Nga Pirro PRIFTI

(Me rastin e 87 vjetorit tė vrasjes)

Nė ditėt e sotme, kur asnjė gazetė nuk shkruan pėr heronjtė kombėtarė, ata tė popullit, e njerėz qė kanė dhėnė kontribut pėr pėrparimin e Shqipėrisė, vėrehet njė harresė e qėllimtė ndaj tyre, por e

kanė shumė mė lehtė tė shkruajnė gjithė ditėt e Zotit pėr politikanė e politika tė errta, pėr artistė artiste qė pėrveē trupit nuk shesin asgjė, pėr analistė e gazetarė tė blerė e tė shitur sipas sezonit tė fushatės, pėr TV dhe media tė tjera qė nuk intervistojnė dhe komentojnė asgjė tjetėr pėr shqiptarėt pėrveēse se si e kroi kokėn kryeministri apo si e tha batutėn kryetari i Bashkisė, etj., etj.
Ē ’ndodhi si sot me 22 Prill 1924? U vra Avni Rustemi, hero i Popullit. Ē’ndodhi si dje mė 29 Mars 1925? U vra Bajram Curri, Hero i Popullit. Ē’ndodhi si dje mė 14 gusht 1933 nė Selanik? U vra Hasan Prishtina (Berisha).
Kjo ėshtė Harresa, vrastarja e historisė sė Shqipėrisė.
Sot, u mbushėn 87 vjet kur dora vrastare e Isuf Reēit spiunit tė Ahmet Zogut (atė muaj Ahmet Zogu ishte Ministėr i Punėve tė brendshme, sepse nė janar tė 1924 kishte dhėnė dorėheqjen si Kryeministėr duke ja lėnė vendin vjehrrit tė tij Shefqet Vėrlacit sepse sapo ishte fejuar me tė bijėn e tij 15 vjeēare-Fatimen, tė cilėn e braktisi kur u rifejua dhe pastaj u martua me Konteshėn katolike Geraldina D’Apony, duke shkaktuar gjithashtu mė vonė njė armiqėsi pėr vdekje me ish-vjehrrin e tij), plagosi rėndė nė kraharor me dy plumba Mėsuesin e nderuar dhe trim, heroin e popullit Avni Rustemin, deputetin e Hasit (ish Prefektura e Kosovės) me dt. 20 prill 1924 nė 12 tė drekės kur ai po ecte nė njė nga rrugicat e Tiranės (sot pazari i ri) nė prani tė Kadri Hoxhės (njė mikut tė Isuf Reēit, spiun dhe ai i ministrit tė Brendshėm tė asaj kohe).
Dy ditė mė vonė, Avni Rustemi vdes nė spitalin e Tiranės nga hemorragjia pulmonare. Po me dt. 20, pasi e ēuan nė Spital opozita politike shqiptare akuzoi qeverinė e kryeministrit Shefqet Vėrlacit pėr kėtė akt, dhe refuzoi tė marrė pjesė nė punimet e Asamblesė Kombėtare (Parlamentit). Para se tė vdiste, ai la amanet qė tė varrosej nė qytetin e Vlorės. Varrimi u bė mė 1 maj nė qytetin e Vlorės ku morėn pjesė mijra vetė nga i gjithė vendi me nė krye opozitėn e asaj kohe. Varri i tij gjendet pranė varrit tė plakut tė urtė, Ismail Qemali.
Mjafton tė shohėsh fotografi tė botuara nė shtypin e kohės, veē plot e plot artikujve, pėr t’u bindur se ishin me mijėra ata qytetarė tiranas qė u mblodhėn nė shesh, sot tė quajtur “Skėnderbej”, pėr tė pėrcjellė arkivolin e Avni Rustemit nga Tirana nė Durrės e nga Durrėsi me anije nė Vlorė, ku me mijėra tė tjerė, tė ardhur nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, me dhembje tė thellė morėn pjesė nė ceremoninė e varrimit tė birit tė tyre tė shtrenjtė. Avni Rustemi ishte bir i Shqipėrisė, ishte dhe bir i Kosovės sė martirizuar nga shovinistėt serbo-malazezė, qė i kishte demaskuar nė sa e sa fjalime nė Parlament.
