Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 4 prej totalit 4

Tema: Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj

  1. #1

    Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj




    Nė mėnyrė qė tė heqesh erėn e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirė me limon.

    Mund tė zhdukėsh erėn e qepės apo tė hurdhrave duke i fėrkuar duart me uthull tė bardhė menjėherė pas mbarimit tė pregatitjes sė ushqimit.

    Nė mėnyrė qė tė zhdukėsh erėn e mykut apo cdo lloj ere tjetėr jo tė kėndshme nė dollap apo nė syrtare mjafton tė vendosni nė kėnd tė tyre njė copėz qymyr.

    Pėr zierjen e vezėve tė plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copė letėr alumini dhe tė hidhen nė ujė.

    Per zjerjen e vezeve me shpejt mjafton te hidhni pak kripe ne uje para zjerjes

    Mos e lėr orizin apo thjerrėzat apo cdo lloj ushqimi tjetėr qė futet nė kėtė grup nė qese plasmasi nė guzhinė, futi nė qese basme nė mėnyrė qė tė mos zėnė krimba apo tė myken.

    Mundohu qė tė mos blesh perime tė ndėnjura apo tė vyshkura sepse ato e kanė humbur njė pjesė tė madhe tė vlerave tė tyre ushqimore.

    Mos i lėr perimet njė kohė tė gjatė nė ujė nė larjen e tyre ėshtė mė mirė qė ato tė lahen nė ujė tė rrjedhshėm e pastaj tė vihen nė kullesė nė mėnyrė qė tė thahen.

    Pėrdor thikė tė mprehtė nė prerjen e perimeve nė mėnyrė qė tė shmangėsh dėmtimet e lekurės apo tė gjetheve tė tyre.

    Griji perimet me lėkurėn e tyre nė mėnyrė qė tė mbrojnė vlerat e tyre ushqimore.

    Erėzat: majdanozi, kopėr etj. ruhen mirė pėr disa ditė nėse futen nė qese plasmasi e mblidhen mirė, e mė pas vendosen nė frigorifer apo nė vende tė freskėta.

    Majdanozi, kopėr etj nga erėzat e gjelbėrta nuk grihen me makinė sepse u humbet lėngu ėshtė mirė qė tė grihen me thikė.

    Sa mė tė mėdhaja tė priten perimet aq mė pak e humbasin vlerėn e tyre ushqimore.mundesisht me LEKURE

    Perimet ruhen mirė pėr disa ditė nėse mbėshtillen me njė pecete tė lagur.

    Perimet qėrohen ME MIRE LARJA E JO QERIM jo shumė kohė para gatimit dhe zihen nė tenxhere me kapak tė mbyllur dhe me pak ujė.

    Vitaminat qė ndodhen nė perimet e freskėta janė shumė tė ndjeshme gjatė pėrpunimit tė nxehtė, prandaj ėshtė mė mirė qė ato tė zihen shpejt e nė zjarr tė fortė.

    Patatet e ziera qėrohen mė lehtė nėse pas zierjes hidhen nė ujė tė ftohtė.

    Qė panxhari i kuq tė ruajė ngjyrėn gjatė zierjes, nė vend tė kripės nė ujė hidhet pak uthull.

    Mbas qėrimit tė patateve, karrotave, e perimeve tė tjera duarve ju hiqen njollat nėse lahen me lėng limoni ose limontos.

    Kur gjiza ėshtė e thartė pėrzihet me qumėsht nė raportin 1:1, pasi lihet njė orė kullohet, kėshtuqė gjiza bėhet e ėmbėl dhe e freskėt.

    Djathi shumė i kripur njomet me ujė tė zier por tė ftohur.

    Djathi i tharė qė tė bėhet i butė vihet pėr pak kohė nė qumėsht.

    Vezėt e freskėta kur futen nė ujė me kripė bien nė fund ndėrsa ato qė s'janė tė freskėta notojnė.

    Kur rrihen tė bardhat e vezėve qė t'u shtohen mė shumė vėllimi pėr cdo kokėrr vezė i shtohet njė gjysėm luge gjelle ujė.

    Lakra turshi nuk shpėrlahet me ujė tė nxehtė sepse i ulen vlerat ushqimore.

    Gjatė zierjes sė lakrės nė mėnyrė qė tė mos vijė erė e keqe, nė tenxhere hidhet njė fetė buke e lyer me uthull.

    Kur lulelakra ruhet nė dritė nxihet dhe i keqėsohet shija.

    Pėr tė zier njė kg. fasule duhen 2-3 litra ujė.beni mire tja hidhni ujin e pare pas zjerrjes

    Pėr tė pėrmirėsuar shijen e fasuleve gjatė zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

    Gjatė gatimit tė gjellėve tė nxehta mos i mbani fėmijėt pranė.

    Mos pėrdorni pajisje elektrike kur duart i keni tė lagura, si dhe kur dyshoni se kanė difekte teknike.


  2. #2

    Replikė: Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj

    Rori rori..........jam fansi jot persoonal! lumsi ai burr qe do ta kete shoncin me te past ty ne shpi....
    Atdhetar i perjetshem

  3. #3

    Replikė: Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj

    Cito Postuar fillimisht nga cuni Shiko Postimin
    Rori rori..........jam fansi jot persoonal! lumsi ai burr qe do ta kete shoncin me te past ty ne shpi....
    cuni me rrofsh sa malet,( )

    p.s. e do nje autograf

  4. #4

    Replikė: Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj

    • Pėr ta ruajtur bukėn tė freskėt, mbajeni nė ngrirje tė frigoriferit. Kur ta nxirrni, do tė shikoni se ka mbetur e freskėt, sikur ta keni blerė atė ditė.

