėr shkak tė vlerave tė mėdha historike, varret e pashallarėve tė njohur tė Libohovės janė kthyer vitet e fundit nė objekt vizitash tė turistėve tė huaj, por edhe vendas.
Varri i Myfit Bej Libohovės dhe krerėve tė tjerė tė kėtij fisi tė famshėm, por edhe i Shanishasė motrės sė Aliut, tė martuar nė fisin Libohova kanė ngjallur kėrshėri tė vazhdueshme pėr mjaft vizitorė.
Ish-kryetari i bashkisė sė Libohovės, inxhineri urbanist, Bexhet Ēobani thotė se, "vlera dhe lavdia e atyre qė prehen nė kėto varre nuk i pėrket Libohovės, por gjithė kombit shqiptar".
Ndėrkohė qė e madhe ėshtė edhe fama e motrės sė Aliut, Shanishasė, pėr tė cilėn veziri i Janinės ndėrtoi kalanė e Libohovės.
Gjithsesi 6 varret e pashallarėve prej vitesh ishin lėnė nė harresė dhe ishin mbuluar me ferra dhe pluhurin e kohės. Pas viteve '90 bashkia kreu investimin e parė pėr tė rehabilituar varret e degraduara dhe tė humbura nėn tokė.



Pėrgjigju me citim