Sė fundi, nė lidhje me vitaminėn D shkencėtarėt kanė zbuluar se ajo arrin qė tė kontrollojė edhe veprimet e gjeneve. Vitamina D mbron trupin ndaj njė sėrė sėmundjesh tė rėndėsishme, duke vepruar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me ADN-nė tonė dhe me qelizat e trupit tė njeriut. Ajo ka njė efekt kontrolli ndaj gjeneve qė pėrfshihen nė sėmundje tė tilla si skleroza, diabeti dhe kanceri. Kėto janė rezultatet e njė studimi tė fundit shkencor qė e nxjerrin mė nė pah vlerėn e kėsaj vitamine tė ēmuar. Ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt kanė gjetur fakte direkte nė lidhje me vlerat e mėdha tė vitaminės qė ndryshe konsiderohet edhe “Vitamina e diellit”.

Kjo vitaminė pėrftohet nė lėkurėn e trupit nė prani tė diellit dhe kontrollon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė rrjetin gjenetik qė ėshtė i pėrfshirė nė sėmundje tė ndryshme tė trupit njerėzor. Edhe mė parė ndikimi pozitiv qė ka kjo vitaminė me sėmundje tė ndryshme ka qenė i njohur. Kėshtu pėr shembull, dihej pėrfshirja e saj nė pėrmirėsimin e sėmundjeve autoimunitare, artritit reumatoik dhe disa lloj diabeteve, por deri mė tani shkencėtarėt nuk kanė qenė tė aftė qė tė tregojnė se nė ē’mėnyrė ndikon konkretisht vitamina nė ērregullimet e ndryshme tė trupit.

Studimi i fundit sugjeron se ekziston njė mekanizėm nė trup qė e dėrgon kėtė vitaminė direkt nė pjesėt e gjenit njerėzor qė kanė lidhje me sėmundjet e sipėrpėrmendura, kryesisht sėmundje tė ērregullimeve imunitare. Studimi nxjerr nė dritė se njė numėr shumė mė i madh gjenesh nga sa mendohej nė fillim rregullohen nga ndikimi i vitaminės dhe madje ēka ėshtė mė e rėndėsishme edhe vetė gjenet kanceroze. Nė kėtė rast kemi njė ndikim jo direkt, por ajo ēka ėshtė e rėndėsishme ėshtė roli i madh i kėsaj vitamine nė mbrojtjen e gjeneve.

Nė botė, sipas disa vlerėsimeve, mendohet se rreth 1 miliard njerėz vuajnė nga mungesa e vitaminės D qė mund tė pėrftohet nė sasi tė vogla pėrmes ushqimit, nė sasi mė tė mėdha pėrftohet nga ekspozimi i lėkurės nė dritėn e diellit. Pra, ky studim ėshtė i vdekshėm edhe pėr atė kategori njerėzish qė gjeografikisht janė shumė mė tepėr tė ekspozuar ndaj diellit krahasuar me pjesė tė tjera tė popullsisė qė jetojnė nė vende mė “tė errėta” dhe jo me shumė diel.

Shkencėtarėt pėr tė dalė nė kėto pėrfundime kanė marrė nė shqyrtim qelizėn njerėzore dhe e kanė stimuluar atė me njė sasi tė madhe vitamine D. Ata zbuluan se receptori proteinik i vitaminės D lidhej me shumė gjene dhe se ajo ka njė ndikim shumė tė madh edhe nė ndryshimin dhe alternimin e aktivitetit tė gjeneve tė tjera.

Shkencėtarėt kanė skanuar gjithė rrjetin gjenetik dhe kanė parė se nė cilat pjesė tė tij ka njė ndikim vitamina D, ndikim tė drejtpėrdrejtė, apo edhe dytėsor. Tani ėshtė shumė e qartė se nė ē’mėnyrė ndikon ajo nė veprimtarinė dhe drejtimin e shumė gjeneve. Dhe bėhet fjalė jo pėr ndikimin anėsor, por pėr ndryshimin e funksionimit tė gjeneve nė fjalė. Nė trupin e njeriut ka shumė gjene qė janė shumė tė prekura nga influenca tė ndryshme autoimune dhe duket se e vetmja qė mund tė ndikojė nė pėrmirėsimin e tyre ėshtė vitamina D. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse, siē dihet nė fakt, kjo vitaminė ka njė rol shumė tė madh nė njė spektėr tė gjerė sėmundjesh dhe pėrse njerėzit qė jetojnė pranė diellit janė mė tė shėndetshėm se ata qė jetojnė mė larg tij.

Statusi i vitaminės D ėshtė njė nga mė tė fuqishmit krahasuar me vitaminat e tjera dhe llogaritet qė kjo vitaminė tė ketė njėrin prej ndikimeve mė tė mėdha pėr sa i pėrket funksionimit tė disa gjeneve. Kjo ėshtė njė gjetje shumė e rėndėsishme, sepse nė tė tani do tė bazohen jo vetėm medikamente tė ndryshme, por edhe mėnyra tė reja jetese. Nė kėtė drejtim pajisja e trupit me vitaminė D, veēanėrisht gjatė shtatzėnisė ėshtė shumė e rėndėsishme nė formimin e mbarė tė fetusit, por edhe nė krijimin e njė sistemi imunitar. Veē kėsaj, prania e vitaminės D duhet qė tė jetė e madhe edhe gjatė viteve tė para tė jetės sė fėmijės dhe kjo, madje mund tė jetė thelbėsore pėr shėndetin e mėpastajmė tė individit.

Vitamina D pėrftohet nė mėnyrė natyrore nga lėkura, por vetėm nė prani tė diellit. Rrezatimi diellor pėrmban rrezet ultravjollcė B (UVB) tė cilat krijojnė njė substancė tė veēantė nė lėkurė qė quhet 7-dehydrocholesterol. Shndėrrimi mund tė bėhet nė mėlēi dhe nė veshka dhe prej kėtij tė pėrftohet edhe forma aktive e vitaminės D.

Vitamina ėshtė gjithashtu e pranishme nė sasi relativisht tė mėdha edhe nė produktet e detit dhe deri diku te veza. Deri mė tani, mėnyra mė e mirė pėr tė pėrftuar vitaminėn D ėshtė ajo e kompozimit tė trupit nė diell pėr disa minuta ēdo ditė. Por njerėzit me lėkurė shumė tė ēelur rekomandohen qė tė mos e djegin lėkurėn, sepse kėshtu do tė kishin efekt tė kundėrt.(ikub)