    • Qė tė mos ju forcohen bėrxollat gjatė skuqjes, veproni nė kėtė mėnyrė: grini nė rende njė qepė tė madhe dhe para se ti skuqni bėrxollat, mbulojeni sipėrfaqen e tyre me kėtė shtresė qepe tė grirė. Lėrini pėr 2–3 orė. Nė vazhdim, skuqini. Rezultati do t’ju lėrė gojėhapur!

    • Qė tė shmangni lotėt gjatė pastrimit tė qepėve, mund t’i lini ato tė ndara nė ngrirje tė frigoriferit ose nė ujė tė ftohtė. Mė pas pastrojini.

    • Qė ta ruani gjalpin sa mė tė freskėt, hidhni brenda tij njė copė karotė tė pastruar.

    • Nėse doni ta mbani kafenė tė freskėt dhe me aromė, atėherė mund ta ruani nė frigorifer.

    • Nėse dėshironi tė shmangni erėn e rėndė tė lulelakrės gjatė zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres njė copė pambuk tė zhytur mė parė nė uthull.

    • Qė t’i largoni mė lehtė insektet nga perimet, hidhni pak sodė ose uthull nė ujin qė i lani.

    • Perimet e vyshkura gjallėrohen, nėse i vendosni pėr disa orė nė frigorifer tė mbuluara me pecetė tė lagur.

    • Mund t’i ruani limonėt tė freskėt, nėse i vendosni nė frigorifer nė njė vazo me ujė tė mbyllur me kapak.

    • Qė tė kuptoni nėse fasulet janė bajate, bėni kėtė provė: kafshojini dhe shikoni nėse mbetet nė to shenja e dhėmbėve. Nėse nuk mbetet shenjė, atėherė fasulet janė bajate.

    • Qė orizi tė mos ngjitet gjatė zierjes, hidhni nė tenxhere pak lėng limoni.

    • Tigani nuk ngjit nėse e nxehni pak, para se tė hidhni vajin.

    • Nėse dėshironi lakra jo shumė tė hidhura, ndėrroni 2 herė ujin gjatė zierjes, ose, sė bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.

    • Qė tė ruani ngjyrėn e gjelbėr tė lakrave gjatė zierjes, kripeni ujin qė nė fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

    • Qė peshqit tė mos ju thėrrmohen gjatė skuqjes, kripini, lyejini me lėng limoni dhe lėrini nė kullesė rreth gjysmė ore. Mė pas, skuqini nė vaj jo shumė tė nxehtė.

    • Nė mėnyrė qė tė heqėsh erėn e peshkut nga duart, pastroji ato duke i fėrkuar mirė me limon.

    • Mund tė zhdukėsh erėn e qepės apo tė hudhrave duke i fėrkuar duart me uthull tė bardhė menjėherė pas mbarimit tė pėrgatitjes sė ushqimit.

    • Nė mėnyrė qė tė zhdukėsh erėn e mykut apo ēdo lloj ere tjetėr jo tė kėndshme nė dollap apo nė sirtar, mjafton tė vendosni nė kėnd tė tyre njė copėz qymyr.

    • Pėr zierjen e vezėve tė plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me njė copė letėr alumini dhe tė hidhen nė ujė.

    • Perimet ruhen mirė pėr disa ditė nėse mbėshtillen me njė pecete tė lagur.

    • Perimet qėrohen jo shumė kohė para gatimit dhe zihen nė tenxhere me kapak tė mbyllur dhe me pak ujė.

    • Vitaminat qė ndodhen nė perimet e freskėta janė shumė tė ndjeshme gjatė pėrpunimit tė nxehtė, prandaj ėshtė mė mirė qė ato tė zihen shpejt e nė zjarr tė fortė.

    • Patatet e ziera qėrohen mė lehtė nėse pas zierjes hidhen nė ujė tė ftohtė.

    • Qė panxhari i kuq tė ruajė ngjyrėn gjatė zierjes, nė vend tė kripės nė ujė hidhet pak uthull.

    • Mbas qėrimit tė patateve, karotave, e perimeve tė tjera duarve, ju hiqen njollat nėse lahen me lėng limoni.

    • Kur gjiza ėshtė e thartė pėrzihet me qumėsht nė raportin 1:1, pasi lihet njė orė kullohet, kėshtu qė gjiza bėhet e ėmbėl dhe e freskėt.

    • Djathi shumė i kripur njomet me ujė tė zier, por tė ftohur.

    • Djathi i tharė qė tė bėhet i butė vihet pėr pak kohė nė qumėsht.

    • Kur rrihen tė bardhat e vezėve qė t'u shtohen mė shumė vėllimi pėr ēdo kokėrr vezė i shtohet disa pika ujė

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pyetja me e rendesishme per njeriun!!!
    By JetMir in forum Filozofi
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-04-12, 11:26 AM
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-11, 06:50 PM
  3. 100 datat mė tė rėndėsishme tė shekullit 20
    By sabah in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-07-10, 03:36 AM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-09, 12:45 PM
  5. kush eshte me e rendesishme per ju????
    By cuni in forum Filozofi
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-11-09, 07:35 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5