
Legjenda e filmit francez Jean Paul Belmondo, i cili me vite tė tėra nuk ka shkuar nė festivalin e Filmit tė Kanės, sivjet ka vendosur qė tė marrė nė festivalin e famshėm i cili do tė mbahet nga 11-22 maj.
Mbase shkak pėr tė shkuar nė Kanė, ėshtė ndarja e “Palmės sė Artė” tė nderit nga organizatorėt e festivalit tė mirėnjohur, zbulon e pėrditshme Parisien.
Mungesa shumėvjeēare e artistit tė njohur francez nė kėtė festival ėshtė pasojė e gjendjes shėndetėsore tė tij, pėrkatėsisht e sulmit nė kokė qė Belmondo ka pėsuar mė 2001, kur ishte nė pushime nė Korzikė.
Por, me gjithė sukseset e mėdha tė arritura nė film, ai nuk ka shkuar shpesh nė Festivalin e Kanės.“Dy herė gjithsej kam qenė nė kėtė festival”,- ka theksuar Belmondo.
Kėtė vit Kana do tė ngrihet nė kėmbė pėr nder tė tij, ēka do ta bėjė shumė tė lumtur artistin e madh francez, kanė deklaruar miq tė tij.
“Jemi tė lumtur qė ka pranuar tė merr pjesė nė darkėn gala qė do tė organizohet pėr nderė tė karrierės dhe talentit tė tij”, thuhet nė komunikatėn e organizatorėve tė festivalit.
(BalkanWeb)