"Pjeter Bogdani letra dhe dokumente" nga arkivi i Kongregatės "de Propaganda Fide" si dhe nga Arkivat Sekrete tė Vatikanit,
tė studiueses Odette Marquet,
Botuar nga Shtėpia Botuese "At Gjergj Fishta",
Shkodėr 1997.
Biblioteka "Mendimi Shqiptar"
Kėtė pėrmbledhje letrash tė Pjetėr Bogdanit, autorja me origjinė franceze, mike e popullit shqiptar, njėkohsisht misionare katolike nė Shqipėri, ia kushton popullit shqiptar, kudo ku gjendet, "Gjakut tė shprishur e tė shpėrndarė", tė gjithė atyre, qė kushtet e jetės i detyruan tė marrin rrugėn e mėrgimit pėr tė ruajtur identitetin e vet, tė gjithė atyre, tė cilėt mbetėn nė atdhe dhe atje qėndrojnė pėr tė shpėtuar vendin e tyre tė kėrcėnuar edhe sot. Ata janė trashėgimtarė tė denjė tė Bogdanit, i cili ia dhuroi jetėn popullit tė vet.
Paraqitja e autorit:
Pjetėr Bogdani zė njė vend tė dorės sė parė nė letėrsinė e vjetėr shqipe, nė sajė tė botimit tė librit tė tij "Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi...", qė doli nga shtypi pėr herė tė parė nė vitin 1685 nė Padovė. Dy botimet e tjera do tė vijnė njėri pas tjetrit nė vitin 1691 dhe tjetri mė 1702. Interesi i zgjuar nga kjo vepėr ėshtė nė radhė tė parė teologjik sepse bėhet fjalė pėr jetėn e Jezu Krishtit, por edhe shkencor. Pranė tė dhėnave biblike gjenden edhe disa interpretime shkencore mbi dukuritė e natyrės, tė bazuara nė astronomi.
Rėndėsia gjuhėsore e kėtij libri origjinal, tė shkruar nė gjuhėn shqipe dhe italiane, ka zgjuar interes tek studiuesit shqiptarė dhe tė huaj. Ėshtė botimi i fundit dhe mė interesant midis botimeve tė lashta nė gjuhen autoktone arbnore qė kemi qysh nga Gjon Buzuku, Lekė Matranga, Frang Bardhi, Pjetėr Budi. Ideja qė tė mblidhet letėrkėmbimi i Pjetėr Bogdanit mu duk interesante, jo vetėm pėr ta njohur personalitetin dhe rolin qė paTi nė kohėn e tij, por edhe pėr ta sjellė nė dritė dėshmimin e ēmueshėm tė letrave tė tija, qė pasqyrojnė njėren nga periudhat mė dramatike tė historisė shqiptare. Ėshtė vertetė periudha e kalimit tė njė pjese tė madhe tė popullsisė shqiptare nė njė kulturė tjetėr, nė njė religjion tjetėr. Kjo popullsi shpeshherė s'pati tjetėr zgjedhje, pėrveē se ta mohojė vehten pėr tė mbijetuar. Kėto gjurmime e plotėsojnė botimin e "Relacioneve" kishtare mė tė njohura tė kėtij autori, tė cilat i pasqyrojnė ngjarjet e epokės.
Kż botim i pėrket para sė gjithasht letėrkėmbimit tė Pjetėr Bogdanit me Kongregatėn e Shenjtė tė Propagandės Fide. Ky institut fetar u themelua nė fillim tė shekullit XVII (1622) nga Papa Gėrguri XV, ndersa Kolegji i saj nga Papa Urbani VIII (1627), me qėllim qė tė shpallet Ungjilli tek tė gjithė popujt dhe t'i ndihmojė tė krishterėt e rėnė nėn sundimin otoman apo herezi tė tjera. Kėto letra na mundėsojnė t'i ndriēojmė dhe t'i plotėsojmė disa pika tė bibliografisė sė Bogdanit tė mbetura deri tani tė paqarta.
