Nė tre muajt e parė tė vitit, importi i mallrave tė konsumit u ul nė sasi me 1.2 pėr qind, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar.
Pas goditjes qė mori nga kriza nė fillim tė vitit 2009, konsumi u rrit pėrkohėsisht deri ne fund te vitit te kaluar duke pesuar serish renie kete fillim viti. Tė dhėnat tregojnė se rėnia e konsumit ka ndodhur kryesisht mallrat bazė tė jetesės, mė saktėsisht ushqimet. Njė ndėr arsyet kryesore ėshtė rritja e cmimeve, e cila ka qenė e fortė kėto tre vitet e fundit. Sipas tė dhėnave cmimet e ushqimeve janė rritur mesatarisht me 7-8 perqind nė vit.
Por nė raportin e fundit tė politikės monetare, ekspertėt e Bankės Qendrore listojnė njė sėrė arsyesh se pse shqiptarėt po shpenzojnė mė pak. Vec rritjes sė cmimeve, disa prej tyre janė tė lidhura me pakėsimin e tė ardhurave, por edhe me pasigurinė e rritur tė qytetarėve.
Njė pjesė tė mirė tė konsumit, familjet e kanė financuar pėrmes dėrgesave qė u vinin nga tė afėrmit e tyre emigrant. Prej gati tre vitesh, dėrgesat vazhdojnė tė bien mesatarisht me 7 deri nė 8 pėr qind nė vit. Vec dėrgesave edhe kredia konsumatore njė tjetėr burim financimi qė vitet e fundit ėshtė pėrdorur gjerėsisht nga familjet pėr tė financuar blerjet dhe nevojat e tyre tė pėrditshme ishte nė tremujorin e katėr tė vitit tė kaluar 1.4 pėr qind mė e ulėt se e njėjta periudhė e njė viti mė parė.
Megjithatė tkurrja e tė ardhurave, sipas Bankės shpjegon vetėm pjesėrisht rėnien e konsumit. Njė tjetėr arsye ėshtė ajo se konsumatorėt kanė filluar tė ndryshojnė sjelljen nė kushtet e njė pasigurie mė tė lartė ekonomike.
Banka thotė se familjet po preferojnė t'i depozitojnė tė ardhurat e tyre mė shumė se sa t'i shpenzojnė ato pėr konsum. Pėr vite me radhė rritja e kėrkesės pėr konsum ka qenė e lartė dhe ėshtė cilėsuar si gjeneratori i rritjes ekonomike tė Shqipėrisė. Kjo u konfirmua edhe nė dy vitet e fundit, ku rėnia e konsumit si pasojė e krizės pėrgjysmoi rritjen ekonomike./tch/



Pėrgjigju me citim