Nuk ka lidhje a jeni veteran i pėrdorimit tė kompjuterit apo i sapo kyēur nė botėn kompjuterike, sepse kėto 15 fakte dhe trika esenciale janė diēka qė duhet ti dijė secili.
1. Mos klikoni dy herė mbi ēdo gjė: Klikimi i dyfishtė ėshtė njė proces qė ju bėni pėr tė hapur gjėra nė Windows. Nuk ka tė bėjė me hapjen e linkave nė ueb shfletues, klikim tė butonave nė kuti dialogu apo me diēka tjetėr. Kjo ėshtė diēka me tė cilin ju nuk duhet tė mėsoheni ta lėshoni dorėn sepse ju aksidentalisht mund tė klikoni dy herė mbi diēka qė mė pas mund tė tiu fus juve dhe kompjuterin tuaj nė telashe.
2. Pėrdorni slash / dhe backlslash \ nė situata tė duhura: Ky simbol / ėshtė njė slash dhe ky tjetri \ ėshtė njė backslash. Backslash zakonisht pėrdoret nė adresa tė skedarėve tė Windows C:\Program FIles\filanfisteku, kurse slash pėrdoret pėr qasje nė adresa tė internetit (http://www.pcworld.al/ja-se-si/index.1.html)
3. Ruani mesazhin e saktė tė gabimit: Kur bllokohet kompjuteri juaj, zakonisht ai do tė tentojė tju njoftoj se pse ėshtė bllokuar kėshtu qė rrjedhimisht ju do tė shihni njė rresht me numra dhe shkronja qė ju nuk do ta kuptoni. Shkruani tėrė mesazhin (apo bėni print screen nėse ėshtė e mundur) nė mėnyrė qė mė vonė tė kėrkoni rreth tij nė Google apo tė kontaktoni pėrkrahjen teknike dhe ta njoftoni pėr problemin. Nėse PC-ja juaj nuk ofron nė mesazh gabimi, shkoni tek Action Center (nė Control Panel) dhe shikoni nėse shfaqet gabimi nė View Archived Messages apo View problems to report.
4. Ringjallni fajllat e fshirė: Kur ju fshini njė fajl nga kompjuteri juaj apo kartela juaj e memories, ju nuk po e largoni atė tėrėsisht nga hard disku. Ju thjeshtė nė vend tė kėsaj po largoni indeksin e informimit qė i tregon njė kompjuteri se ku ėshtė fajli, moment nė tė ilin PC-ja juaj ėshtė i lirė tė trajtojė atė pjesė tė diskut tuaj qė ka atė fajl si hapėsirė tė thatė nė tė cilėn mund tė shkruaj diēka tjetėr. Nėse ju aksidentalisht keni fshirė diēka, njė program si Recuva mund tju ndihmojė nė gjetjen e kėtyre fajlave sėrish.
