Nė historinė e Tour De France asnjė ēiklist amerikan nuk kishte arritur tė fitojė njė etapė, mė 4 korrik nė ditė e Pavarėsisė sė Amerikės. Farrar shkroi historinė.
Askujt nga ēiklistėt amerikan nuk i shkoi pėr dore nė historinė e Tour de France qė nė ditėn e pavarėsisė Amerikės mė 4 korriku tė arrijė fitore pėrkatėsisht tė fitojė njė etapė nė kėtė ditė shėnuar pėr ta. Mirėpo, tė hėnėn ēiklisti amerikan Tyler Farrar theu kėtė traditė duke ngadhėnjyer nė etapėn e tretė nė njė shteg tė gjatė 198 km duke lėnė prapa edhe shumė ēiklistė cilėsorė dhe qė njiheshin si favoritė siē ėshtė Mark Cavendish, pasi qė ky shteg ėshtė kryesisht pėr ēiklistėt qė njihen si sprinterė tė garės e njė ndėr kėta qė njihet si specialist nė kėtė disiplinė ėshtė Mark Cavendish. Mirėpo, Farrar triumfoi, ndonėse gjatė garės shumė nga njohėsit duke ndjekur vozitjen e tij e thanė disa herė dhe e panė si njė favorit pėr ta fituar kėtė etapė gjė qė edhe ndodhi. Garat nė edicionin e 98-tė tė Tour de France po vazhdojnė me ritėm tė paraparė dhe pėr kaq kohė nė tri faza ėshtė dėshmuar jo vetėm rivalitet i madh por edhe cilėsi e befasi. Shtegu Olonne-Sur-Mer-Redon i gjatė 198 km. Gara tashmė ėshtė kthyer nė bregdetin e Atlantikut para se tė niset nė brendėsi.

Amerikani Farrar, veē qė hyri nė histori ai nė kėtė garė shtyu nė vend tė 6-tė kryesuesin e renditjes Hushovd si dhe Cavendishin e favorizuar. I dyti nė cak arriti francezi Feillu, ndėrsa nė pozitėn e tretė spanjolli Rojas, i cili tash bartė fanellėn e gjelbėr. Edhe mė tutje vazhdon paraqitje e dobėt e kampionit aktual Alberto Contador, i cili edhe nė etapėn e tretė sikur nuk arriti tė dėshmojė titullin qė po mbron tash e dy herė me radhė. Sikur qė thamė edhe dje se befasi ishte edhe fitorja e David Millar, i cili edhe nė kėtė fazė arriti tė ruajė pozitėn e dytė nė renditjen e pėrgjithshme. Ēiklisti mė i mirė zviceran Fabian Cancellara nuk ėshtė mė nė 10-shen e parė tė renditjes sė pėrgjithshme. Me suksese vazhduan edhe vėllezėrit Frank e Andy Schleck, qė mbajnė pozitat e 7 e 8 tė renditjes.

Edhe pas etapės sė tretė renditjes sė pėrgjithshme i prinė ēiklisti norvegjez Thor Hushovd me kohė prej 5h06’25” 00”, i cili tash edhe bartė fanellėn e verdhė. Ēiklisti spanjoll Jose Joaquin Rojas tash do tė bartė fanellėn e gjelbėr pas etapės sė tretė sikur qė ėshtė mėtues pėr ta bartur edhe fanellėn e bardhė me pika tė kuqe si ēiklisti mė i mirė i kreshtave, ndėrsa fanellėn e bardhė edhe mė tutje do ta bartė anglezi Geraint Thomas si ēiklisti mė i ri i garės.
Ēiklistėt tė martė do tė vazhdojnė garėn pėr etapėn e katėrt nė shtegun Lorient – Mur-De-Bretagne qė kap njė gjatės 172.5 km.

Rezultatet e etapės sė tretė
1. Tyler FARRAR (SHBA) GRM 04:40:21
2. Romain FEILLU (Fra) VCD +00:00:00
3. Jose Joaquin ROJAS (Spa)MOV +00:00:00
4. Sébastien HINAULT (Fra)ALM +00:00:00
5. Mark CAVENDISH (Ang)THR +00:00:00
6. Thor HUSHOVD (Nor)GRM +00:00:00
7. Julian DEAN (Hol)GRM +00:00:00
8. Borut BOZIC (Slo)VCD +00:00:00
9. André GREIPEL (Gjer)OLO +00:00:00
10. Jimmy ENGOULVENT (Fra) SAU +00:00:00
Renditja e pėrgjithshme
1. Thor HUSHOVD (Nor)GRM 9h46’46” 00”’
2. David MILLAR (Ang) GRM 9h46’46” 00”
3. Cadel EVANS (Aus) BMC 9h46’47” 01” ‘
4. Geraint THOMAS (Ang) SKY 9h46’50” 04”
5. Linus GERDEMANN (Gjer) LEO 9h46’50” 04”’
6. Edvald B. HAGEN(Nor) SKY 9h46’50” 04”
7. Frank SCHLECK(Lux) LEO 9h46’50” 04”
8. Andy SCHLECK(Lux) LEO 9h46’50” 04”
9. Jakob FUGLSANG (Dan) LEO 9h46’50” 04”
10.Bradley WIGGINS(Ang) SKY 9h46’50” 04′(lajme.org)