Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 6 prej totalit 6

Tema: Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

  1. #1

    Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	prifti.jpg
Heret qė ėshtė pare:	63
Madhesia:	28.1 KB
ID:	2218

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė i ka dėrguar Komitetit Shtetėror pėr Kultet njė letėr protestė mbi filmin "Balkan Bazar" tė Edmond Budinės. Filmi doli nė kinematė shqiptare nė muajin prill.

    Sipas Kishės, filmi ėshtė fyes dhe shpifės e nuk duhej lejuar tė xhirohej brenda njė kishe e as nuk duhej financuar nga fonde publike.

    Prodhimi kinematografik, i xhiruar nė Labovė tė Kryqit nė Gjirokastėr, ka nė qendėr tė tij skandalin e eshtrave nė Kosinė tė Pėrmetit, ku eshtra shqiptarėsh u "kapėn" tė shiteshin pėr eshtra ushtarėsh grekė tė rėnė nė luftė.

    Letra e shkruar nga kryesekretari Protopresviter, Joan Trebicka, me urdhėr tė Sinodit tė Shenjtė, mban datėn 26 maj 2011 dhe i ėshtė dėrguar pėr dijeni dhe kryeministrit tė shqipėrisė. Z.Sali Berisha, Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ambasadorit tė Republikės sė Italisė si dhe Kėshillit Ndėrfetar tė Shqipėrisė.

    Nė letėr Kisha Autoqefale gjykon se “filmi ėshtė nė mėnyrė ekstreme sarkastik, e i shfaq priftėrinjtė si pėrdhosės varresh, matrapazė eshtrash njerėzore dhe familjet e tyre si imorale”. Kisha ka tri kėrkesa pėr komitetin e kulteve. Ajo kėrkon qė "t'ua bėjė tė ditur protestėn organeve shtetėrore qė mbėshtetėn dhe financuan kėtė film plot shpifje; tė kujdeset pėr shmangien e shtrembėrimeve tė tilla nė tė ardhmen dhe tė kujdeset pėr zbatimin e ligjit 10057/29.1.2009, pėr mbrojtjen e vendeve tė shenjta tė kultit dhe pėr kthimin e tyre te Kisha Othodhokse qė i ka krijuar dhe sė cilės i takojnė".

    Letra ėshtė publikuar sot nė "Gazeta Shqiptare". Nė njė reagim tė parė vetė regjisori Edmond Budina, ėshtė shprehur se do ta lexonte me vėmendje letrėn dhe mė pas do tė reagonte.

    Me tu shfaqur nė kinema, gjatė muajit prill 2011, filmi ngjalli reagime nė Greqi. Mediat nė Athinė e cilėsuan si "njė tjetėr sfidė tė turpshme kundėr helenizmit dhe komunitetit ortodoks. Regjisori Budina deklaroi nė atė kohė se faktet e filmit ishin reale, dhe eshtrat nuk ishin analizuar prej tij por prej specialistėve mjeko-ligjorė. Sipas tij, filmi "Ballkan Bazar" nuk ishte njė sfidė kundėr ortodoksisė, por ndaj abuzimit qė bėhet nga njerėz tė veēantė me tė dhe sigurisht qė ėshtė sfidė kundėr gjithė nacionalizmave tė vogla qė pėrēajnė njerėzit! (BalkanWeb)

  2. #2

    Replikė: Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

    Letren e plote te mjekercjapit mund ta lexoni me poshte:


    Kisha Autoqefale e Shqipėrisė
    Sinodi i Shenjtė
    Tiranė, 26.5.2011
    Komitetit Shtetėror pėr Kultet

    Pėr dijeni:
    Shkėlqesisė sė Tij, Kryeministrit tė Shqipėrisė. Z.Sali Berisha
    Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
    Ambasadorit tė Republikės sė Italisė
    Kėshillit Ndėrfetar tė Shqipėrisė

    I dashur z. Kryetar,
    Para festės sė Pashkės, pas njė reklame plot zhurmė nė media, u shfaq nė kinematė e Tiranės filmi me titull "Ballkan Bazar" i regjisorit Edmond Budina. Ky film ėshtė njė shpifje e turpshme ndaj priftėrinjve orthodhoksė shqiptarė dhe pėr pasojė, fyerje e rėndė pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Filmi ėshtė nė mėnyrė ekstreme sarkastik, e duke kaluar ēdo cak, i shfaq priftėrinjtė si pėrdhosės varresh, matrapazė eshtrash njerėzore dhe familjet e tyre si imorale.

