Vlonjatet e shkodranet ndeshen respektivisht kundėr maltezėve tė Birkirkarės dhe malazezėt e Buduēnostit pėr Europa League

Kur nuk kanė kaluar shumė nga mbyllja e sezonit tė kalur, pėr skuadrat shqiptare fillon menjėherė aventura e re, ajo e Kupave tė Evropės.Tė parėt qė do tė zbresin sot nė fushė janė Vllaznia e Flamurtari, tė cilėt ndeshen respektivisht kundrejt maltezėve tė Birkirkarės dhe malazezėt e Buduēnostit. Por edhe pse bėhet fjalė pėr ndeshjet e para qė luhen nė transfertė, kryefjalė mbetet kualifikimi. Kjo, sepse mė shumė sesa prestigji, nė lojė janė mijėra euro pėrfitime Saktėsisht flitet pėr tė paktėn 180 mijė euro pėr secilėn nga kėto dy ekipe protagoniste nė fazėn eliminatore tė Europa League. Fillimisht, 90 mijė euro tė ardhura do tė vijnė nga UEFA vetėm pėr pjesėmarrjen, ndėrsa kjo shifėr do tė dyfishohet nėse kalohet nė turin tjetėr. Kurioz ėshtė fakti qė sipas asaj qė ka caktuar UEFA, nėse njė skuadėr luan qė nga turi i parė eliminator dhe arrin tė shkojė deri nė fazėn e grupeve, atėherė pėrfiton plot 450 mijė euro. Megjithatė pėr momentin duket se si vlonjatėt, edhe shkodranėt kėrkojnė tė kėnaqen me minimumin e mundshėm, pėrderisa edhe ata vetė janė tė vetėdijshėm se s’do tė jetė e lehtė tė shkohet deri nė atė pikė. Fundja kėto kundėrshtarė tė radhės tė dyja palėt i shohin si mė tė kalueshėm dhe prandaj para sfidave qė luhen sot kanė shprehur optimizmin e tyre se mund t’ia dalin mbanė. Ndonėse pėrfundimisht, mė shumė sesa fjalėt, do tė jetė fusha ajo qė do tė “flasė”. Ndėrkaq mėsohet se vetėm ndeshja e Buduēnost-Flamurtari (sot, ora 21:00) do tė jepet nė ekranet shqiptare, pikėrisht pėrmes TVSH-sė. Ndėrsa asnjė kanal nuk ka mundur tė blejė tė drejtėn televizive pėr ndeshjen e Vllaznisė nė Maltė ndaj Birkinkarės (ora 20:30). E vetmja mėnyrė pėr tė mėsuar mbi ecurinė e ekipit shkodran nė 90 minutat e mbrėmjes sė sotme ėshtė interneti dhe informacionet e pakta qė mund tė merren live nėpėrmjet tij.
Tirana e Skėnderbeu
Dy skuadrat e tjera, Tirana e Skėnderbeu qė pėrfaqėsojnė vendin tonė nė arenėn e Kupave do tė hyjnė nė valle gjatė tureve tė mėpasshėm. Si korēarėt edhe kryeqytetasit marrin pjesė qė nga turi i dytė tė kompeticioneve europiane, ēka do tė thotė qė do tė pėrfitojnė nga UEFA mė shumė sesa Vllaznia e Flamurtari.Kėshtu, Skėnderbeu do tė marrė minimalisht 230 mijė euro nga UEFA (130 mijė pėr pjesėmarrjen dhe 100 mijė pėr kalimin e turit). Prandaj, nėse eliminohen nga Apoel, bardhekuqtė do pėrfitojnė shumė nga pjesėmarrja nė Champions. Ndėrsa Tirana do tė pėrfitojė 180 mijė euro: 90 mijė nga pjesėmarrja nė Europa League dhe 90 mijė pėr kalimin e turit tė parė. Por, duke qenė se nė bazė tė formulės bardheblutė luajnė direkt nė turin e dytė, kjo do tė thotė qė edhe nėse eliminohen nė kėtė tur, ata marrin tė paktėn 180 mijė euro nga UEFA.


EUROPA LEAGUE/Raundi i parė paraeliminator
Reykjavik-IF Fuglafjordur
FC Daugava-Tromso
IF Elfsborg-CS Fola Esch
The Neė Saints FC-Cliftonville
FC Honka-Nomme Kalju
Fulham-NSI Runavik
IBV Vestmannaeyjar-St Patricks
BK Hacken-UN 97 Kaerjeng
Aalesund-Neath
Renova-Glentoran
Koper-Shakhter Karaganda
FC Banga-Karabakh Azersun
Paks-UE Santa Coloma
Rabotnicki Kometal-Trans Narva
Rad Belgrade-Tre Penne
Buducnost Podgorica-Flaumurtari
Uliss Yerevan-Ferencvaros
Jagiellonia Bialystok- Irtysh
Minsk -AZAL
Dinamo Tbilisi-FC Milsami
FC Spartak Trnava-Zeta
Varazdin-Lusitanos
Banants Yerevan-Olimpi Rustavi
Birkirkara-Vllaznia Shkoder
Siroki Brijeg-Olimpija Ljubljana
Shėnim: Ndeshjet e kthimit mė 7 korrik(ikub.al)