Shumėkush nė Itali e njeh si aktor televiziv, pėr rolin e Petritit, babanė e Nikos nė soap operėn e njohur Un posto al sole, por Edmond Budina, i lindur nė Tiranė nė vitin 1952, ka shumė profile tė tjera. I diplomuar nė Akademinė e Arteve ka punuar pėr vite me radhė si aktor dhe regjisor nė Teatrin Kombėtar, nė tė cilin ka qenė edhe anėtar i Kėshillit drejtues Artistik. Ka bashkėpunuar me shumė gazeta duke mbuluar teatrin, kinematografinė dhe televizionin, ka dhėnė mėsim nė Universitetin e Tiranės ku ėshtė zgjedhur edhe si pėrfaqėsues i profesorėve pėr takimin e dhjetorit 1990 me presidentin e asokohe, Ramiz Alia, pėr ti kėrkuar pluralizmin politik. Ka ardhur nė Itali nė vitin 1992, me operacionin C.O.R.A. (pėr riatdhesimin e familjeve italo-shqiptare), ka pasur njė rol edhe nė filmin Tickets tė regjisorit tė madh Ken Loach dhe nė vitin 2003 ka realizuar filmin e tij tė parė me metrazh tė gjatė, Lettere al vento. E takojmė nė prezantimin e filmit tė tij tė dytė, Ballkan Bazar, qė del nė kinema mė 8 korrik. Njė tragji-komedi e kėndshme alla Kusturica, me dy gra italo-franceze (Catherine Wilkening e Veronica Gentili) qė e gjejnė veten nė mes tė njė grindjeje mes grekėve dhe shqiptarėve pėr pronėsinė e disa eshtrave tė njė varreze nė kufi, film qė gėzon edhe pjesėmarrjen e aktorit italian Luca Lionello. Ėshtė njė rast ky kur Budina, nė atdhe personazh me peshė, nga ata pėr tė cilėt restorantet e mėdha hapin dyert e kuzhinėn po tė jetė e nevojshme, na lė sėrish gojėhapur pėr thjeshtėsinė dhe karakterin e tij poliedrik.
Doni tė dini ēfarė bėj pėr tė jetuar? Jam punėtor. Merrem me kaldaja me gaz nė njė ndėrmarrje nė Bassano del Grappa e do ta bėj kėtė punė akoma pėr shumė kohė. Pėr tė xhiruar filmin mu desh tė merrja lejen e zakonshme dhe tė jashtėzakonshme, natyrisht pa tė drejtė rroge. Fatmirėsisht, ia dola pėr katėr javė. Tek e fundit, ku ka njė kryeministėr punėtor, mund tė ketė edhe njė regjisor punėtor, pse jo?, thotė ai.
Ēfarė ju ka frymėzuar nė realizimin e filmit Ballkan Bazar?
Mbi tė gjitha, faktet reale. Nuk kam trilluar asgjė. U nisa nga rrėfimi i njė vajze, nė Festivalin e Viareggio-s, qė mė shpjegoi se si arkivoli i gjyshit tė saj nga Franca kishte humbur nė Rusi. Qeshėm me tė madhe dhe menjėherė krijova nė mendje imazhin e kėtij arkivoli pezull mes flamujve, qė ėshtė edhe njė lajtmotiv i filmit. Por, varreza monumentale greke qė shihet nė film ekziston vėrtet, ėshtė ndėrtuar nė vitin 2006 dhe pėruruar nė 2007-n. Problemi qėndron nė faktin qė ka varre, por nuk ka eshtra. Kėshtu nacionalistėt pėrpiqen ti gjejnė duke ua marrė shqiptarėve. Ėshtė njė problem kufitar. Njė shprehje thotė ku bie ushtari, aty ėshtė atdheu i tij. E pra, qėllimi ėshtė qė tė lihet tė besohet qė aty janė varrosur ushtarė tė rėnė gjatė konfliktit italo-grek. Por, ndėrhynė edhe ekspertė teknikė e shkencorė, qė zbuluan se shumė nga kėto eshtra u takonin grave dhe fėmijėve tė 1800-s.
Na flisni pėr marrėdhėniet mes grekėve dhe shqiptarėve
Kemi tė njėjtat tradita, tė njėjtėn mėnyrė jetese. Por nacionalizmat dhe konfliktet sjellin tė keqen. Unė nuk desha ti fryj zjarrit, as tė mbaja qėndrim. Dėshiroja tė bėja njė film dėfryes, ironik. Ka shumė shqiptarė qė punojnė nė Greqi, por detyrohen tė ndėrrojnė emrat e tyre nė emra grekė. Mendoni qė shumė shqiptarė marrin edhe pensione greke pa punuar as edhe njė ditė nė Greqi. Arrijnė tė marrin deri 320 euro nė muaj vetėm pse deklarohen grekė, nuk ėshtė pak me krizėn qė po kalojnė. E bėjnė edhe kushėrinj tė mitė, por unė nė kėtė rast u kundėrvihem.
Nė film luani edhe njė rol kyē, atė tė priftit ortodoks me sjellje jo aq ortodokse
Nė krye tė kishės ortodokse nė Shqipėri ėshtė njė grek qė dėshiron regjistrimin e popullsisė mbi baza fetare dhe etnike. Ka shpėrthyer edhe njė polemikė lidhur me filmin: kisha ka nisur njė letėr me akuza edhe ndaj Ambasadės Italiane. Por jam i mendimit qė institucionet fetare nuk duhet tė fusin hundėt nė zgjedhjet artistike tė njė regjisori.
Si ka qenė reagimi i publikut?
I mrekullueshėm. Kanė mbushur kinematė. Nuk mund tju jap shifrat e sakta, por di tė them qė nė Shqipėri, me pėrpjesėtimet e duhura sepse atje flitet vetėm pėr 7-8 salla gjithsej, filmi ka bėrė shumė para, mė shumė se Avatar.
Do tė dubloni filmin pėr tregun italian?
Duhet ta bėjmė patjetėr pėr ti dhėnė kombėsinė italiane. E ka pėr detyrė shpėrndarėsi Mediaplex. Por do tė pėrpiqemi ta vėmė sa mė shumė nė qarkullim nė versionin origjinal, sepse gjuha ėshtė shumė e rėndėsishme nė kėtė rast, pasi situatat e filmit zhvillohen pikėrisht nė njė pėrzierje gjuhėsh. Ballkan Bazar, nga ky kėndvėshtrim, ėshtė edhe njė valle gjuhėsh.
Cilat janė ndikimet kinematografike pėr njė regjisor shqiptar?
Nė kohėn e komunizmit nuk ishte shumė e lehtė tė komunikoje me jashtė. Pėr shembull, Dario Fo, edhe pse ishte komunist, nuk arrinte te ne, sepse nuk mund tė kontrollohej, nuk mund tė parashikohej nėse do tė ndėrronte ide e ēfarė do tė bėhej. Filmat e parė qė kam arritur tė shoh dhe qė mė kanė frymėzuar, ishin Beteja e Algjerit e Pontecorvo-s, Duart mbi qytetin e Rosi-t. Pastaj Fellini ėshtė gjithnjė Fellini.(Panorama)




Pėrgjigju me citim