Cyber-kriminelėt janė duke kaluar vazhdimisht nė rritje tė tentimeve tė tyre pėr tė vjedhur jo vetėm tė dhėna personale por edhe duke vjedhur sekrete tė tregtisė dhe tė dhėna tjera intelektuale tė korporatave, tė cilat mund tė shiten me lehtėsi nė tregun e zi.
Sipas njė raporti tė publikuar nga McAfee dhe SAIC tė quajtur “Ekonomitė e zeza: Kapitali Intelektual dhe Tė dhėnat e ndjeshme intelektuale – Tani monedha e re e cyberkiminelėve” thuhet se vjedhjet e sekreteve tregtuese, planeve tė marketingut, tė dhėnave R&D, dhe madje edhe tė kodit burimor ėshtė nė rritje e sipėr, nė veēanti pasi kėto tė dhėna janė shpesh tė pambrojtura.

Bazuar nė njė sondazh global me profesionistė tė IT-sė, raporti ka zbuluar disa gjetje interesante. Njė ēerek i kompanive tė anketuara kanė thėnė se vetėm njė kėrcėnim apo njė thyerje nė tė dhėna ka shtyrė qė tė ndalen planet pėr njė blerje apo pėr njė lansim tė njė produkti tė ri. Dhe nė mesin e atyre qė kanė pėrjetuar vjedhjeje tė tė dhėnave, vetėm gjysma kanė ndėrmarrė hapa tė nevojshėm pėr tė parandaluar qė ajo tė ndodh sėrish.

Nė mesin e kompanive qė janė prekur nga cyber-kriminelėt, vetėm 3 nė 10 kanė raportuar thyerje tė kėtilla, kurse 6 nė 10 kanė zgjedhur se cilėt tė raportojnė. Nė mesin e tyre, shumė organizata nė veēanti kanė shikuar mundėsinė pėr tė ruajtur tė dhėnat e tyre nė shtet ku ligjet janė mė tė dobėta nė raportimin e thyerjes sė tė dhėnave ndaj konsumatorėve.

Pėr shkak tė prekjes ekonomike, shumė kompani kanė kėrkuar rrugė mė tė lira pėr tė pėrpunuar dhe ruajtur informatat e tyre jashtė vendit pavarėsisht rreziqeve potenciale. Anembanė botės, Kina, Rusia dhe Pakistani mendohet se janė vendet mė sė paku tė sigurta pėr tė ruajtur tė dhėnat kritike, kurse SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania mendohet se janė mė tė sigurtat. Momentalisht kompani nė SHBA, Kinė dhe Indi shpenzojė rreth 1 milion dollarė nė javė pėr tė siguruar tė dhėnat e tyre tė ndjeshme jashtė vet vendit tė tyre.

E vet industria teknologjike po vazhdon tė jetė e sfiduar duke tentuar tė sigurojė valėn e celularėve iPhone, ipad e Android qė punėtorėt nė rritje e sipėr po i shfrytėzojnė nė punė pėr tė shkėmbyer tė dhėna.

Pėr tė gjeneruar raportin McAfee dhe SAIC kanė punuar me Vanson Bourne pėr tė anketuar mė shumė se 1,000 IT zyrtarė tė lartė vendimmarrės nė SHBA, Britani tė Madhe, Japoni, Kinė, Indi, Brazil dhe Lindje tė mesme.

E njė fakt tjetėr interesant qė mund ta pėrmendim kėtu ėshtė rreziku i vjedhjes sė tė dhėnave tek kompanitė Kosovare, tė cilat ende nuk kanė definuar si duhet kėto politika tė ruajtjes sė tė dhėnave dhe janė nė rrezik tė vazhdueshėm. Njė zyrtarė i lartė i njė kompanie nė Kosovė nė kushte anonimiteti mė parė ka deklaruar pėr PCWorld Albanian se ka kompani nė Kosovė, tė cilat janė tė rrezikuara ēdo ditė qė kodi burimor i ndonjė softueri nė tė cilin po punojnė tė dal nė tregun e zi dhe nė kėtė formė tė pėrballen me njė situatė jashtėzakonisht tė pakėndshme. “Sot ka programer nė X kompani tė ndryshme tė Kosovės tė cilėt kanė qasje nė kodin burimor tė ndonjė softueri qė po zhvillon kompania dhe munda ta kėrcėnojnė atė pėr rritje tė pagės nėse nuk duan qė nesėr ta shohin softuerin e tyre tek konkurrenca. Ose ka raste kur i tėrė ekipi mund tė largohet prej kompanisė dhe tė krijojė njė kompani tjetėr sepse ka tė gjitha elementet e nevojshme pėr tė vazhduar punė nė njė softuer me vlerė mbi 100,000 euro” pati thėnė burimi ynė.

Megjithatė pėrderisa privatėsia, ruajtja e tė dhėnave tė ndjeshme, e mbrojtja me ligj e tė dhėnave tė brendshme tė kompanisė ende nuk janė definuar si duhet nė shtetin e Kosovės, kėto gjėra do tė vazhdojnė tė jenė probleme tė pėrditshme pėr shumė kompani. /pcworldalbanian