Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Europa League, Buducnost-Flamurtari 1-3

  1. #1

    Europa League, Buducnost-Flamurtari 1-3




    FLAMURTARI triumfoi me merite 3-1 ne Podgorice kunder Buducnostit vendas, ne ndeshjen e pare te turit te pare eliminator te Europa League.
    Edhe pse nuk arriti te shenoje golin e tij ne “Pod Goricom”, golashėnuesi me i mire i Shqiperise, Daniel Xhafaj, ishte dhe lojtari me i mire i ndeshjes.
    Xhafaj dha asistin e golit te pare te realizuar nga Ardit Shehaj, fitoi penalltine e golit te trete te ekzekutuar nga kapiteni Artan Sakaj, goditi shtyllen pingule ne pjesen e pare si dhe ishte prane golit te katert ne minutat e fundit te ndeshjes.
    Flamurtari hodhi nje hap te sigurt drejt kualifikimit te katert historik te tij, me nje ndeshje qe thuajse e dominoi faktikisht dhe pati nje mori te pafund rastesh per te shenuar edhe gola te tjere.
    Ne minutėn e 15-te, Julian Ahamataj leshoi nje top te gjate per Daniel Xhafen, ky i fundit fitoi nje duel shpejtesie me nje mbrojtes malazez, doli perballe portierit kundėrshtar, por topi u pėrplas ne trupin e Milosh Dragojevic.
    Gjithsesi, goli nuk vonoi.
    Kapiteni Artan Sakaj sherbeu per Daniel Xhafajn, ky i fundit fitoi tjeter duel me mbrojtėsin malazez, harkoi topin drejt zones, dhe aty sulmuesi Ardit Shehaj, me nje veprim inteligjent e shtyu me gjoks topin drejt rrjetes ne minuten e 23-te. Goli i tij i pare nderkombetar me Flamrtarin.
    Minuta e 42-te. Nje tjeter kulm i lojes se Flamurtarit.
    Daniel Xhafaj ndermori nje aksion personal nga e majta e sulmit vlonjate, por “Bomberi” goditi shtyllen pingule.
    Ne te 43’, gjyqtari i takimit i mohoi nje penallti Flamurtarit.
    Buducnosti barazoi 1-1 ne minuten e 53-te me ane te Boskovic, pas nje rreshtimi te gabuar ne mbrojtje te Flamurtarit.
    Vlonjatet rigjeten energjite kundėrsulmuese, dhe ne nje te tille, Daniel Xhafaj fitoi penalltine, pasi sulmuesi vlonjat u frenua ne menyre te dukshme te parregullt nga portieri Milosh Dragojevic.
    Mesfushori Njazi Lena sherbeu ne zone per zevendesuesin Onils Idrizaj, qe shenon golin e dyte per Flamurtarin ne minuten e 63-te. Goli i pare nderkombetar per 20-vjeēarin, pavarėsisht se ne analet e UEFA-s ky gol do te mbaje firmen e Radunovicit si autogol.
    Kapiteni Artan Sakaj mori persiper ekzekutimin dhe golin e trete te ekipit te Flamurtarit. 3-1 ne minuten e 65-te. Pikerisht ne “Pod Goricom”.
    Ne fund te takimit, ne te 88’, Daniel Xhafaj i kishte te gjitha mundesite per t’i cuar shifrat ne 4-1, por goditja me te majten e tij tundi rrjeten e jashtme.
    Gjithsesi, nje fitore e madhe e Flamurtarit, qe tani e pret me i qete ndeshjen e kthimit ne Vlore.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Europa League, Buducnost-Flamurtari 1-3

    Disa sekuenca filmike te kesaj ndeshjeje mund ti shihni ne videon e meposhteme:


+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Flamurtari -Jablonec.Turi i dyte eliminator i Europa League
    By sabah in forum UEFA Champions League
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-11, 02:15 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-11, 02:24 AM
  3. Europa league -turi i pare eliminator
    By sabah in forum UEFA Champions League
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-11, 04:53 PM
  4. Europa League kualifikohen ekipet favorite
    By sabah in forum UEFA Champions League
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-11, 04:48 AM
  5. Europa League (kupa e UEFA-s)
    By sabah in forum Sporte Te Ndryshme
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-09, 04:55 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5