    1. Siē e pohon regjisori i filmit, i cili jeton nė Itali 20 vitet e fundit, nė njė intervistė tė tij (gazeta "Panorama" 14-15.4.2011), financimi i filmit u bė nga Qendra Kombėtare Kinematografike Shqiptare dhe u mbėshtet nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Ministria e Kulturės e Italisė (kostoja e filmit arrin nė 600.000 euro). Nė njė intervistė tjetėr tė tij (gazeta "Telegraf", 13.4.2011), pasi informon se filmi ėshtė financuar nga shteti shqiptar nė masėn 60%, ndėrsa pjesa tjetėr, 40% ėshtė dhėnė nga Ministria e Kulturės sė Italisė, shton "Ndaj ėshtė detyrimi im personal t'i them faleminderit taksapaguesit shqiptar qė mė dha lekėt pėr kėtė film". Por harroi tė falenderojė edhe taksapaguesit italianė...
    Gjatė periudhės sė ditėve tė festės, si edhe tė fushatės parazgjedhore, shmangėm protestėn publike. Por tanimė, duke shprehur zemėratėn e 145 klerikėve shqiptarė dhe atė tė besimtarėve orthodhoksė, jemi tė detyruar tė protestojmė me forcė, nėpėrmjet Komitetit Shtetėror pėr Kultet, ndaj atyre organeve shtetėrore qė u pėrmendėn mė sipėr, tė cilat financuan kėtė film, si edhe ndaj Institutit Italian tė Kulturės. Pohimi i regjisorit tė filmit pėrbėn fyerje cinike pėr qindra orthodhoksė qytetarė shqiptarė, sepse nė njė periudhė demokratike dhe me paratė e tyre, fyhet meshtari orthodhoks dhe nė pėrgjithėsi Kisha Orthodhokse.

    2. Nė njė intervistė tjetėr tė tij ("Gazeta Shqiptare", 18.4.2011), regjisori pohon se "faktet qė unė sjell nė film janė fakte reale". Me kėtė deklaratė, zbulon se vazhdon atė fushatė shpifjesh qė u bė para pesė vjetėsh, nga disa qarqe tė caktuara, me shėnjestėr njė prift konkret orthodhoks, atė Vasil Thomollarin (emrin e tė cilit filmi e ndryshon nė Thoma Vasillari). Regjisori rreket tė paraqesė si realitet njė histori tė dhimbshme, se gjoja, nė varrezėn e vjetėr tė fshatit Kosinė, bėheshin zhvarrime tė paligjshme nė varret e banorėve tė vjetėr tė fshatit, eshtrat e tė cilėve disa i shisnin si eshtra ushtarėsh grekė. Por, pėr kėtė ngjarje ekziston njė vendim i Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Pėrmetit, i marrė pesė vjet mė parė, qė vė nė vend tė vėrtetėn. Prokurorja, znj. Silvana Pani, pasi mori nė shqyrtim tė gjitha tė dhėnat nė lidhje me ngjarjen dhe pėrfundimet e ekspertizės mjeko-ligjore, shpalli me shkrim se "nga hetimet rezulton se gjatė gėrmimeve tė kryera nė territorin e kishės sė Shėn Mėrisė tė fshatit Kosinė, nuk janė kryer veprime, tė cilat ulin respektin ndaj tė vdekurve". Gjithashtu, nė kėtė vendim thuhet se "qėllimi kryesor i kėtyre zhvarrimeve ka qenė 'jo dhunimi i varreve', por nxjerrja e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė nė kėtė territor gjatė luftės italo-greke, nė vitet 1940-1941". Nga hetimet e prokurorisė u provua se nė rastin konkret mungojnė si ana e elementit objektiv, ashtu edhe e atij subjektiv tė figurės sė veprės penale tė dhunimit tė varreve. Pėr kėtė arsye, organi i Prokurorisė vendosi edhe pushimin e procedimit penal kundėr atė Vasil Thomollarit (Shih bashkangjitur edhe vendimin e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor, Pėrmet nr.32/27.05.2006 pėr pushimin e ēėshtjes). Me gjithė kėtė vendim tė organit tė Prokurorisė shqiptare, z.Budina guxon, me para tė shtetit shqiptar, ta hedhė poshtė dhe tė imponojė me anė tė filmit (sipas kritikėve, tė njė cilėsie tė dobėt), njė histori tė gėnjeshtėrt qė fyen pa drojė tė gjallė e tė vdekur dhe jo vetėm Kishėn Orthodhokse, por dhe mė gjerė popullin e Shqipėrisė.

