Edhe pse nė disa vende ende ka borė, Fiat ėshtė duke u pėrgatitur pėr verė. Duke paraprirė motin e nxehtė, prodhuesi italian i automobilave ka paraqitur modelin 2012 Fiat 500c, njė version kabriolet tė modelit subkompakt.
Dizajni
Dizajni i kėndshėm nga modeli paraprak 500 ėshtė bartur edhe kėtu, me pėrjashtimin se kėtu kemi edhe njė kulm, i cili hapet pa problem me anė tė njė mekanizmi elektrik. Ky kulm nuk ėshtė kulm tradicional konvertibil, meqė shtyllat A, B dhe C mbesin tė paprekura, bashkė me binarėt e kulmit. Kjo dmth se edhe kur tė hapet plotėsisht kulmi, udhėtarėt nuk do tė kenė njė pėrvojė tė plotė tė vozitjes nė ambient tė hapur; gjė qė mund tė jetė mirė, apo keq, varėsisht se sa keni paguar pėr rregullimin e flokėve tuaja
Kulmi
Kulmi ėshtė frymėzuar nga kulmi i bėrė nga stofi canvas, i cili gjendej te modeli i parė origjinal Fiat Cinquecento, qė ishte paraqitur pėr herė tė parė nė vitin 1957. Derisa kulmi i modelit tė fundit hapej vetėm deri nė pjesėn horizontale tė kulmit, te modeli aktual kulmi vazhdon tė hapet deri nė fund tė pjesės vertikale.
Pamja e automobilit tė ri Fiat 500c ėshtė gati identike me atė tė modelit klasik; por, Fiat ka zgjeruar xhamin e pėrparmė me qėllim tė zvogėlimit tė goditjes sė ajrit, si dhe pėr tu ofruar udhėtarėve tė pasmė njė pamje mė tė mirė.
Ngjyrat
Lista e ngjyrave tė modelit tė ri tė automobilit Fiat 500c ėshtė e gjatė, duke ofruar 14 ngjyra tė ndryshme tė eksterierit, si dhe mundėsinė e zgjedhjes sė enterierit ngjyrė tė fildishtė, tė hirtė, apo tė zezė. Ulėset vijnė nė 12 kombinime tė mundshme, ku ato, varėsisht nga dėshira juaj, mund tė jenė tė veshura me stof, apo lėkurė. Sa i pėrket pjesės sė butė tė kulmit (qė hapet dhe mbyllet), do tė mund tė zgjidhni midis tri ngjyrave: nero (tė zezė), bezhė dhe bordeaux (tė kuqe).
Motori
Motori i njėjtė 1.4-litra me katėr cilindra nga modeli klasik 500, do tė jetė i pranishėm edhe te modeli 500c. Modeli i ri pėrdor teknologjinė e Fiat-it qė quhet MultiAir, e cila rregullon harxhimin adekuat tė karburanteve nė motor. E, sa i pėrket vet motorit, ai zhvillon 101 kuaj-fuqi. Agjencia pėr mbrojtjen e ambientit (The Environmental Protection Agency) ka vlerėsuar se harxhimet mesatare tė kėtij automobili janė 12.75/16.15 km/l (qytet/autostradė) me ndėrruesin me pesė shpejtėsi, ku me kėto vlera ėshtė pajtuar edhe vetė prodhuesi.
Pakot e pajisjeve
Fiat ka pajisur tėrė linjėn 500c me sistemin e tij telematik (telekomunikim dhe informatikė) Blue & Me. Blue & Me integron Bluetooth handsfree, kyējen USB dhe sistemin e navigimit TomTom, bashkė me kompjuterin e automobilit. Blue & Me po ashtu regjistron shprehitė tuaja vozitėse dhe mund tė transferojė tė dhėnat nė USB pėr tua bėrė me dije se sa ekologjike janė shprehitė tuaja tė vozitjes.
Pajisjet standarde tė variantit 500c Pop janė: rrotat 38 cm me kapakė tė kromit, radioja AM/FM/CD/MP3, sistemi Blue & Me dhe timoni i mbėshtjellė me lėkurė, me audio kontrolle. Opsional ėshtė edhe takėmi pėr duhanxhinj, me shpuzore dhe me ndezės, si dhe pakoja audio Bose, me sistemin e zėrimit Bose, radion satelitore dhe sistemin e sigurisė.
Duke pėrmendur edhe karakteristikat e eksterierit (dhe enterierit), duhet tė flasim pėr dritat e mjegullės, transmisionin automatik, kontrollin automatik tė klimės, etj. Opsionet tjera ofrojnė ulėset e pėrparme qė nxehen, si dhe njė lėkurė mė kualitative pėr ulėset.
Ēmimi dhe shitja
Ēmimi ende nuk ėshtė bėrė i ditur, por ai do tė merret vesh shumė shpejt, pasi ky automobil tė nxirret nė treg.




Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 