BUENOS AJRES- Shkrimtari argjentinas, Ernesto Sabato vdiq nė moshėn 99-vjeēare nė shtėpinė e tij nė Santos Lugares, provinca e Buenos Ajresit, njoftoi sot pėr median bashkėshortja e tij, Elvira Gonzalez Fraga.
"Dy javė mė parė ai mori njė bronkit dhe nė moshėn e tij kjo ishte fatale", deklaroi Gonzalez Fraga duke konfirmuar vdekjen e atij qė konsiderohej si shkrimtari mė i madh argjentinas ende gjallė. Autori i "Tuneli" (1948), "Heronj dhe varre" (1961), etj, do mbushte 100 vjeē mė 24 qershor.
Me prejardhje nga Kalabria e Italisė, i cilėsuar si i barazvlefshėm me Borges, Marquez, Cortazar, Sabato
tregonte me krenari se nė studion e tij kishte njė gravurė veneciane te heroit tė madh tė shqiptarėve Gjergj Kastriot Skėnderbeut.
Sabato ka vizituar Shqipėrinė nė mes tė prillit tė vitit 1996, ku deklaroi se Jam shumė i emocionuar qė ndodhem kėtu sepse njė e katėrta e gjakut tim ėshtė shqiptar".
Disa vite mė parė qeveria e Argjentinės i dorėzoi shkrimtarit Ernesto Sabato fitues i ēmimit Servantes tė letėrsisė nė 1984 (ēmimi mė i madh i letėrsisė spanjolle), 320.000 dollarė pėr krijimin e njė muzeu, i cili do tė mbante emrin e tij . Shtėpia e shkrimtarit mė origjinė shqiptare nė Santo Lugares, shumė shpejt do tė quhej shtėpia Muze Sabato.
30 Prill 2011



Pėrgjigju me citim