TIRANĖ- Shqipėria dhe Serbia nėnshkruan sot marrėveshjen "Mbi lėvizjen e ndėrsjellė tė shtetasve".
Zyra e shtypit e MPJ-sė bėri tė ditur se, nė ambientet e kėsaj ministrie u nėnshkrua marrėveshja ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Serbisė "Mbi lėvizjen e ndėrsjellė tė shtetasve". Marrėveshja pėr heqjen e vizave me Serbinė u nėnshkrua pėr palėn shqiptare nga zv.ministri i Jashtėm, Selim Belortaja, ndėrsa pėr palėn serbe nga Ambasadori i Republikės sė Serbisė nė Tiranė, Miroljub Zaric.
Marrėveshja pėr lėvizjen e lirė ėshtė e bazuar mbi parimet e reciprocitetit tė plotė midis dy shteteve, vullnetit tė mirė e bashkėpunimit tė ndėrsjellė dhe synon mundėsimin e qarkullimit tė lirė tė qytetarėve nga njėri shtet nė tjetrin.
Gjithashtu, marrėveshja parashikon pėrjashtimin nga viza pėr hyrjen nė territorin e secilės palė pėr njė vizitė ose qėndrim qė nuk i kalon 90 ditė brenda 180 ditėve.
Ndėrkohė procedura pėr shtetasit, tė cilėt dėshirojnė tė qėndrojnė pėr njė periudhė mė tė gjatė kohe nė territorin e njėrės palė kontraktuese pėr qėllime studimi, punėsimi, ribashkimi familjar, etj, do ti nėnshtrohet kėrkesave tė legjislacionit tė brendshėm tė secilit vend.



Pėrgjigju me citim