    3. Pėr xhirimin e kėtij filmi u bė njė sakrilegj i frikshėm. U pėrdhos vendi i shenjtė i kishės historike tė Fjetjes sė Hyjėlindėses (shek.10-tė), nė fshatin Labovė e Kryqit, madje edhe Altari i Shenjtė. Regjisori pohon faktin se "kisha e Labovės pėrbėn njė monument kulture tė Shqipėrisė" dhe se brenda saj nuk kryhen mesha. Bėhet fjalė pėr njė justifikim jo vetėm tė gėnjeshtėrt, por edhe mendjengushtė... Siē deklarojnė banorėt e fshatit, kisha nė fjalė pėrdoret edhe pėr kryerjen e Mistereve tė Shenjta dhe tė shėrbesave tė tjera tė Kishės Orthodhokse dhe ėshtė restauruar nė vitet e fundit me shpenzimet e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kush ia ka thėnė z.Budina se kur njė kishė ėshtė monument kulture, resht sė qeni vend i shenjtė kulti ndaj tė cilit duhet pasur respekt absolut?! Kėtė vend tė shenjtė kulti, qė e respektuan pėr 10 shekuj gjenerata njerėzish, madje edhe ata qė jetuan nė regjimet armiqėsore, ndėrsa tani, nė vitin 2011 vjen njė regjisor shqiptar qė banon nė Itali pėr ta pėrdhosur, me paratė e Ministrive tė Kulturės tė Republikave tė Shqipėrisė dhe tė Italisė.

    Protestojmė me forcė ndaj organeve pėrgjegjėse tė Ministrisė sė Kulturės tė Shqipėrisė, sepse i dhanė lejen zotėrisė sė lartpėrmendur tė xhirojė, brenda vendit tė kultit, filmin e tij fyes pėr Kishėn Orthodhokse, i cili ekspozon pėr keq nė pėrgjithėsi fenė nė Shqipėrinė Moderne. Denoncojmė nė tė njėjtėn kohė shkeljen qartė tė ligjit 10057/22/1/2009 (Marrėveshja midis Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėr rregullimin e Marrėdhėnieve tė ndėrsjella). Ligji, nė nenin 23, paragrafi 2, thotė "Shteti mund tė marrė nė pėrdorim njė objekt tė kultit vetėm pėr interesa madhore dhe vetėm pasi tė ketė marrė paraprakisht pėlqimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė". Sigurisht nuk pėrbėn "interes madhor" tė bėsh qesharak njė prift orthodhoks shqiptar. As nuk u mor paraprakisht "pėlqimi" i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Pėr mė shumė rikujtojmė se nė po tė njėjtin nen, paragrafi 1 thuhet se "Objektet e kultit qė kanė statusin e monumentit tė kulturės t'i kthehen nė pronėsi tė Kishės Othodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe do tė mbrohen e trajtohen nga ligji pėr trashėgiminė kulturore". Kanė kaluar dy vjet nga hyrja nė fuqi e ligjit dhe Ministria e Kulturės, nė vend tė kthimit tė kėtyre vendeve tė kultit, ua jep regjisorėve qė synojnė minimin e autoritetit tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Kėtu duhet tė theksojmė se ky film ua ka kaluar nė shumė aspekte edhe filmave mė ekstremistė propagandistikė kundėr fesė qė u bėnė nė periudhėn e sistemit ateist.

