Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 3 prej totalit 3

Tema: Si ta pėrgatisni automobilin pėr udhėtim

  1. #1

    Si ta pėrgatisni automobilin pėr udhėtim


    Para nisjes pėr udhėtim, shoferėve u rekomandohet qė automobilin e tyre ta kontrollojnė deri nė imtėsi, qė t’i parandalojnė avaritė e mundshme tė cilat do tė mund ta prishin pushimin.
    Nėse nuk janė “ekspertė”, pronarėt e automobilave kėtė punė duhet t’ua lėnė atyre qė tėrė jetėn e kanė bėrė kėtė.
    Kujdes me agregatėt elektrikė
    Para shkuarjes nė pushime verore ideale do tė ishte qė automobilin ta lini disa ditė tek ndonjė servis i njohur pėr kontroll nė detaje. Pasi qė ky version ėshtė relativisht i shtrenjtė dhe shpesh shmanget,shoferėt edhe vetė mund tė bėjnė pėrgatitjen themelore tė makinės para shkuarjes nė udhėtim. Nė muajt e verės, sidomos kur udhėtimet janė tė gjata, prishjet mė tė shpeshta janė nė agregatet elektrik dhe pajisjet pėr ftohje.Kėshillohet kontrollimi dhe mbushja eventuale e kutisė me llamba rezervė. Po ashtu, do tė ishte mirė qė nė automobil tė jenė dy lloje tė rripave, pasi qė edhe ata shpesh mund tė prishen gjatė rrugės”, pohojnė ekspertėt.
    Bėni servis, i cili zakonisht bėhet pas 10.000 km rruge.Nuk duhet tė rrezikoni dhe kėtė duhet ta bėni pėrpara se matėsi i kilometrave ta kalojė shifrėn e pėrmendur. Nėse keni kaluar mė shumė se 5.000 kilometra pa ndėrrimin e vajit, secili mekanik serioz do t’ju kėshillojė qė para udhėtimit tė ndėrrohet komplet vaji nė motor.
    Kontrolloni gomat dhe alkoolin e frenave. Automekanikėt shtojnė se tė gjithė rezervuarėt pėr lėngje nė automobil tė mbushen deri nė shenjėn e caktuar tė cilat e shėnojnė maksimumin, por jo edhe ta tejkaloni kėtė. Pra, duhet ta mbushni pjesėn pėr vaj nė motor dhe ndėrrues, tė shtoni produkte pėr ftohjen e motorit, vajin pėr frenat hidraulik, lėngun nė akumulator.
    “Ėshtė e rekomanduar qė nė makinė si rezervė tė gjendet edhe njė litėr vaj, po ashtu edhe njė litėr ujė tė distiluar. Kjo vlen jo vetėm pėr rrugėn gjatė shkuarjes me pushime, por edhe pėr ēdo ditė. Kurrė nuk i dihet se kur matėsi i temperaturės dhe nga cila arsye e saktė do tė kalojė nė ‘tė kuqen’”, pohojnė automekanikėt.
    Kushtoni vėmendje bagazhit
    Nuk ėshtė e parėndėsishme si do t’i palosni gjėrat nė bagazhin e automobilit. Duhet tė keni kujdes pėr baraspeshėn e makinės me rastin e vendosjes sė gjėrave pėr rrugė, gjėrat mė tė rėnda duhet t’i lėni nė fund tė bagazhit, dhe atė sa mė afėr mesit tė makinės, dhe pastaj tė mbushet hapėsira e mbetur.
    Duhet tė llogarisni si renditen valixhet dhe gjėrat e tjera, me qėllim tė gjetjes mė tė lehtė dhe tė shpejtė tė gomės rezervė, nėse ajo gjendet nė bagazh.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Si ta pėrgatisni automobilin pėr udhėtim

    po ne qe skemi makine, si tja bejme? hahaha, shume artikull interesant dhe me vlere

  3. #3

    Replikė: Si ta pėrgatisni automobilin pėr udhėtim

    Cito Postuar fillimisht nga deona Shiko Postimin
    po ne qe skemi makine, si tja bejme? hahaha, shume artikull interesant dhe me vlere
    po ti mund ti thuash te dashurit si ta pergatise ai makinen, nqs nuk ke te dashur thuj babit
    Atdhetar i perjetshem

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Udhėtim nė Antigone
    By sabah in forum Historia e Shqiperisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-10, 09:44 AM
  2. Udhetim i papare.
    By sabah in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-10, 06:26 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5