Kliko pėr version me te madh

Emri:	letra-Hitler-.jpg
Heret qė ėshtė pare:	6
Madhesia:	16.4 KB
ID:	2256

Njė organizatė hebraike e tė drejtave tė njeriut ka gjetur njė letėr tė shkruajtur nga Adolf Hitleri qė tregon se ai kishte vėnė nė shėnjestėr largimin e hebrenjėve nga Gjermania para se tė vinte nė pushtet.


Sipas Zėrit tė Amerikės, letra ishte shkruar nė vitin 1919, kur Adolf Hitleri ishte 30 vjeē dhe i lidhur me njė njėsi propagandash nė ushtrinė gjermane qė ishte pėrgjegjėse pėr edukimin politik tė ushtarėve tė ēmobilizuar. Gjermania kishte filluar tė rimėkėmbej pas humbjes nė Luftėn e Parė Botėrore. Komandanti i Adolf Hitlerit, kapiteni Karl Majer ishte pyetur tė bėnte njė vlerėsim tė rolit tė hebrenjėve nė shoqėrinė gjermane, dhe ai e ngarkoi me kėtė detyrė pikėrisht Adolf Hitlerin.


Rabini Marvin Hie, themelues dhe dekan i Qendrės Uisentel, thotė se letra ofron njė pėrshkrim tė qartė tė mendimeve tė hershme tė Hitlerit


“…Bėhet fjalė pėr sllogane tradicionale se hebrenjtė janė pėrgjegjės pėr gjithė tė kėqijat, por pjesa e pabesueshme e letrės ėshtė paragrafi ku ai shkruan se ēfarė duhet bėrė rreth kėsaj ēėshtje. Dhe ai thotė se unė nuk dua njė anti-semitizėm emocional, i cili do tė lejonte sulmet kundėr hebrenjve. Ne duhet tė kemi njė anti-semitizėm intelektual. Ne duhet tė organizojmė njė program tė pamėshirshėm qeveritar. Qėllimi pėrfundimtar i politikės duhet tė jetė largimi i plotė i hebrenjėve”.
Rabini Hier thotė se 20 vite mė vonė, Hitleri ishte nė pozitė pėr tė zbatuar atė qė kishte shkruar, madje nė njė mėnyrė mė brutale se sa pėrshkruhet nė letrėn e tij. Qeveria naziste nė mėnyrė sistematike ka vrarė mė shumė se 6 milionė hebrenjė nė atė qė tani njihet si Holokaust.
Qendra Uisental pėr herė tė parė mėsoi pėr kėtė letėr nė vitin 1988, pas vėrtetimit tė nėnshkrimit tė Hitlerit. Por shtrohet pyetja se si njė ushtar i nivelit tė ulėt ka patur qasje nė njė makinė shkrimi kur ato kushtonin shumė shtrenjtė. Zyrtarėt e Qendrės thonė se pas daljes nė dritė tė mė shumė informacioneve, pėrfshirė rolin e Hitlerit nė njėsinė e propagandės, u bė e qartė se letra ishte autentike. Nė atė kohė, letrėn e bleu njė koleksionist privat. Kur u hodh nė treg pėrsėri kėtė vit, Qendra Uisental mblodhi fonde me vlerė 150 mijė dollarė pėr ta blerė atė.
Rabini Hier thotė se dokumenti i hedh poshtė mendimin se Hitleri i ka marrė idetė anti-semitike nga kolegėt e tij nazistė. Nė vend tė kėsaj, letra e udhėheqėsit nazist pėrshkruan se strategjia e tij raciste ishte nė qendėr tė mendimit tė tij tė hershėm.
“Njė nga gjėrat e para qė ai bėri pasi u bė kancelar ishte largimi i hebrenjėve nga shoqėria, heqjen e tė drejtave tė tyre pėrfshirė shtetėsinė, mos lejimin e martesave tė tyre me gjermanėt, dhe hap pas hapi ai lėvizi drejt pikės pėrfundimtare tė planit tė tij. Pas konferencės Uansi ata planifikuan shfarosjen e tė gjithė popullit hebraik. Pra, ky ėshtė njė dokument magjepsės qė ne e kemi bėrė tė hapur pėr publikun”.
Letra do tė vendoset nė Muzeun e Tolerancės tė Qendrės Uisental nė muajin gusht. Kjo ekspozitė interaktive do tė tregojė letrėn nė kontekst tė ngjarjeve qė sollėn nė pushtet Hitlerin dhe ekzekutimin e politikave tė tij kundėr hebrenjėve.
Ka edhe njė shtojcė nė kėtė tregim. Karl Mayr, oficeri gjerman qė i ka kėrkuar Hitlerit tė shkruante letrėn rreth hebrenjėve tė Gjermanisė, u bė kundėrshtar i Hitlerit. Pas ngritjes sė Hitlerit nė pushtet, oficeri Mayr u arratis nė Francė. Nė vitin 1941, pasi gjermanėt pushtuan Francėn, ai publikoi njė artikull tė panėnshkruar nė gjuhėn angleze, nė njė shtėpi botuese amerikane, duke hedhur poshtė politikat e Hitlerit. Ai u arrestua dhe mė vonė vdiq nė kampin famėkeq tė pėrqėndrimit Buhenvald.