5. Fshini (seriozisht) hard diskun tuaj para se ta largoni prej vetės: Pėr shkak se PC-ja juaj siē e tham mė lartė nuk largon fajlat menjėherė nė momentin qė ju i fshini, juve nuk do tju mjaftojė formatizimi pėr tė kthyer ēdo gjė nė zero dhe pėr tė qenė tė lirė tė shkoni dhe tė dėrgoni kompjuterin tuaj pėr riciklim sepse dikush do tė jetė nė gjendje tė pėrdor njė program pėr rikthim tė fajlave dhe tė shikojė tė dhėnat tuaja tė ndjeshme. Kolegėt tanė nė PCWorld kanė disa kėshilla mjaftė tė mira sesi tė fshihet tėrėsisht njė hard disk i vjetėr, por ne sė bashku me ta ju sugjerojmė qė tė pėrdorni Dariks Boot and Nuke
6. Para se tė instaloni diēka kujdes se ēfarė po vjen me tė: Shumė aplikacione tė dobishme sjellin gjėra tė mira me vete por sė bashku me to ofrojnė edhe shirita kėrkues e shtojca tjera qė nėse ju nguteni gjatė procesit tė instalimit mund tė futen dhe tė shkaktojnė bezdi. Jo secila shtojcė ėshtė e keqe por shumica prej tyre janė diēka qė nuk i duhen kompjuterit tuaj. Ato vijnė tė bashkangjitur me njė aplikacion pa pagesė sepse i sjellin tė holla njė zhvilluesi, jo pse janė tė dobishme. Pra shikoni ēfarė po instaloni!. (Kėshillė nga www.pcworld.al)
7. Kujdes nga viruset nė dokumente tė Office: Pėrdoruesit me pėrvojė tė Microsoft Office mund tė shfrytėzojnė njė vegėl tė integruar tė Visual Basic pėr aplikacione qė pėrkrahin detyra tė automatizuara komplekse me macro. Megjithatė, koduesit e dėmshėm mund tė pėrdorin kėto vegla tė njėjta pėr tė dizajnuar viruse qė mund tė ndėrhyjnė me punėn tuaj dhe tė kolegėve tuaj. Zakonisht Office i fik tė gjitha macrot dhe ju njofton nėse njė dokument ka diēka tė tillė (pėr tė ndezur kėtė veēori nė Word, shkoni tek Word Options, Trust Center, Trust Center Settings, Macro Settings) dhe ju do tė jeni tė sigurt pėr punė.
8. Keni kujdes me aplikacione qė pretendojnė pastrim: Aplikacionet qė pretendojnė se pėrmirėsojnė performancėn e kompjuterit tuaj dhe pastrojnė regjistrin e tij tė ngarkuar nė pėrgjithėsi do tė bėjnė mė shumė dėm sesa tė sjelli dobi. Pėr tė pastruar sistemin pa ndihmėn e askujt, thjeshtė shkoni tek Disk Cleanup (Start Menu, All Programs, Accessories, System Tools). Ajo ofrohet nė ēdo version tė Windows dhe nuk do tė dėmtojė PC-nė tuaj.
9. Fshini aplikacionet e vjetra: Nėse shkarkoni dhe instaloni rregullisht aplikacione tė reja nga interneti, ju duhet tė fitoni njė shprehi qė tė pastroni kohė pas kohe koleksionin tuaj. Pėr ta bėrė kėtė shkoni tek Programs and Features nė Control Panel, lėvizni nė listė, dhe klikoni Uninstall pėr tė larguar ato qė nuk i dėshironi mė. Pėrveē kėsaj hidhjani njė sy edhe follderit C:/Program Files/ pėr tė shikuar nėse ka aplikacione shtesė tė papėrdorura. Ky proces liron kompjuterin tuaj dhe si rezultat mundėson qė tė paraqiten mė pak gabime.
10. E ēfarė tė bėjmė kur lėngu na u derdh mbi laptop: Rrini tė qetė dhe ndoshta do tė jenė nė gjendje qė tė parandaloni zhdukjen e tė dhėnave dhe djegien e pllakės. Nė vend qė tė alarmoheni, me shpejtėsi largoni kabllon e rrymės dhe baterinė mos prisni qė tė fiket Windows. Pastaj largoni tė gjitha kabllot e lidhura me tė (kabllo rrjeti, pajisje USB) dhe largoni komponetne qė mund tė largohen si disku optik. Ktheni laptopit nė anėn e kundėrt nė mėnyrė qė tė kullohet lėngu por keni kujdes qė kur ta rrotulloni laptopin tė mos jetė nė njė drejtim qė mund tė shkaktojė edhe mė shumė telashe. Nėse shihni lėng nė sipėrfaqe, largojeni me njė leckė. Nė kėtė pikė nėse nuk ėshtė bezdi pėr ju dhe keni aftėsi pėr ta ēmontuar dhe pastruar element pėr element laptopit tuaj, lirisht bėjeni kėtė, nė tė kundėrtėn dėrgojeni tek mjeshtri.