Sa pėr ta kujtuar, Avni Rustemi lindi nė Libohovė tė Gjirokastrės mė 1895, nė njė familje atdhetare. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, vazhdoi nė normalen e Elbasanit dhe mė vonė nė Shėn Mitėr Korone (Itali), kurse studimet e larta pėr pedagogji i filloi nė Universitetin e Romės. Ndėrkohė Avni Rustemi punoi si mėsues nė Libohovė (1910), nė Tragjas tė Vlorės (1913), nė Tepelenė (1916-1917) e nė Vlorė (1917-1918). I rritur dhe i edukuar nė njė mjedis atdhetarėsh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armė nė dorė pėr lirinė, pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1908 braktisi bankat e shkollės pėr t'u bashkuar me ēetėn e Ēerēiz Topullit , mė 1910 bėri njė pėrpjekje pėr tė vrarė nė Shkodėr komandantin e ekspeditės ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashėn. Mė 1914 u radhit nė forcat shqiptare pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga pushtimi i forcave greke. Mė 1918, me nismėn e tij u formua nė Vlorė shoqėria atdhetare e rinisė vlonjate me emrin "Djalėria e Vlorės". Nė krye tė saj organizoi demonstratėn anti-imperialiste tė 28 Nėntorit 1918 kundėr pushtuesve italianė. Nė pranverė tė vitit 1919 nė Shėn Mitėr krijoi "Lidhjen e Rinisė Shqiptare" pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, kurse mė 13 qershor 1920 vrau me atentat nė Paris Esat Pashė Toptanin, politikan me botėkuptime feudale, njė tradhtar klasik tė shitjes sė interesave tė vendit pėr para. Akti heroik i Avni Rustemit nė Paris, nuk ishte njė atentat i thjeshtė, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist, por njė akt heroik kundėr feudalėve me shumė padronė qė Shqipėrinė e shihnin si njė tavė kosi pėr ta ngrėnė mes tradhtarėsh. Me t'u kthyer nė Shqipėri, nė dhjetor 1920 ai filloi punėn pėr bashkimin e shoqėrive demokratike ekzistuese nė njė organizatė tė vetme. Kongresi i mbajtur mė 25 prill 1921 nė Vlorė krijoi njė shoqėri qė mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismėn e tij u krijuan dhe organizata profesionale tė mėsuesve. Pas mbylljes sė federatės "Atdheu", nė gusht 1922 pėrsėri me nismėn e Avni Rustemit mė 13 tetor 1922 u krijua nė Tiranė shoqėria demokratike "Bashkimi". Avni Rustemi nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike, por edhe njė ndėr ideologėt mė tė shquar demokratė. Idetė e tij, tė formuluara nė njė sėrė fjalimesh e artikujsh publicistikė u bėnė armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike e tė masave tė shtypura punonjėse. "Kur qeveria, nuk plotėson nevojat mė me rėndėsi qė ka kombi, - thoshte ai, atėherė kjo nevojė duhet tė realizohet me interesimin e pjesės sė organizuar tė popullit e ta bėjmė ne qeverinė qė ta ndjejė kėtė nevojė". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte nė zhvillimin e ekonomisė sė pavarur kombėtare. "Pa pavarėsi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund tė ketė pavarėsi politike". Idetė e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturės sė Kosovės. Ai kritikoi me guxim shpėrdorimet e aparatit burokratik tė kohės, fodullėkun e injorancėn e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonė dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta nė Jugosllavi. Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924. Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhėheqės i shoqėrisė demokratike "Bashkimi", pjesėtar i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare nė prag tė Revolucionit tė Qershorit 1924. Sot ėshtė Hero i Popullit.
