Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 10 prej totalit 10

Tema: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

  1. #1

    Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	lenon.jpg
Heret qė ėshtė pare:	48
Madhesia:	53.1 KB
ID:	2118

    John Lennon, pjestari i grupit tė famshėm tė Bitėllsave, do tė "qėndrojė" i ulur sė bashku me kitarėn e tij nė njė nga stolat dekorativė tė qytetit tė Durrėsit.

    Skulptori Qazim Kėrtusha ėshtė autori i monumentit tė kėngėtarit dhe kompozitorit legjendar tė viteve 1960, i cili bashkė me grupin e djemve tė Liverpulit, u bėnė idhuj jo vetėm nė vendet perėndimore, por edhe pėr rininė nė Shqipėrinė e izoluar nga diktatura komuniste.

    Monumenti i derdhur nė bronz me mbėshtetjen e Bankės Raiffaisen ėshtė instaluar kėto ditė nė njė nga stolat dekorativė nė lulishten pranė Torrės veneciane tė Durrėsit.

    "John Winston Lennon (9 tetor 1940 - 8 dhjetor 1980) ėshtė njė nga figurat mė tė dashura tė periudhės sė rinisė sonė, pasi i kėndoi pikėrisht lirisė sonė tė munguar", tha pėr ATSH-nė autori i kėtij monumenti, i cili shton se ka punuar mė shumė se njė vit me bocetin e veprės.
    Skulptori 58-vjeēar Kėrtusha ėshtė njė nga autorėt mė tė njohur tė veprave tė parkut nė qytetin bregdetar. Shumė pranė monumentit tė sapovendosur tė kėngėtarit britanik ndodhet busti i atdhetarit Dom Nikollė Kaēorri, punuar po prej tij.

    Kėrtusha ėshtė gjithashtu autor i monumentit kushtuar artistėve tė Durrėsit 3000-vjeēar, instaluar nė lulishten e teatrit “Moisiu”. Fatkeqėsisht disa prej veprave tė parkut tė punuara prej tij edhe nė bashkėpunim me artistė tė tjerė janė prishur gjatė zbatimit tė projekteve tė rikonstruksionit nė hyrje tė qytetit.

  2. #2

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    shume shume bukur, bravo skuplptorit, dhe vendi eshte shume vend i bukur aty, me pamje nga porti...
    Atdhetar i perjetshem

  3. #3

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Meqe John Lennon duket sikur po flen gjume ,kam frike se skulpturen do ta vjedhin dhe do ta shesin per skrap.Lol!
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  4. #4

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Po ai ashtu si ne gjume ka qene gjith jetes se vet me thon te verteten.

    O Sabah po te ishte ne Vlor kjo skulptura do te shkonte shume aty ne Skele me noi lulishte

  5. #5

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Ndoshta...por Qazim Kertusha u tregua me i shpejte ne Durres.

  6. #6

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes


    Vidhen syzet e statujės sė Xhon Lenonit


    Persona ende tė paidentifikuar kanė shkulur nga statuja prej bronzi e ikonės sė grupit tė famshėm 'Bitėlls" syzet, pėr t'i shitur mė pas pėr qėllime pėrfitimi nė treg.

    Gazetari i Gazeta Shqiptare raporton se nuk ėshtė vetėm kjo vepėr arti e dėmtuar. Nė qytetin bregdetar janė vjedhur dhe pllakat e sheshit "Demokracia", i cili pėrfaqėson nė vetvete njė vepėr arti, ndėrsa tė tjerė keqbėrės kanė shkruar mbi muret e kalasė apo nėpėr kolonat antike.
    Objektet tė dėmtuar nga grumbulles skrapi kanė rėnė edhe busti i kryebashkiakut tė parė tė Durrėsit, Ali Podgorica. Atij i janė shkulur pothuajse tė gėrmat prej bronzi, tė cilat ishin vendosur nė pjesėn e piedestalit.
    (BalkanWeb)

  7. #7

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Avash avash, kan per ti mor kitarren, pastaj bluzen, nga Xhon do katandiset ne lyps...

  8. #8

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Po pse mo nuk e ben prej allcie monumentin e Xhonit te shkrete.Materiali prej bronxi koston dhe pikat e skrapit paguajne kesh .Keshtu si ka nisur kjo pune, historia e monumentit ka per te shkuar ne dosjet e objekteve te vjedhura.

  9. #9

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    Kemi lajm te mire nga Durresi:

    Durrės, pesė palė syze pėr John Lennon


    Monumenti i John Lenonit, qė u vendos njė muaj mė parė nė Durrės, do tė ketė pesė palė syze rezervė, dhuratė e njė pasionanti tė muzikės.

    Autori i veprės, Qazim Kėrtusha, tha se dy javė mė parė persona tė panjohur i "shkulėn" syzet origjinale tė veprės sė derdhur nė bronx, e cila ėshtė instaluar nė njė nga lulishtet pranė Torrės veneciane. “Menjėherė pas kėsaj mjaft qytetarė, qė shprehėn indinjatėn pėr veprimin negativ, kėrkuan tė ndihmojnė nė zgjidhjen e menjėhershme tė situates”,- tha Kėrtusha.

    “Njėri prej tyre, me profesion axhustator, drejtues i njė biznesi tė vogėl, mė solli pesė palė syze, sipas skicės qė ndėrtuam sė bashku”,- vijon mė tej Qazim Kėrtusha, i njohur si autor i skulpturave tė parkut nė Durrės.

    Njė palė prej tyre ėshtė salduar tashmė mbi hundėn e Lennonit, njėrit prej djemve tė grupit tė Liverpulit, qė me muzikėn e tyre nė vitet 1960-1970 ushqyen ndjesinė e lirisė edhe nė vendet e izoluara komuniste.

    Skulptori Qazim Kėrtusha falenderon qytetarėt pėr mbėshtetjen dhe gjen rast tė apelojė nė organet e pushtetit qendror dhe vendor pėr mė shumė vėmendje e kujdes ndaj monumenteve tė trashėgimisė kulturore dhe veprave tė reja qė janė vendosur nė parqet e qytetit.

  10. #10

    Replikė: Durrės, John Lenon me kitarė nė njė nga stolat e lulishtes

    me mire ti kishin vene nje pal lente, se prap kan per ti vjedh

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. John Lennon, 30 vjet mė vonė
    By sabah in forum Kinematografi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-10, 01:35 PM
  2. John Terry: Gati pėr tė bėrė histori!
    By Bruno in forum Futbolli Anglez
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-10, 10:02 AM
  3. Durrės-Kukės, kostoja 1.5 miliardė euro!
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-09, 02:52 AM
  4. Durrės-Kukės, gjykata rrėzon pėrsėri Ina Ramėn
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-09, 07:31 PM
  5. Durres-Kukes, Paloka kundershton Bracen
    By JetMir in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-08, 10:18 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5