11. Fikni UAC: Edhe Windows 7 e edhe Vista kanė njė veēori sigurie tė quajtur User Account Control (UAC) qė zbeh ekranin dhe paraqet njė kuti dialogu kur ju instaloni njė aplikacion apo ndryshoni karakteristikat e sistemit. Megjithėse ky aranzhim mund tė bėhet i dobishėm pėr tė kapur aplikacione tė dyshimta kur tentojnė tė instalohen dhe tė ndryshojnė gjėrat pa dijeninė tuaj, kjo mund tė shkaktojė edhe bezdi. Nėse pėrdorni Vista, merrni TewakUAC pėr ta bėrė mė pak bezdisėse fikjen e saj. Nėse pėrdorni Windows 7, shkoni tek User Accounts Control Panel, klikoni User Account Control Settings, dhe ndryshoni tė dhėnat nė mėnyrė qė UAC tju paralajmėrojė por tė mos zbeh ekranin.
12. Mos punoni nga llogaria e administratorit: Shumė pėrdorues tė kompjuterit janė tė mėsuar qė tė bėjnė punėn e tyre tė pėrditshme kompjuterike duke pėrdorur llogarinė e administratorit ė kompjuter nė veēanti nė Windows XP. Nėse bėni kėshtu ju i ikni bezdis pėr tu kyēur dhe pėr tė pyetur administratorin nėse dėshironi tė instaloni diēka apo tė bėni ndryshime, por nėse veproni kėshtu ju jeni mė tė ndjeshėm ndaj viruseve dhe malware, kėshtu qė ju rekomandojmė tė krijoni njė llogari tjetėr dhe tė mos kyēeni si administrator vetėm nė rast se duhet.
13. Shikoni nė Icon View Control Panellin: Kategoritė nė Control Panel mund tė jenė tė dobishme nėse jeni pėrdorues mesatar por mund tė jenė problematike nėse kėrkoni diēka mė specifike, Klikoni tek Classic View nė anėn e majtė nė Vista apo Large Icons nga menyja View nė Windows 7 dhe ju do tė keni qasje nė tė gjitha panelet kontrolluese tė Windows.
14. Pastroni System Tray: Aplikacione shpesh parkohen nė system tray (shirit me ikona nė anėn e djathtė tė ekranit tuaj) dhe qėndrojnė tė hapura pa e kuptuar ju. Shfrytėzoni kohėn dhe kontrollojeni kėtė repart kohė pas kohe. Hapni Notification Area Icons Control Panel, dhe pėrzgjidhni kutinė nė pjesėn e poshtme qė thotė Always show all icons and nottifications on the taskbar pėr tė kuptuar sesa i ngarkuar ėshtė system tray nė kompjuterin tuaj; dhe mė pas klikonin me tė djathtėn nė secilėn qė nuk ju duhet dhe zgjidhni Close. RAM-i juaj do tju falėnderohet.
15. Menaxhoni tė dhėnat e rrymės: Nėse pėrdorni njė laptop, ju do tė duhej tė dini mė shumė sesi tė menaxhoni tė dhėnat e rrymės nėse dėshironi qė tė mos shpenzohet shpejtė bateria dhe ta kurseni atė kur ju duhet mė sė shumti apo qė tė mos fiket kur nuk duhet. Hapni Power Options Control Panel, dhe zgjidhni njė prej opsioneve tė parapėrgatitura pėr rastet kur ėshtė apo nuk ėshtė i kyēur nė rrymė apo krijoni edhe veēoritė sipas nevojave tuaja. Pėr tė pasur qasjen nė opsionet e avancuara klikoni Change Plan Settings, Change Advanced Settings; dhe kėtu do tė shihni opsione tė detajuara tė lidhura me baterinė, Wi-Fi radio, kartelė grafike e kėshtu me radhė./pcworldalbania/



Pėrgjigju me citim