Policia e Korēės ka marrė masa tė forta sigurie pėr ndeshjen me Apoelin. Megjithėse duhen edhe disa ditė deri javėn e ardhshme pėr ndeshjen Skėnderbeu-Apoel, policia ka nisur tė mendojė pėr mėnyrėn se si do tė organizojė ditėn e saj pėr njė nga takimet mė tė rėndėsishme sportive jo vetėm pėr kėtė qytet. Ardhja e shumė tifozėve shqiptarė nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, por edhe para sė gjithash mbėrritja e njė numri shumė tė madh tifozėsh qipriotė, kanė vėnė nė punė drejtuesit e policisė pėr tė pasur ēdo gjė nėn kontroll tė plotė. Por, teksa ndeshja qė luhet mbrėmjen e 13 korrikut nė Korēė ka rėndėsinė e saj pėr klubin Skėnderbeu dhe kampionėt, policia nga ana e saj do ta ketė punėn mė tė vėshtirė. Kjo pasi mendohet qė nga Qiproja tė udhėtojnė drejt Korēės rreth 500 tifozė. Ky ėshtė njė numėr tejet i konsiderueshėm, ndėrsa nga ana tjetėr kanė filluar prenotimet nga tifozėt shqiptarė tė hoteleve tė qytetit pėr mbrėmjen e tė mėrkurės sė ardhshme. Burime nga Drejtoria e Policisė nė Korēė kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn se nga ana e tyre ėshtė hartuar njė plan paraprak masash, ndonėse gjithēka ėshtė nė funksion edhe tė informacioneve qė vijnė nė rrugė zyrtare nga FSHF.