Pas studimeve teologjike tė shkėlqyeshme nė Romė, Bogdani ende i ri u zgjodh ipeshkėv i ipeshkvisė sė Shkodrės (Scodrens), qė ishte ipeshkvia mė e lashtė e Shqipėrisė. Pastaj zėvendėsoi ungjin e tij Andrea Bogdanin nė krye tė Arqipeshkvisė sė Shkupit dhe Prizrenit. Kėta funksione kishtare ia mundėsuan atij tė hyjė nė kontakt me personalitete tė famshme fetare, ndėr tė cilėt me kardinalin Barbarigo, pishtar i njė doktrine dritėdhėnėse dhe ekumenike tė Kishės, tė hapur ndaj kulturave tė popujve tė Lindjes. Nė sajė tė tij do tė botohet edhe libri i Bogdanit.
Udhėtimet dhe qėndrimet qė bėri nė qytetet si Romė, Padovė, Venedik, pastaj lėvizjet e vazhdueshme nė Dalmaci, Shqipėri dhe Servi, gjithė kjo, nė sajė tė lidhjes sė thellė qė kishte me mėsuesit e tij dhe me Kishėn, gjegjėsisht eprorėt e "Propaganda Fide", pasurojnė letėrkėmbimin e Bogdanit dhe na e bėjnė tė njohur mė mirė historinė e turbullt dhe tragjike tė popullatave ballkanike nė epokėn e pushtimit otoman.
Kush ėshtė Pjetėr Bogdani?
Me prejardhje nga Kosova, pikėrisht nga Guri i Hasit, fshat i vendosur jo larg nga Prizreni nė kufi me Shqipėrinė e sotme. Nė atė kohė kjo krahinė ishte e pėrfshirė nė tė ashtuquajturen Servi. Ai vjen nga njė familje shqiptare qė ka ruajtur religjionin e vet burimor katolik megjithė islamizimin politiko-fetar tė dhunshėm. Gjejmė personalitete tė famshme tek paraardhėsit e tij: Pjetėr Mazrreku, Primat i parė i Servisė, kyeipeshkėv i Tivarit (1630) dhe Andrea Bogdani, Kryeipeshkėv i Ohrit (1652) dhe i Shkupit (1655).
Datėlindja e tij mund tė caktohet midis viteve 1620 dhe 1628. Janė kėto dy datat ekstreme qė rezultojnė nga konsultimi i dokumenteve tė ndryshme.
Hulumtimet mbi origjinėn e familjes sė tij shpien autorin ta konsiderojė si e fisnikėruar nga mbreti serb Stefan i Madh, pėr cilėsitė e bujarisė dhe tė besnikėrisė. Por emri i tij mund tė vijė nga toponimi "Bojdan" i pėrdorur nė Shqipėri, sikur mendojnė disa shkencėtarė...
Rraskapitja e madhe pėr shkak tė shendetit dhe situatės sė vėshtirė e shtėrngoi Andrea Bogdanin t'u drejtohet autoriteteve kishtare pėr tė dhėnė dorėheqjen nga funksionet e tij nė dobi tė tė nipit, qė do ta marrė administrimin e dioqezės sė Shkupit nė vitin 1677. Pjetėr Bogdani shkroi njė letėr apologjike mbi jetėn e Andreas, me rastin e varrimit tė tij nė vitin 1684, duke i theksuar ndjenjat e tij patriotike, karizmen profetike, shpirtin e fesė dhe tė lutjes nė mes tė turbullimeve tė mėdha dhe persekutimeve tė vazhdueshme. Shenja misterioze tė shoqėruara me mrekullira do tė shfaqen pas vdekjes sė Andrea Bodganit nė qytezen e Janjeves ku ishte varrosur brenda Kishės. Banorėt e feve tė ndryshme panė nė kėto mrekullira dėshminė e shkėlqyer tė shenjtėrisė sė tij.
