Fernando Alonso ka triumfuar nė Ēmimin e Madh tė Britanisė, nė njė nga garat mė emocionuese tė kėtij sezoni. Piloti spanjoll i Ferrarit ka qenė mė i shpejti nė Silverston, nė njė nga pistat qė tradicionalisht ka qenė tepėr e vėshtirė pėr kėtė skuderi.
Pas Alonsos u renditėn dy pilotėt e Red Bull Sebastian Fetel dhe Mark Veber, qė sot nuk kanė qenė nė ditėn e tyre mė tė mirė. Ndėrkohė, pėr Ferrarin ishte fitorja e parė qė pas Ēmimit tė Madh tė Koresė nė edicionin e shkuar. Njė meritė tė madhe pėr kėtė fitore ka patur edhe Fernando Alonso, i cili ka administruar mjaft mirė situatat gjatė garės.
Mė pas, ai u parakalua nga Hamilton, por diti tė rimarrė sėrish vendin. Njė moment kyē ka qenė parakalimi ndaj Fetel nė bokse. Piloti gjerman pati probleme me furnizimin dhe Alonso mori shumė shpejt kryesimin. Mė pas, nuk e dorėzoi mė kreun e garės, duke thyer akullin pėr kėtė sezon pėr Ferrarin.
Nė fakt, problemet e skuderisė Red Bull dhe ndryshimet nė rregullore qė ka bėrė FIA mund tė ndikojnė qė faza e dytė e Botėrorit tė jetė komplet ndryshe nga ajo e deritanishmja.
Nė vend tė katėrt nė Silverston u rendit Ljuis Hamilton, qė dha spektakėl nė disa parakalime, por qė nė fund u detyrua tu lėrė vendin dy pilotėve tė Red Bull. Pas kėsaj gare, Botėrori i Formula 1 kryesohet bindshėm nga Fetel me 204 pikė, i ndjekur nga Veber me 124 dhe Alonso me 112.(ekonomisti)




Pėrgjigju me citim