Nėn pluhurin e arkivave tė Europės dhe sidomos tė atyre tė Vatikanit mund tė gjėnden edhe shumė dokumente tė tjera, ndoshta mė tė plotė e mė domethėnes.
Mė i vjetri ndėr kėto tri dokumente ėshtė "Formula e pagezimit".
Ajo i pėrket vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė mes tė njė shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mik e bashkėpunėtor i Skėnderbeut (1417-1469), gjatė njė vizite nė dioqezėn e tij gjeti shumė tė meta e mangėsi nė punėt e ushtrimit tė fesė. pėr t'i shmangur ato ai lėshoi njė qarkore nė gjuhen latine. Kjo qarkore ėshtė lėshuar nga njė kishė nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Me anė tė saj, ndėrmjet tė tjerash, ai jepte leje qė, nė ato kohė luftrash kur prinderit nuk kishin mundesi t'i dėrgonin fėmijėt nė kishė t'i pagėzonin vetė nė shtėpi, duke thėnė shqip nė ketė ceremoni
" Formulėn e pagėzimit" qė ėshtė : "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
Formula ėshtė shkruar nė dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e teksit dhe vlerat e pėrdorimit nė shqip tė disa shkronjave latine kanė njė afri shumė tė madhe me veprėn e Buzukut, c'ka te ben te mendosh se shkrimi i shqipes duhet te kete pasur nje tradite me te vjeter, ku jane mbeshtetur te dy; edhe shkruesi i kesaj formule, edhe Buzuku.
Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga ne nje nga bibliotekat e Milanos, Itali.



Pėrgjigju me citim