Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: 85 vjet nga monedha kombėtare

  1. #1

    85 vjet nga monedha kombėtare


    Historia e monedhės kombėtare shqiptare nis nė njė kohė me krijimin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, mė 2 shtatorė tė vitit 1925. Banka u krijua me nėnshkrimin e konventės pėrkatėse midis grupit financiar italian tė kryesuar nga Moario Alberti dhe Qeverisė sė Ahmet Zogut. Konventa pėrcaktonte ndėr funksionet e kėtij institucioni, pėrveē kreditimit, emetimin e kartėmonedhave me kurs ligjor pėr pagesat nė Shqipėri, si dhe emetimin e monedhave tė arit dhe tė monedhave tė tjera, me tė drejtė ekskluzive.

    Ky mund tė quhet institucioni i parė emetues i parasė, por historia e popullit tonė dėshmon prerjen e parė tė monedhave tė para qė nė shekullin e IV p.e.s., nga Dyrrahu ( Durrėsi ) dhe Apolloni ( Pajon, pranė Fierit ), qytete tė Ilirisė.

    Pėr herė tė parė, Shqipėria pati njė institucion tė bankės qendrore nė vitin 1913, si rezultat i marrėveshjes sė Qeverisė sė Ismail Qemalit, me Karlo Pitner e Oskar Pollak, pėrfaqėsues tė grupit bankar austro-hungarez tė Ėienner Bank Verein, si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher, pėrfaqėsues tė grupit bankar italian tė Banca Commercial Italianna. Ky institucion nuk jetoi gjatė, pėr vetė kushtet politike tė kohės dhe pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore.

    Nė vitin 1925, kur u krijua banka, nė Shqipėri qarkullonin njė mori monedhash tė vendeve tė ndryshme. Ndaj, Banka Kombėtare e Shqipėrisė mori masa pėr t’i zėvendėsuar kėto me monedhėn e vetėm shqiptare. Si njėsi monetare zyrtare u caktua Franga, me nėnfishat e vet( leku dhe qindarka, ku 1 frangė ishte baras me 5 lekė dhe 100 qindarka) dhe shumėfishat e tij 5, 20 dhe 100 franga ari.

    Kartėmonedha e parė e emetuar ishte ajo me prerje 5 lekė/ 1 frangė ari. Ajo rezultoi jetėshkurtėr, pėr shkak tė kundėrshtimeve tė shprehura nga qeveria shqiptare e asaj kohe mbi shqiponjėn e paraqitur nė tė, e cila, nė dallim nga shqiponja dykrenore, simbol i kombit tonė, paraqiste shqiponjėn me njė kokė, sipas stilit romak.

    Pėrgjatė vitit 1925, Banka e Shqipėrisė emetoi dhe hodhi nė qarkullim:

    Kartėmonedha me prerje 5 franga ari, 20 franga ari dhe 100 franga ari

    Monedha ari 20 franga dhe 100 franga ari, monedhat 2 franga ari dhe 5 franga ari dhe monedhat e tjera 5 qindarka leku, 10 qindarka leku, ¼ leku, ½ leku dhe 1 lek.

    Me fundin e Luftės sė Dytė Botėrore, tė gjitha funksionet dhe detyrimet e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė pushuan sė ekzistuari. Vetė banak u shtetėzua dhe nė vitin 1945 u krijua Banka e Shtetit Shqiptar.

    Viti 1947 shėnoi njė moment tė rėndėsishėm pėr monedhėn tonė kombėtare. Me dekret-ligjin e datės 7 korrik 1947, si njėsi monetare caktohet Leku, i cili zėvendėsoi Frangėn, ndėrsa kjo e fundit tėrhiqet pėrfundimisht nga qarkullimi. Qė nga ky moment, kartėmonedha Lek ndryshon herė pas here simbolikėn dhe pėrmasat.

    Moment tjetėr i rėndėsishėm nė historinė e monedhės tonė kombėtare ėshtė viti 1965, vit nė tė cilin ndryshoi raporti midis prerjes tė pėrdorur nga viti 1947, me atė tė emetuar nė kėtė vit, nė raportin 10 lekė ( vitit 1947, 1957 ) = 1 lek ( viti 1964 e nė vazhdim). Gjithashtu, pėr herė tė parė shtypen dhe hidhen nė qarkullim nėnfisha tė lekut, qindarkat.


    (BalkanWeb)
    Edituar pėr herė tė fundit nga sabah : 09-04-11 nė orėn 04:01 PM
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: 85 vjet nga monedha kombėtare

    Ardhja e vitit 1991 do tė sillte ndryshime edhe nė elementėt e sigurisė sė kartėmonedhave, ku pėr herė tė parė vendoset filli i sigurisė nė kartėmonedhėn 100 lekė.

    Seria aktuale e kartėmonedhave pėrfshin kėto periudha:

    Kartėmonedha 2000 lekė pėrfaqėson epokėn ilire (portreti i Mbretit Ilir, Genti)

    Kartėmonedha 5000 lekė pėrfaqėson periudhėn e Skėnderbeut (portreti i tij)
    Kartėmonedha 1000 lekė pėrfaqėson Mesjetėn (portreti i Pjetėr Bogdanit
    Kartėmonedha 200 lekė pėrfaqėson Rilindjen (portreti i Naim Frashėrit)

    Kartėmonedha 500 lekė pėrfaqėson Pavarėsinė (portreti i Ismail Qemalit)
    Edituar pėr herė tė fundit nga sabah : 25-04-11 nė orėn 08:59 AM

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Optimizėm nė kombėtare: Bjellorusia, ndeshja e sezonit
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-11, 04:20 AM
  2. Parqet Kombetare!
    By Bruno in forum Historia e Shqiperisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-09, 02:30 PM
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-08, 07:43 AM
  4. Rilindja Kombėtare
    By King_Arthur in forum Historia e Shqiperisė
    Pėrgjigje: 249
    Postimi i Fundit: 27-02-08, 11:18 AM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-08, 06:18 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5