Vrasja e tij shėrbeu si shkėndijė pėr revolucionin demokratiko-borgjez tė qershorit sepse regjimi i mazhorancės ekzistuese me nė krye Shefqet Vėrlacin kryeministėr nuk duhej tė vazhdonte qeverisjen pikėrisht sepse vetė Ahmet Zogu nė janar dha dorėheqjen pėr shkak tė rėndimit tė gjendjes politike dhe ekonomike –financiare tė vendit, por nė vend qė tė shpallte zgjedhje tė parakohshme ai bėri njė manovėr politike duke dhėnė dorėheqjen, duke vendosur Shefqet Vėrlacin kryeministėr por duke mbajtur pėr vehte postin e ministrit tė Brendshėm pikėrisht pėr tė eliminuar kundėrshtarėt e tij politikė. Vrasja e Avni Rustemit nga Isuf Reēi (ekzekutuar nga partizanėt mė 1944) ishte pika qė derdhi gotėn e paudhėsive tė qeverisė profeudale, arrogante, shkelėse e ligjit tė atėhershėm, dhe e paaftė pėr tė drejtuar vendin nė atė kohė.
Pas mitingut mė 1maj 1924, deputetėt e opozitės dhe pėrfaqėsues tė krahinave tė ndryshme organizuan njė kuvend tė pėrgjithshėm. Punimet e tij u zhvilluan nė 2 maj nė ambientet e hotelit “Iliria”. Kuvendi i dėrgoi dy ultimatume qeverisė nėpėrmjet tė dėrguarit tė saj nė Vlorė, Eqerem Vlorės. Pas heshtjes sė saj, shoqėria “Bashkimi” i drejtoi nė datėn 5 maj nga qyteti i Vlorės njė thirrje gjithė rinisė shqiptare. Me anė tė saj e ftonte rininė nė kryengritje tė armatosur kundėr regjimit politik. Dihet qė Eqerem bej Vlora ka mbajtur njė qėndrim armiqėsor ndaj Avni Rustemit dhe ka shkruar kundėr tij. Mė 9 qershor nis revolucioni sepse shumica e krahinave dhe e qeveritarėve lokalė nuk e njohėn qeverinė aktuale tė Shefqet Vėrlacit, i cili dha dorėheqjen dhe Ahmet Zogu u arratis nė Jugosllavi.
Me 16 qershor u formua qeveria e Fan Nolit e cila shpalli Programin e saj me 19 qershor, njė program shumė i avancuar (njė nga pikat ishte: ērrėnjosja e feudalizmit nė vend, dhe reforma agrare). Fan Noli dhe qeveria e tij nuk patėn mundėsinė tė realizonin programin pėr shkak tė problemeve tė brendshme dhe tė mungesės sė pėrkrahjes sė jashtme. Qeverisja 6 mujore e Fan Nolit pėrfundoi nė dhjetor tė 1924 pėr shkak se forcat e Ahmet Zogut tė pėrkrahura nga mercenarėt serbė dhe rusė tė bardhė tė dhėnė nga Pashiē, ndėrhynė brutalisht duke larguar njė qeveri demokratike por pa eksperiencė. Sidoqoftė aspiratat dhe dėshira pėr njė vend europian tė qeverisė sė Fan Nolit ishin ato qė kishte ėndėrruar dhe Ani Rustemi pavarėsisht se nuk u realizuan. Ashtu si u vra Avni Rustemi, u vranė nė atentate tė veēanta deputetėt e tjerė me urdhėr tė Ahmet Zogut: Luigj Gurakuqi (1925), Bajram Curri (29 mars 1925, vrau vehten pėr tė mos rėnė nė dorė tė forcave zogiste), Hasan Prishtina (apo Berisha nė Selanik nga njė shqiptar nė 1933).
Dikush, si Eqrem bej Vlora barazon atentatin ndaj Esat Pashės me atentatin ndaj Ahmet Zogut tė kryer nga Beqir Valteri me 24 shkurt 1924 nė tė cilin ai plagoset. Duket qė armiqėsia e tij me Avni Rustemin (bashkėmoshatar me Ahmet Zogun) nuk njeh kufi kur krahason motivet. Megjithatė historia i la piedestalin e Heroit tė Popullit Avni Rustemit, kurse hakmarrės tė ēmendur si Eqerem bej Vlora historia i la nė postiqen plakut inatēor e impotent.