Rrethanat historike dhe fetare
Perandoria Osmane sundon nė Ballkan tash prej dyqind vjetėsh; kishte vendosur njė pushtet tė fortė pėr t'i qeverisur tė nėnshtruarit. Sillte me vehte njė fé tė re dhe impononte tatime tė larta pėr familjet e krishtera, sidomos, ato katolike. Ajo me veprimin e saj ai arriti qė fenė katolike ta lėshojnė njė numėr i madh shqiptarėsh edhe pse ky lėshim s'pati kurrė themele vertet tė rrėnjosura. Nė kohėn kur Bogdani i shkruajti letrat dhe veprat e tij, ėshtė duke u zhvilluar Lufta Turko-Venedikase e Kandisė (1644-1669). Kjo ngjarje shėnon etapėn e parė tė jetės sė tij, ndersa gjatė viteve tė fundit tė jetės do tė bashkohet me trupat e Aleancės sė Shenjtė kundėr turqve (1683-1689). Ai gjendet pranė gjeneralit Pikolomini, i cili vdiq nga murtaja para se t'i marrė sakramentet e fundit nga dora e arqipeshkvit tė pranishėm nė ballė tė luftės pėr t'i nxitur e dhėnė kurajo ushtarėve.
Kisha kujdeset me vemendje pėr besimtarėt qė jetojnė nė kėto krahina in partibus infidelium. Ajo sjell njė ndihmė zemėrgjėrė sa materiale aq edhe shpirtėrore, siē dėshmojnė shumė letra tė Bogdanit, pėr t'i mbajtur kėto popullata aq tė sprovuara nė fenė e tyre dhe t'i pengojė qė tė mos e mohojnė atė pėr arsye financiare. Pėr fat tė keq largėsia nuk e lejon gjithmonė ta vlerėsojė gjendjen me saktėsi. Megjithatė Bogdani do ta lėvdojė pėrherė sinqeritetin, zemėrgjerėsinė dhe gadishmėrinė e Kishės pėr ta ndihmuar dhe njėkohsisht do ta ēmojė kėrkesen e saj pėr ta ditur tė verteten.
Institucionet e ndryshme kulturore-fetare u krijuan pėr t'i plotėsuar nevojat e popujve qė vuajnė nėn zgjedhėn otomane. Nė sajė tė tė ungjit Andrea, Pjetri mundi tė regjistrohet nė Kolegjin e Loretos, qė drejtohej nga Jezuitėt pėr t'i formuar priftėrinjtė dhe udhėheqėsit e kombeve ballkanike: Bullgarisė, Dalmacisė, Hungarisė, Servisė dhe Shqipėrisė. Ky kolegj, bashkė me atė tė "Propagandės Fide" pėrbėjnė dy qendrat kryesore tė formimit fetar e kulturor qė do t'i japin Bogdanit mundėsinė tė fitojė njė pjekuri humane e intelektuale tė shkallės sė lartė. Nė kėtė mes do ta farkojė personalitetin e tij nė sajė tė edukatorėve tė aftė jezuitė, feja e tij do tė bėhet e patundur dhe do t'i japė mundėsi pastaj qė me punė tė palodhshme ta pėrballojė jetėn e rėndė nga pėrndjekjet e njėpasnjėshme dhe shtypjet e tmerrshme.
Tė mposhtet errėsira e padijes, tė ndriēohen njerėzit me anė tė diturisė: i tillė ėshtė ideali fisnik qė frymėzon Bogdani nė letrėn e parė qė kam gjetur dhe qė daton nė vitin 1647.... Tė edukohen bashkėatdhetarėt, tė punohet pėr kthimin e tyre nė gjirin e Kishės Katolike, qė tė lindė mes tyre "Njė Skanderbeg i ri", tė tilla janė deshirat e Bogdanit nė vitin 1658....Me anė tė diturisė Bogdani dėshiron tė nxisė njė vetėdijėsim qė do tė ēojė nė udhė tė ēlirimit. Ai tejkalon suazėn fetare dhe merr parasysh njė plan shumė mė tė gjėrė, mė njerėzor dhe mė patriotik....
Mė 1656 Bogdanit i besohet detyra e Ipeshkvisė sė Shkodrės si dhe administrimi i Kryeipeshkvisė sė Tivarit, detyrė kjo nga mė tė vėshtirat. E themeluar nė shekullin IV, Ipeshkvia e Shkodrės i ėshtė dhėnė Venedikut nga Balsha II. Nė vitin 1679 ra nė duart e turqve: fshatrat u plaēkitėn dhe popullsia iku ndėr male. Tė krishterėt e nėnshtruar pėrballė haraēeve tė rėnda, nuk kishin tjetėr zgjedhje pėrveē se ta mohonin fenė e tyre.
Vijon



Pėrgjigju me citim