Australiani Kejsi Stoner me Hondėn triumfoi nė Ēmimin e Madh tė Britanisė nė Moto Grand Pri, duke kaluar nė renditje spanjollin kampion bote nė fuqi, Horge Lorenco. Rrėzimi i kėtij tė fundit bėri qė Stoner tė pėrfitonte dhe nė fund tė merrte kryesimin e kampionatit botėror. Lorenco e nisi shumė mirė garėn, por ai iu bashkua pjesės tjetėr tė pilotėve qė nuk mundėn ta vazhdonin, pėr shkak tė terrenit tė rrėshqitshėm nė Silverstone. Vendin e dytė nė Britani e zuri Andrea Doviciozo me Hondėn, ndėrsa pas tij u rendit amerikani veteran Kolin Eduards. Niki Hejdėn me Dukatin u rendit i katėrti, duke lėnė pas spanjollin Alvaro Bautista me Suzukin. Ndėrkaq, vetėm vendi i gjashtė pėr Valentino Rosin, qė duket se e ka shumė tė vėshtirė tė ruajė ritmin e rivalėve. Ai u nis nga vendi i 13-tė dhe bėri disa parakalime, por deri nė vendin e gjashtė. Pas kėsaj gare, Kejsi Stoner kryeson Botėrorin e Moto Grand Pri me 116 pikė, i ndjekur nga Lorenco me 98 dhe Doviciozo me 83.