Me tė njėjtin alfabet latin ėshtė shkruar nė shekullin e XV edhe dokumenti i dyte i gjuhės shqipe. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497.
Udhėtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga kelni, pėr tė bėrė njė vizitė nė tokat e shenjta, ne Palestine, udhėtim qė e kreu pėr tre vjet. Ne vitin 1497 ai kaloi nė bregdetin e Shqipėrisė dhe konkretisht nė Ulqin, Durres e Sazan. Gjate ketij udhetimi per te komunikuar sadopak me njerėzit, ai shėnoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 tė shoqėruar me pėrkthim ne gjermanisht. Janė fjalė tė zakonshme si: ujė,verė,bukė, mish etj., qė iu deshen udhėtarit nė jetėn e tij tė pėrditshme sa qėndroi ne Shqipėri.
Me pėrshtypjet e udhėtimit Harfi la nė gjermanisht nje doreshkrim, i cili u botua me 1860, pas tre shekujsh e gjysmė. Kėtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogėl i gjuhės shqipe, i cili pėrbėn dokumentin e dytė tė shqipes sė shkruar.
Udhėtari, pėrvec listės sė fjalėve, shprehjeve e numėroreve, ka lėnė edhe disa shėnime nė ato vende tė bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndėr tė tjera ai shkruan se " Ulqini ėshtė njė qytet shqiptar i bukur e i vogėl." Pėr Shkodrėn megjithėse kaloi nėpėr tė, ngaqė udhėtimi Ulqin-Durres, e bėri me det, thotė "se ėshtė njė qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanėt." Ishullin e Sazanit e pėrshkruan " si nje liman tė mirė deti, ku ka shume anije, ne krahun e majtė tė tė cilit ndodhet nje fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorė" etj.



Pėrgjigju me citim