    Nė mbyllje, lutemi qė Komiteti Shtetėror pėr Kultet: a) t'ua bėjė tė ditur protestėn tonė organeve shtetėrore qė mbėshtetėn dhe financuan kėtė film plot shpifje, b) tė kujdeset pėr shmangien e shtrembėrimeve tė tilla nė tė ardhmen, c) tė pėrkujdeset pėr zbatimin e ligjit 10057/29.1.2009, pėr mbrojtjen e vendeve tė shenjta tė kultit dhe pėr kthimin e tyre te Kisha Orthodhokse qė i ka krijuar dhe sė cilės i takojnė.
    Nė fund, ėshtė trishtues dhe pėr imazhin e vetė Shqipėrisė, fakti qė ky film ėshtė shfaqur tashmė nė Festivalin e Sofjes dhe siē ėshtė bėrė e ditur, regjisori synon ta prezantojė edhe nė vende tė tjera evropiane. Pėr kėtė arsye, do ta bėjmė tė njohur kėtė protestė, edhe nė organizmat fetarė ndėrkombėtarė, anėtare e tė cilėve ėshtė edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė.

    E konsideruam se jemi tė detyruar t'ju dėrgojmė kėtė protestė, meqė fyerja sarkastike e klerikėve tė njė komuniteti tradicional fetar tė Shqipėrisė nuk pėrbėn shprehje kulture qė meriton financimin nga fonde publike. Pėrkundrazi, filmi "Ballkan Bazar" fyen vendin dhe nxin ikonėn kulturore tė shoqėrisė shqiptare, madje nė njė kohė kur Shqipėria ka si qėllim integrimin e saj nė Bashkimin Evropian.
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
    Me urdhėr tė Sinodit tė shenjtė
    Kryesekretari
    Protopresviter Joan Trebicka

  3. #3

    Replikė: Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

    Kete filmin une se kam pare,por me behet zemra mal qe Edmond Budina me padashjen e tij i paska pickuar atje ku duhet.Nen petkun e fetarit keta greke kane spekulluar me mikpritjen e shqiptarit dhe kane vepruar ashtu si kane pasur udhezimet nga qendra e tyre ne Athine.Nese shteti shqiptar eshte treguar nul kundrejt ketyre veprimeve barbare te kishes ortodokse(jo autoqefale) shqiptare te uzurpuar nga greku Janullatos ne dem te shtetasve shqiptare, media shqiptare nuk ka qendruar indiferente.Organet e medias se shkruar dhe ato elektronike te pakten ato qe kane nje fare pavaresie nga politika kane pas informuar publikun se cka ndodh ne shqiperi me bemat e klerikeve ortodokse shqiptare te cilet shpirtin dhe nderin ja kane dhuruar qoftelargut Janullatos.Filmi "Balkan Bazar" eshte nje realitet qe nxjerr zbuluar qellimin e vertete te ardhjes se Janullatosit ne Shqiperi.Le te ankohen sa te duan tek Sala keta prifterinjte greke dhe sherbetoret e tyre shqiptare,shqiptaret tashme jane zgjuar dhe e dine se kush eshte Janullatos dhe kush e mbeshtet veprimtarine e tij ne shqiperi.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  4. #4

    Replikė: Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

    bravo Edmondi, o janullatos o fakers
    Atdhetar i perjetshem

  5. #5

    Replikė: Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

    Disa sekuenca filmike te Balkan Bazar te Edmond Budines


  6. #6

    Replikė: Janullatos letėr Berishės: "Ballkan Bazar" pėrdhos kishėn ortodokse

    rrofsh sabah per videon!

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-10, 11:14 AM
  2. Filmi “Koha e Kometės” - "Time of the Comet"
    By Albanian^Boy in forum Kinematografi
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-05-09, 08:24 AM
  3. Lajmi i dites 25/02/2008 "Ethet", triumfon Kejsi Tola
    By King_Arthur in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-08, 01:25 PM
  4. "Top Fest", nis nesėr Edicioni i 5-tė nė "Top Channel"
    By King_Arthur in forum Telefona/Celulare/PDA
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-08, 04:22 AM
  5. AC MILAN-Tifozat "Djajt Kuq e ZI" - "RosoNero"
    By rosonero in forum Futbolli Italian
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 14-01-08, 04:23 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5